E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Blloku i ri lindor i Europës

blloku i ri lindor i EUPër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, anëtarësimi në Bashkimin Europian ka nxitur reformën demokratike dhe zhvillimin ekonomik, por pas krizave financiare dhe zhvendosjes masive të refugjatëve, lidhja midis demokracisë liberale dhe mirëqenies shoqërore nuk është më aq e qartë sa dikur.
Të lirë nga prangat e fuqisë sovjetike, vendet e Europës Lindore janë bashkuar vullnetarisht me një grupim të ri që e ndan përsëri Europën në Lindje dhe Perëndim - këtë herë nën tutelën e shtetit Kinez. "Europa Lindore 2.0" është një marrëveshje shumë më e butë sesa blloku i vjetër, por përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit duke dobësuar aleancat ekzistuese dhe duke orientuar një kthim në tendencat oligarkike sipas "modelit të Kinës".


Grupimi, i formalizuar në prill të 2012-ës si një iniciativë "16 + 1", bashkon Republikën Popullore të Kinës dhe 16 vendet postkomuniste të Europës Qendrore dhe Lindore. Pjesë e grupit të 16 vendeve është dhe Shqipëria, e cila sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, Kina i është shtuar listës së partnerëve kryesorë tregtarë të vendit tonë, me 6.3 % të të gjithë shkëmbimeve tregtare. Grupimi nuk ka marrë shumë vëmendje në Perëndim, por janë shqetësuese se si rregullat e tyre janë të vështira të kuptohen në rajonin Europian. Ideja e iniciativës 16 + 1 është që vendet e Europës Lindore të kapin potencialin ekonomik të Kinës, kryesisht duke tërhequr investime, por niveli i përgjithshëm i investimeve Kineze në rajon mbetet i ulët krahasuar me investimet e Kinës në Europën Perëndimore. Në kuadër të iniciativës, Kina ka përcaktuar tri fusha potenciale prioritare për bashkëpunimin ekonomik mes 16+1 vendeve, që janë: infrastruktura, teknologjitë e larta dhe teknologjitë e gjelbra.

Për ironi, është pikërisht papajtueshmëria me praktikat e BE-së arsyeja që rrit ankesën ndaj nismave të Kinës, midis disa prej elitave të Europës Qendrore, të cilët janë të shqetësuar së fundmi me probleme të tjera, si migrimi dhe Brexit. "Modeli" që Kina po përpiqet të vërë në zbatim shfaq disa përplasje me modelin e BE-së. Ndonëse ky i fundit bazohet në rregulloren e hartuar për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të hapur, modeli i Kinës hedh poshtë rregulloren në favor të negociatave ad hoc, mundësisht në nivelin politik dypalësh dhe pas dyerve të mbyllura.

Që prej viteve 1990, kur u vendos privatizimi sipas disa kornizave rregullatore të krijuara nxitimthi dhe pa kujdes, iu dha përparësi pak vendeve, të mirë lidhura me njëra – tjetrën dhe kryesisht pjesëtare të regjimit të vjetër, dhe kështu shumë elita ekonomike në rajon fituan kontroll mbi sektorët kyç përmes marrëveshjeve dhe lidhjeve politike sesa prej aftësive sipërmarrëse. Këta oligarkë shpesh e kanë më të lehtë të bëjnë biznes me homologët e tyre në Kinë (dhe Rusi), me të cilët ndajnë praktika të ngjashme të biznesit, sesa të përshtaten me regjimin rregullator dhe strikt të BE-së. Grupimi 16 + 1 gjendet në të gjithë kufijtë e BE-së, duke përfshirë 11 anëtarë të BE-së dhe pesë jo anëtarë, dhe i ofron Pekinit një alternativë për t'u marrë me BE-në si një e tërë. Në vend të negociatave kolektive, 16 + 1 vendet përfundojnë duke konkurruar për tu favorizuar nga Kina si "porta hyrëse për në Europë".
                                                                                                                                      Politico, prill 2018

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1