E Mërkurë, 03 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Eurovision- Fuqi e butë e Europës

eurovision-2018-1521206144-article-0Në ditët e sotme jetojmë në kohën e fuqisë së butë, ku mbjellja e pemëve, masiviteti i përhapjes së sporteve, apo ngjarje të tjera nuk janë pa kuptim, por kanë domethënien e tyre. Një nga dimensionet e fuqisë së butë është EuroVision, që zhvillohet këtë vit në Portugali, ku e gjitha bota ka kthyer vëmendjen nga muzika.
Këngët e paraqitura në këtë konkurs trajtojnë tema të prekshme si terrorizmi, kriza e refugjatëve, të drejtat e femrave etj, çështje të debatuara këto edhe në Bruksel. Këto këngë mbartin disa mesazhe politike e përçojnë ide që tregojnë fuqinë e butë europiane.


Franca në këtë konkurs përfaqësohet nga dueti Madame Monsieur vjen me një këngë që trajton krizën e refugjatëve dhe të titulluar “Mercy”.Kjo këngë tregon historinë e një fëmije refugjat të quajtur Mercy dhe të lindur në bordin e një anije humanitare. Videoja përmban njerëz që qëndrojnë në monumentet europiane të veshur me xhaketa shpëtimi dhe batanije emergjente.

Kënga përfaqësuese e Izraelit “Toy” e kënduar nga Netta Barzilai nga ana tjetër mbart mesazhet e veta politike mbi forcimin e barazisë gjinore dhe është mirëpritur duke qenë dhe një nga pretendentët kryesor për të fituar këtë konkurs. Kjo këngë paraqet forcën e gruas dhe vështirësitë që ka ajo në shoqërinë moderne.

Italia vjen e përfaqësuar nga një këngë që tregon për luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu këngët daneze, islandeze e zvicerane i trajtojnë këto tematika në tekstet e tyre. Për shembull kënga daneze e vë theksin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të frymëzuar nga një legjendë vendase.

Nota të tjera politike në këtë konkurs gjenden edhe nga disa shtete të tjera. Hungaria këtë vit vendosi që të dërgojë në konkurs një grup “metal” modern që sjell në këngën e tyre luftën dhe mendimet e një njeriu që po vdes. Kjo këngë duhet thënë që është në përputhje me qëndrimet anti-europiane të kryeministrit hungarez Orban, që mjaft mirë e gjen vendin për diplomaci dhe në këtë konkurs.

Së fundmi, një tjetër pikë debati është dhe përdorimi i gjuhës angleze si gjuhë në institucionet e BE-së pas BREXIT. Këtë vit, vihet re dukshëm një shtim të këngëve të kënduara në gjuhë të ndryshme dhe jo në anglisht, duke rezultuar në plot 13 të tilla. Kjo mund të jetë një shenjë e mosdominimit më të gjuhës angleze dhe zhvillimit të gjuhëve të tjera europiane e botërore.

                                                                                                                                         Politico, maj 2018

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1