E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Problemi i “pasaportave të arta” europiane

marina investor visaIdeja e shtetësisë europiane përmendet që me krijimin e traktateve themeluese të Bashkimit Europian. Ky koncept ka si qëllim krijimin e themeleve për një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Ky bashkim do të arrihej vetëm me anë të krijimit të një pike lidhëse, një statusi specifik, siç është ai i shtetësisë europiane. Një nga format e para të shtetësisë europiane sipas legjislacionit të BE është lëvizja e lirë e personave nga një shtet në një shtet tjetër të Bashkimit Europian dhe qëndrimi i tyre në këtë shtet.

Koncepti i shtetësisë europiane

Sipas parimit të lëvizjes së lirë të personave, Bashkimi Europian u ka dhënë qytetarëve të shteteve anëtare disa të drejta, në mënyrë që ta vendosi qytetarin i cili vendoset në një shtet tjetër anëtar, në të njëjtën situatë juridike të qytetarit të atij shteti pa u ndjerë i diskriminuar. Pra ky “qytetar komunitar” ndihet i barabartë me shtetasin e vendit ku ai qëndron.

Fitimi i shtetësisë së një shteti anëtar, sipas rregullave të atij shteti, sjell automatikisht dhe fitimin e shtetësisë europiane duke u mbivendosur në disa raste mbi shtetësinë kombëtare, por jo duke e zëvendësuar atë. Shtetas i Bashkimit Europian është çdo person që ka shtetësinë e një shteti anëtar. Përcaktimi i shtetësisë së personave fizikë bëhet në liri të plotë të shtetit që e jep atë. Kjo liri është e kufizuar vetëm për disa raste të veçanta dhe njëkohësisht nuk e ndalon posedimin e më shumë së një shtetësie, vetëm në rast se dyshtetësia nuk është e lejueshme.

Blerja e shtetësisë së BE: Çfarë janë pasaportat e arta dhe si funksionojnë ato?

Pasaportat e arta janë një lloj skeme ku shtetet lejojnë individët që të blejnë shtetësinë e tyre, pa patur ndonjë lidhje reale me vendin nga ku po blejnë shtetësinë. Edhe pas marrjes së shtetësisë këta individë nuk e kanë të detyrueshme të banojnë në atë shtet.

Bashkë me blerjen e shtetësisë, vijnë përfitimet që gëzon çdo qytetar tjetër i një vendi anëtar të Bashkimit Europian si: liria për të udhëtuar, jetuar dhe punuar në të gjithë bllokun europian, madje edhe e drejta për të votuar në zgjedhje të caktuara. Ky fakt përbën një rrezik për sigurinë, transparencën dhe vlerat që mbështet Bashkimi Europian. Përveç ofrimit të shtetësisëekziston gjithashtu dhe ofrimi i qëndrimit në një vend të caktuar në këmbim të investimeve. Edhe pse vendqëndrimi nuk ofron të njëjtat të drejta si shtetësia, ai i jep një personi të drejtën të banojë në vendin në fjalë, por edhe të udhëtojë lirshëm në zonën Shengen. Edhe kjo paraqet të njëjtat rreziqe si skema e shtetësisë.

Arsyet më të shpeshta të lëshimit të pasaportave nga vendet e BE janë kryesisht për lidhje martesore ose lindjes së pasardhësve. Në disa raste shtetësia jepet edhe nga vendqëndrimi i personit në shtetin përkatës, me kushtin që ky qëndrim të jetë i zgjatur në kohë dhe me qëllim për t’u vendosur në atë shtet. Por, shitja e shtetësisë mund të bëhet për qëllime ndryshe nga çfarë jemi mësuar ne, si për shembull: për qëllime politike, në formë shlyerje të një ngjarjeje historike, si në rastin e Austrisë e cila edhe pse e ndalon dyshtetësinë,tashmë lejon që pasardhësit e hebrenjve që u dëbuan ose u larguan gjatë viteve 1930 dhe 1940 të kërkojnë një pasaportë.

Si fitohet shtetësia në mënyrë të rregullt?

Si rregull, sipas ligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, shtetësia dhe vendbanimi janë dy kriteret kryesore për të përcaktuar statusin personal të individit. Nga pikëpamja juridike shtetësia konsiderohet si marrëdhënia politiko-juridike që lidh individin me shtetin. Mënyrat e fitimit të shtetësisë janë objekt rregullimi nga legjislacioni kombëtar i secilit shtet (Konventa e Hagës).

Dy format origjinale të fitimit të shtetësisë janë: për shkak të lindjes në territorin e atij shteti (ius soli) ose për shkak të lindjes nga shtetas të një shteti të caktuar (ius sanguini). Shtetësia mund të fitohet pas lindjes ose në mënyrë automatike, pra që në çastin e lindjes në territorin e atij shteti ose me natyralizim. Ka shtete që parashikojnë fitimin e shtetësisë në mënyrë automatike për shkak të birësimit, njohjes së fëmijës apo për shkak të martesës (Jessel-Holst, Christa)

Në Holandë vendqëndrimi dhe vendbanimi i zakonshëm janë dy nga kriteret më të rëndësishme për të përcaktuar shtetësinë. Kjo gjen zbatim dhe në rastin e personave me dy shtetësi ku një nga kriteret për të përcaktuar shtetësinë efektive në rast konflikti është dhe vendqëndrimi i zakonshëm. Me vendqëndrim të zakonshëm do të kuptojmë vendin ku një individ ka vendosur të qëndrojë në pjesën më të madhe të kohës, pra karakterizohet nga kohëzgjatja, pa qenë e nevojshme të regjistrohet apo të marrë leje për të qëndruar në territorin e atij shteti. Ndryshe është koncepti i vendbanimit, i cili kërkon regjistrimin. Gjithashtu për kriterin e vendqëndrimit merren parasysh rrethanat personale dhe profesionale të individit të cilat tregojnë që ky individ ka lidhje të qëndrueshme me atë vend apo nëse ka synimin për të krijuar lidhje të tilla (Ligji Nr. 10428, 2011).

Si funksionojnë skemat e blerjes së shtetësisë?

Skemat funksionojnë me anë të investimeve. Një individ investon një shumë të caktuar parash në pasuri të paluajtshme ose investime të tjera brenda një vendi dhe në këtë mënyrë fiton një pasaportë. Nëpërmjet këtyre skemave individi përfiton shtetësinë dhe rezidencën e shtetit nga ku ka blere shtetësinë. Për shembull, një shtetas jo-europian, mund të marri një pasaportë qipriote me një minimum prej 2.15 milion € , duke investuar 2 milion € në pasuri të paluajtshme dhe duke i dhuruar 75 000 € fondit të qeverisë dhe 75 000 € për zhvillimin e vendit. Në rastin e shteteve që ofrojnë shtetësi përmes kësaj rruge, vendqëndrimi ose kriteri i një lidhjeje tjetër të ngushtë me shtetin, nuk është kriter i domosdoshëm (EuroNews, 2020).

Problematika

A nuk është mënyra se si përfitohet kjo shtetësi moralisht arbitrare? Pse duhet që ata që kanë prindër shtetas të atij vendi ose që qëndrojnë dhe punojnë në territorin e atij shteti të kenë kërkesa më të rrepta për fitimin e shtetësisë sesa të huajt që janë të gatshëm të paguajnë ose të investojnë? Qëndrimi afatgjatë është ai që e bën marrëdhënien e të huajve të barabartë me atë të qytetarëve vendas. Përzgjedhja e shtetasve në bazë të investimeve ose të të ardhurave e largon këtë barazi. Atëherë, si duhet të reagojnë BE dhe shtetet e saj anëtare ndaj ligjeve të shtetësisë në këtë rast? Bashkimi Europian duhet të shqetësohet kur demokracia cenohet nga sundimi i parave në ndonjë nga shtetet e saj anëtare. Këto politika prekin solidaritetin midis shteteve anëtare, por gjithashtu dhe standardet demokratike. Blerja e një pasaporte nuk është mënyra tradicionale e të bërit qytetar.

Tregu i lulëzuar i pasaportave e arta -Veprimet ligjore kundër Maltës dhe Qipros

Pasaporta e Bashkimit Europian është një nga dokumentet më të dëshirueshme në planet. Posedimi i kësaj pasaporte i jep individit të drejtën për të jetuar dhe punuar në shtetet e Bashkimit Europian. Por, a ekziston një çmim për këtë pasaportë? Mesa duket po.

Debati aktual në lidhje me shtetësinë europiane lidhet me abuzimin nga ana e shteteve për shkak të dhënies së shtetësisë. Nga ky abuzim ka lindur pikërisht tregu i “pasaportave të arta”. Kjo nënkupton shitjen e shtetësisë në këmbim të parave ose investimeve. Aktualisht Bashkimi Europian po ndërmerr masa kundër dy shteteve anëtare, Qipros dhe Maltës, lidhur me skemat e tyre të shitjes së shtetësisë. Komisioni vuri në dukje në një raport se pasaportat e arta përfshijnë një mungesë të kontrolleve të fuqishme të aplikantëve që kërkojnë të blejnë një pasaportë.

Kjo sjell cenim   të parimit të sigurisë, probleme rreth pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe mungesës së transparencës dhe informacionit. Sipas Bashkimit Europian, skemat cenojnë sigurinë dhe thelbin e parimeve të Bashkimit Europian dhe liritë që vijnë me fitimin e shtetësisë së një vendi anëtar. Asnjë shtet anëtar nuk duhet të shesë shtetësinë e cila është një e drejtë e të gjitha shteteve anëtare. Ky model është kundër parimit të bashkëpunimit europian (Komisioni Europian, 2020)

Por Qipro dhe Malta nuk janë të vetmet shtete anëtare që kanë shtetësinë në shitje. Bullgaria është shteti tjetër anëtar që ofron një skemë të tillë. Bashkimi Europian i ka tërhequr vëmendjen këtij shteti   duke theksuar shqetësimet e saj në lidhje me këtë veprim. Aktualisht Qipro ka njoftuar se do të përfundojë programin e tij të pasaportave në 1 nëntor 2020, megjithatë Komisioni është skeptik në lidhje me faktin nëse Qipro dhe Malta do të punojnë për përmirësimin e situatës dhe nëse skemat e pasaportave të arta do të ndërpriten. Ky shqetësim vjen pasi Qiproja është zotuar për heqjen e pasaportave të arta ndërsa Malta synon të vazhdojë programin e saj (European Movement International, 2020).

Marina Pilinci, Stafi i EuroSpeak, tetor 2020

Referencat:

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1