E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë po ndodh me politikat europiane në Lindjen e Mesme?

politikat e lindjes se mesme - mogherini - neyatolahMarrëveshja për kufizimin e kapacitetit të armëve nukleare të Iranit mund të jetë një pikë kthese për Lindjen e Mesme. Vite negociatash u finalizuan me marrëveshjen në mes të korrikut ndërmjet 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së bashkë me Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, ku qartësisht duket që SHBA ka drejtuar rrugëtimin deri në nënshkrimin e saj. 

Vazhdo leximin...

Europa- një Fuqi në Rënie?

tabele be ne renieSi ka ndryshuar ndikimi i Bashkimit Europian në skenën botërore nga fillimi i këtij shekulli? Douglas Webber paraqet përfundimet nga një studim mbi pushtetin e Europës në shtatë fushat kryesore të politikave. Ai konstaton se në çdo zonë me përjashtim të politikave rregullatore, pushteti i BE-së nga viti 2003 ka mbetur në të njëjtin nivel, ose ka rënë. Ndërsa një arsye e kësaj rënieje është e lidhur drejtpërdrejt me problemet ekonomike që lidhen me krizën e eurozonës, kjo është edhe një shenjë e vështirësisë që kanë hasur udhëheqësit e BE-së në negocimin e qëndrimeve të përbashkëta në nivel europian.

Vazhdo leximin...

Pikëpamje për Europën : Koha për realpolitik në politikën e jashtme të BE-së

realpolitikTani është e vështirë të kujtojmë besimin me të cilin europianët shikonin botën në vitet e para të mijëvjeçarit të ri. Ata ishin, pa dyshim, vetëm partnerë të rinj në hegjemoninë perëndimore e cila komandonte globin; por modeli i tyre dallues i integrimit rajonal, dhe lidhja e tyre e veçantë me multilateralizmin dhe sundimin e  ligjit, dukej se mbarte historinë me vete.
Recesioni i Madh i dha fund të gjitha këtyre gjërave, pasi  fuqia u shkëput nga jugu dhe lindja.

Vazhdo leximin...

Kush e humbi vërtetë Ukrainën?

Kush e humbi vertete UkrainenNë një artikull konciz dhe të mprehtë, studiuesi Ivan Krastev analizon zhvillimet e fundit në Ukrainë si dhe rolin (e munguar) të diplomacisë së BE-së

Karl Marx ka thënë se ngjarjet e mëdha historike ndodhin dy herë: “një herë si tragjedi, e pastaj si farsë”. Në Ukrainë, për fat të keq, duket se tragjedia dhe farsa janë të pandashme.
Pikërisht për këtë arsye, do të ishte gabim të lexonim valën aktuale të protestave masive politike, shkaktuar nga refuzimi i qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian, si një Revolucion të dytë Portokalli. Në vitin 2004, të frymëzuar nga shpresa e bashkimit me BE-në sa më shpejt të ishte e mundur, ukrainasit vërshuan në rrugë për të kontestuar vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë, Bashkimi Europian dukej një makinë fantastike e aftë për t’i shndërruar shtetet autoritare në shoqëri demokratike dhe të varfrit në të pasur.

Vazhdo leximin...

Diplomacia e BE-së me Sirinë, në harresë

diplomacia e BEse me Sirine ne harreseShërbimi i Jashtëm i BE-së nuk ka pasur asnjë kontakt me regjimin sirian për gati një vit, pavarësisht përpjekjeve për të luajtur një rol në luftën civile. Sipas parashikimeve të legjislacionit europian, kreu i Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Catherine Ashton mund të komunikonte ose të takohej me ministrin e jashtëm Walid al-Moualem. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Në teori, zyrtarët në Bruksel mund të takoheshin me kreun e përfaqësisë diplomatike siriane pranë BE-së, Rima al-Hakim. Por në praktikë ajo është shumë e re që të ndërmarrë bisedime BE-Siri.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1