E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Zaev dhe Tsipras - Liderët e Ndryshimit në rajonin e Ballkanit?

ES Profili shkurt 2019 photo 1Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, janë përzgjedhur si profili për muajin shkurt 2019 për arsyen e vetme se nënshkrimi i Marrëveshjes se Prespës nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia është konsideruar si një ndër hapat më të rëndësishëm për stabilizimin e marrëdhënieve në rajonin e Ballkanit. Falë kësaj arritjeje të dy liderët e vendeve mbrëmjen e 16 shkurtit 2019, fituan çmimin “Evald fon Klajst” dhënë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çmim që jepet për kontribut në paqen ndërkombëtare dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërshtetërore. Përveç këtij çmimi ata janë nominuar nga tre grupe politike të Parlamentit Europian (S&D, Greens dhe GUE-NGL) për çmimin Nobel për paqen.

Vazhdo leximin...

Theresa May, kryeministja që po përballet me Brexit-in

Foto Final Profil Janar 2019 - Theresa MayTheresa May është kryeministrja e parë grua e Mbretërisë së Bashkuar (MB) që pas tërheqjes së Margaret Thatcher në vitin 1990. Pas dorëheqjes së David Cameron, Theresa May u bë kryeministrja e parë britanike që udhëhoqi vendin pas referendumit historik të Brexit-it, i cili u mbajt në qershor të vitit 2016. Para se të merrte postin e lartë, ajo kishte shërbyer si Sekretare e Shtetit për Çështjet e Brendshme që nga viti 2010 dhe është deputete e Maidenhead-it që nga viti 1997.

Vazhdo leximin...

Annegret Kramp-Karrenbauer, pasuesja e Dinastisë Merkel

ES Profil Dhjetor 2018 - Annegret Kramp-karrenbauerAnnegret Kramp-Karrenbauer është tashmë pasuese e Angela Merkel si udhëheqëse e Partisë Demokristiane në Gjermani pas zgjedhjeve partiake të mbajtura më 7 dhjetor 2018. Ajo fitoi me vetëm 35 vota më shumë pas raundit të dytë, ku votuan 999 anëtarë, kundrejt kundërshtarit të saj kryesor, biznesmenit multi-milioner Friedrich Merz, duke fituar kështu të drejtën për tu bërë personi i katërt drejtues i Partisë CDU gjatë këtyre 45 viteve, pas qëndrimit në pushtet të Angela Merkel për 18 vite.

Vazhdo leximin...

Parabola e ish-Kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski

ES Profil Nentor 2018 - Gruevski FotoSi profil për muajin Nëntor është përzgjedhur ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Morëm shkak nga ngjarjet e ndodhura së fundmi siç ishte dënimi i tij me burgim dhe arratisja që bëri drejt Hungarisë, ku mendohet të ketë kaluar përgjatë disa vendeve të Ballkanit. Nikola Gruevski, ngjashëm si shumë liderë të tjerë të Ballkanit dhe Europës Juglindore qëndroi në pushtet për në periudhë të gjatë, gati 10 vite, pas kësaj rritja e pakënaqësisë e detyroi të jepte dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i partisë së tij e cila do të pasohej nga dhënia e dënimit për korrupsion nga gjykata maqedonase dhe arratisja nga vendi që e kishte udhëhequr për kaq kohë.

Vazhdo leximin...

Rivaliteti në Poloni: E ardhmja e euroskepticizmit dhe populizmit polak?

ES profil Tetor 2018 - Zgjedhjet Lokale Poloni - foto

Raporti mes Polonisë dhe BE ka pësuar lëkundje në momentin që liderët e saj propozuan ndryshime të reja lidhur me Kushtetutën polake. Kjo lëkundje nisi me idenë e udhëheqësve polakë nëse duhet të garantohet ose jo anëtarësimi i Polonisë në BE në Kushtetutë dhe nëse duhet garantuar pavarësia e Kushtetutës polake mbi ligjin ndërkombëtar dhe atë europian. Partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) ishte ajo që mbështeti ofertën e Presidentit Duda lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe marrja e pushtetit nga kjo parti ka përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Brukselit dhe Varshavës . Polonia dhe BE tashmë janë të bllokuara në çështjen rreth rishikimit të ligjit së gjyqësorit polak.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1