E Diel, 05 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Dhjetor 2019: Komisioneri i ri për Zgjerimin, Várhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell: A do të sjellin zhvillime të reja për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit europian?

profil dhjetor 2019Për profilin e muajit dhjetor 2019, janë përzgjedhur dy personazhe: Komisioneri i ri për Zgjerimin, Várhelyi  dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, të cilët filluan detyrën më 1 dhjetor 2019. Ata janë dy komisionerët më me rëndësi strategjike dhe për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për mënyrën si do të vazhdojë procesi i integrimit europian. Ndërkohë që  hungarezi, Várhelyi zëvendëson austriakun Hahn, spanjolli Borrell ka tashmë postin e Mogherinit, si zv. President i Komisionit dhe Përfaqësues i Lartë njëkohësisht ( post i njohur de facto dhe si Ministër i Jashtëm i BE-së). 

Cilat janë qëndrimet e tyre ndaj BE-së, rolit të saj gjeopolitik dhe mbi të gjitha zgjerimit? Po qasja e tyre ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre ne Union? Ju sjellim një profil të eksperiencave të tyre akademike dhe profesionale, dhe masave që synojnë të ndërmarrin gjatë mandatit të tyre në komisionin e ri Europian.

Josep Borrell dhe politikat e tij Europiane

Josep Borrell Fontelles është Përfaqësues i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë i cili mori detyrën më 1 dhjetor 2019. Ai është njëkohësisht dhe zëvendës President i Komisionit Europian i cili drejtohet nga Ursula von der Leyen. Ai ka zëvendësuar kështu Federica Mogherinin, një emër i njohur dhe që ka punuar shumë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Mund të themi se Borrell ka pasur një karrierë interesante pasi ka qenë pjese e organizmave më të rëndësishme shtetërore të Spanjës. por dhe të BE të siç pasqyrohen edhe në faqen e Komisionit Europian. Ai njihet gjerësisht për qëndrimet e tij të veçanta dhe surprizuese. Mbetet me interes të shikohet si do të ndikojë ai në progresin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe qasja e tij ndaj Kosovës, vend që nuk njihet ende zyrtarisht nga vendlindja e Borrell: Spanja.

Kush është Josep Borrell Fontelles?

Josep Borrell Fontelles është një politikan Spanjoll i lindur më 1947, në një fshat të vogël të Spanjës të quajtur Pyrenees. Ai ka studiuar ekonomi dhe inxhinieri dhe ka fituar të drejtën e studimit për Ph.D. në Francë dhe në SH.B.A. Borrell gjatë studimeve ka arritur të mësojë disa gjuhë të huaja përfshirë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht dhe gjuhën Katalunjase. Ai është i biri i një bukëpjekësi, fakt që sjell pasqyrimin e Borrell si një ndër të paktët politikanë europianë e spanjoll me një të shkuar të thjeshtë.Josep Borrell Fontelles është mbështetës dhe politikan i partisë qeverisëse PSOE (Partia Spanjolle e Punëtorëve Socialistë), pjesë e grupit S&D në Parlamentin Europian.

Karriera e larmishme politike dhe jo-vetëm e Borrell

Borrell iu bashkua jetës politike për herë të parë në vitin 1970, në moshën 23 vjeçare. Gjatë kohës së tij në politikë ai ka hedhur kandidaturën për postin e kryeministrit dhe për të kryesuar Parlamentin Europian. Gjatë vitit 1982 deri në 1991 ka shërbyer si Sekretar Shteti për Buxhetin dhe Financën dhe më pas u emërua në postin e Ministrit të Punëve Publike. Borrell, ishte 57 vjeç kur mori postin si president i Parlamentit Europian gjatë gjysmës së mandatit të tij 5-vjeçar si eurodeputet, dhe në gjysmën e dytë të detyrës së tij ai shërbeu si si Kryetari i Komitetit të Zhvillimit të Parlamentit Europian. Ai e ushtroi detyrën e tij si eurodeputet i Parlamentit Europian në vitet 2004 deri në 2009.

Pas largimit nga Parlamenti Europian ai iu bashkua bordit të kompanisë energjitike Abengoa. Në vitin 2010 ai iu përkushtua jetës akademike duke u emëruar si president i European University Institute me bazë në Firence. Pjesëmarrja e tij në bordin e European University Institute zgjati dy vjet. Me pas gjatë viteve 2013 deri në 2017, punoi si profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Madridit. Gjatë qershorit të vitit 2018 Borrell vendosi të rikthehet në jetën politike si pjesëtar i Këshillit të Ministrave në Spanjë ku shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme.

Qëndrimet politike të Borrell

Gjatë kohës që Borrell kryesonte Parlamentin Europian ai e shfrytëzoi postin e tij për të adresuar liderët Europianë dhe për të diskutuar veçanërisht për çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE përfundim ky i vëzhguar edhe nga Politico.

Ai ka qenë shpesh në fokus për skepticizmin e tij rreth çështjes së Katalunjas dhe lidhjen e saj me refuzimin e njohjes së Kosovës si shtet nga Spanja. Ai gjatë intervistës së dhënë në rrjetin spanjoll rtv.es është shprehur se ky qëndrim mund ti vështirësojë marrëdhëniet diplomatike me Ballkanin dhe se politikanët e BE duhet të veprojnë në të mirë të Bashkimit Europian dhe jo në interes të shteteve vetjake.

Për sa i përket Katalunjas, ai i qëndron mendimit të përgjithshëm se partitë që janë pro pavarësisë së këtij territori nuk kanë marrë asnjëherë më shumë se 50% të votave gjatë zgjedhjeve. Borrell argumenton se Katalunja është një komb dhe se liderët politikë të lëvizjes të cilët u arrestuan në tetor të 2017 në Katalunja duhet të gjykohen dhe të presin vendimin e gjykatës në gjendje të lirë. Ai u shpreh madje gjatë kohës së konfliktit të 2017 se ndihet “Katalunjas dhe Spanjoll në të njëjtën kohë”.

Gjatë kohës që Borrell kryente detyrën si Ministër i Punëve të Jashtme ai krijoi një njësi të veçantë e cila shërbente për të përmirësuar imazhin e Spanjës në arenën ndërkombëtare dhe për koordinimin e administratës publike. Kjo lëvizje erdhi pas ngjarjes me Katalunjën dhe u quajt Global Spain e cila ka dhe faqen e saj në web. Me krijimin e kësaj njësie ai nisi dhe një çështje gjyqësore kundër qeverisë autonome të Katalunjës pasi kjo qeveri vendosi të zgjerojë diplomatët e saj jashtë territorit të Spanjës.

Ai ka krijuar reputacionin si person që nuk nguron të thotë atë që mendon dhe i cili ka një karrierë 40 vjeçare në poste të rëndësishme politike si në Spanjë dhe në BE. Gjatë vitit 2008, kur Borrell ushtronte postin e tij si pjesëtar i Parlamentit Europian arriti të tregonte se ishte i pavarur dhe i qëndronte parimeve të tij. Ai vendosi të votojë kundër Direktivës 2008/115 e cila do të lejonte emigrantët të qëndronin pa letra për një periudhe 18 mujore. Gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Europian ai theksonte se kjo Direktivë nuk mbronte të drejtat e migrantëve. Borrell mbajti qëndrim të kundërt me grupin socialist në parlament duke dhënë argumente se kjo direktivë nuk është në favor të migrantëve por e përkeqëson pozitën e tyre.

Josep Borrell ka ambicie të mëdha për postin e ri si përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ka një temperament të fortë që e ndihmon të kryejë këtë rol më së miri.

Ai u shpreh në intervistën e kryer nga Vecernji List se qëndrimi i shtetit të tij, Spanjës për çështjen e Kosovës nuk do të ndikojë në detyrën e tij të re si zëvendës president i komisionit Europian. Borrell theksoi se tashmë ai nuk vepron më si ministër spanjoll dhe se vëmendja e tij do të përqendrohet në çështjen e Kosovës. Gjatë intervistën ai citoi “Përse duhet të jetë problem? Unë nuk veproj më si ministër i punëve të jashtme për Spanjën pasi tashmë kam një post të ri. Është e kuptueshme që njerëzit mund të dalin në përfundimin se meqënëse shteti im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk më pëlqejnë. Imagjinoni nëqoftëse unë do të vija nga një shtet i cili e njeh Kosovën. Në këtë rast njerëzit do të prezumonin se Serbët nuk do të më mirëprisnin.”

Për Borrell një ndër vizitat e tij të para zyrtare do të jetë në Kosovë e më pas në Serbi për të arritur në një zgjidhje të situatës së krijuar. Sipas Balkan Insight, Borrell është shprehur se njohja e Kosovës midis shteteve të BE është e ndryshme por qëllimi për tu angazhuar është i njëjtë.

Për sa i përket negociatave Kosovë- Serbi ai është shprehur se është i interesuar të shohë vazhdimësinë e tyre dhe ka bërë të qartë se i qëndron mendimit kundër shkëmbimit të territoreve midis tyre. Gjatë mandatit të tij Borrell do i përkushtohet çështjes së Ballkanit për zgjidhjen e problemeve por dhe arritjen e një rezultati pozitiv për bashkëpunimin me Bashkimin Europian.

 

Olivér Várhelyi - Komisioneri i Ri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin dhe qëndrimi i tij ndaj Ballkanit Perëndimor

Kush është Olivér Várhelyi?

Olivér Várhelyi u lind më 22 Mars 1972 në Szeged, Hungari. Ai ka profesionin e avokatit dhe ka qenë një diplomat hungarez për një kohë të gjatë. Aktualisht Várhelyi ka marrë rolin e Komisionerit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin e Von der Leyen pas refuzimit të László Trócsányi nga Parlamenti Europian. Várhelyi ka mbaruar Masterin për Studime Juridike Europiane në Universitetin Aalborg, Danimarkë në vitin 1994 dhe ka një diplomë Juridike nga Universiteti i Szeged të vitit 1996. Në vitin 2005, ai arriti të kalonte me sukses provimin e avokaturës.

Várhelyi e filloi karrierën e tij në administratën publike hungareze në vitin 1995, në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë. Më pas, në vitin 1996 u transferua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku iu ngarkua detyra e përafrimit të Acquis të BE-së gjatë procesit të integrimit të Hungarisë në Bashkimin Europian dhe më vonë u transferua në Bruksel në misionin e negociatorit dhe këshilltarit juridik për integrimin e Hungarisë në BE. Deri në vitin 2006 ai mban rolin e drejtorit të shërbimit juridik, pas pranimit të Hungarisë në Bashkimin Europian.

Për dy vjet Várhelyi ka shërbyer si shef i departamentit të drejtësisë të BE-së, në Ministrinë Hungareze të Drejtësisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ai shërbeu për pak kohë si shef i njësisë në Komisionin Europian, përgjegjës për të drejtat e pronësisë industriale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tregut të Brendshëm dhe Shërbimeve. Në vitin 2015 ai u emërua ambasador i Hungarisë në Bruksel. Në vitin 2019 Várhelyi u sugjerua nga Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán për postin e Komisionerit Europian, në Komisionin e ri të Von der Leyen, pasi Parlamenti Europian kishte refuzuar të sugjeruarin e tij të parë, László Trócsányi.

Në deklaratën e tij të pasurisë, Várhelyi deklaroi se është pronar i një ferme 5 035 m2, në Szentendre, i një shtëpie familjare 160 m2 në Szeged me një kopsht 586 m2 dhe i një apartament 57 m2 në Budapest. Ai gjithashtu deklaroi se zotëron një BMW nga 1992 dhe një Lexus RS nga 2018.

Megjithatë edhe pse Várhelyi vlerësohet si një person shumë inteligjent dhe mjaft i përgatitur, stili i tij i punës është përshkruar si "tepër i vrazhdë" dhe karakterizohet nga "një stil abuziv drejtimi që përfshin ulërimat, bërtitjet ndaj stafit të tij", si dhe ka treguar se ka një personalitet kundërshtues, gjatë takimeve të zhvilluara me ambasadorë të tjerë.

Opinioni publik i figurave politike për Várhelyi

Emërimi i Várhelyi si komisioner i ardhshëm europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin është suksesi më i madh diplomatik i Hungarisë në dhjetë vitet e fundit”, është shprehur kryeministri i Hungarisë Orbán në një nga intervistat e tij në Radio Kossuth. Kjo deklaratë vjen, pasi Várhelyi në rolin e tij si Ambasador në BE, u tregua shumë besnik i qeverisë së Orbán, pavarësisht se nuk kishte asnjë lidhje zyrtare partiake me të.

Gjithashtu emërimi i Várhelyi u përshëndet nga aleatët e përhershëm të Orbán, duke përfshirë kështu Presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić, si dhe udhëheqësin e Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Ai u dekretua nga disa vëzhgues dhe ekspertë të zgjerimit, të cilët deklaruan se Várhelyi është kandidati më i mirë për komisionin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë.

Komisioneri i Ri për Zgjerimin në BE

Rrugëtimi i tij gjatë procesit të përzgjedhjes si komisioner hasi vështirësi, duke qenë se emri i tij ishte i dyti në listën e kryeministrit Hungarez Orban, pas kandidatit László Trócsányi, emërimi i të cilit u hodh poshtë nga Parlamenti Europian. Edhe për kandidaturën e Várhelyi, eurodeputetët ishin disi skeptikë prandaj në seancën e tij parlamentare Várhelyi nuk arriti të mbledh dy të tretat e votave që kërkohen për tu emëruar komisioner i KE, duke iu nënshtruar kështu një raundi shtesë të pyetjeve më shkrim.

Skeptikët e hungarezit Várhelyi ishin eurodeputetët e Partisë së Gjelbër dhe të partisë Social Demokrate, të cilët duke pasur parasysh edhe marrëdhënien e Várhelyi me kryeministrin Orban, kërkuan pyetje shtesë dhe bën që seanca e tij dëgjimore të shkonte deri në tre orë, në të cilin Várhelyi deklaroi se do të vepronte në mënyrë të pavarur nga qeveria Hungareze, gjatë punës së tij si komisioner. Kandidati Várhelyi u përball me pyetje të ashpra edhe për sa i përket të ardhmes mbi mundësinë e zgjerimit të BE, fushë të cilën ai do të mbajë në pesë vitet e ardhshme si komisioner.

Sipas Komisionit Europian, përgjegjësitë që ka Komisioneri i ri mbi Fqinjësinë dhe Zgjerimin janë të shumta dhe mjaft të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me vendet fqinje. Várhelyi do të jetë përgjegjës i sigurimit të një perspektive të besueshme të BE për Ballkanin Perëndimor në procesin e pranimit të shteteve të reja në BE, duke përfshirë propozimet e reja për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpejtimi i reformave strukturore dhe institucionale në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar në shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik dhe reformat e administratës publike, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor janë përgjegjësitë e komisionerit Várhelyi për pesë vitet e ardhshme, duke e kthyer kështu në një figurë, që do të ketë rëndësi për Shqipërinë dhe do të dëgjohet mjaft në vazhdimësi.

Prioritet për Várhelyi do të jetë edhe marrëdhëniet me Turqinë si një ndër partnerët kryesorë të BE-së dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, forcimin e marrëdhënieve me vendet e Partneritetit Lindor dhe prezantimin e objektivave të reja afatgjata.

Gjithashtu Várhelyi, do të jetë përgjegjës për shpejtimin e zbatimit të Marrëveshjeve të Asociimit dhe një Tregtie të Lirë, të Thellë dhe Gjithëpërfshirëse me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, rishikimin e përparësive dhe axhendave të asociimit me secilin partner, promovimin e mirëqeverisjes, mbrojtjen e mjedisit, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor dhe respektimin e rolit të mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, gjetja e një marrëveshje gjithëpërfshirës për të menaxhuar migracionin, etj.

I pyetur në PE por edhe në intervistat e dhëna Várhelyi ka deklaruar se vizioni i tij për pesë vitet e ardhme si Komisioner do të jetë “një Ballkan Perëndimor më i zhvilluar, marrëdhënie më të mira midis Kosovës dhe Serbisë, përparimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një Serbi më të gatshme për tiu bashkuar BE-së

Sigurisht që për momentin kjo është një ëndërr shumë e bukur dhe pritshmëri pozitive i komisionerit Várhelyi, por kjo duhet parë edhe në praktikë. Duket sikur për Shqipërinë ka lajme të mira, pasi Várhelyi do të jetë përkrahës i negociatave dhe zgjerimit të Bashkimit Europian, na mbetet vetëm ta shikojmë vizionin e tij të bërë realitet.

***

Josep Borrell dhe Olivér Várhelyi si dy komisionerët më të rinj të BE të cilët do të ndihmojnë në reformimin e BE dhe do kenë një ndikim të madh në territorin e Ballkanit. Si Komisionerë të BE ata do të transmetojnë frymen e Bashkimit Europian në vendimmarrjen e tyre duke ndihmuar në zhvillimet e mëtejshme në rajon. Të dy do të përqendrohen në çështjen Kosovë- Serbi pasi është një ndër problemet më rëndësishmë të ballkanit. Integrimi i vendeve Ballkanike në BE do të jetë pjesë e vendimarrjes së tyre dhe në vitin e ardhshëm do të dëgjojmë më shumë për veprimtaritë e tyre.

Stafi i EuroSpeak, dhjetor 2019

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

3 korrik – Komisionerja Gabriel mban një videokoneferencë për tu konsultuar me palët e interesuara dhe Rektorët e Edukimit të Bashkimit Europian për të ardhmen e arsimit.

2 korrik - Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen së bashku me Angela Merkel do të zhvillojnë një videokonferencë të përbashkët shtypi për të njoftuar fillimin e Presidencës gjermane të Këshillit të BE.

1 korrik – EMI (European Movement International) dhe EIB (European Investment Bank) do të mbajnë një videokonferencë të titulluar "Plani i BE për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë".

30 qershor - Komisionerët Borrell, Lenarčič dhe Várhelyi marrin pjesë në Konferencën IV të Brukselit mbi "Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe Rajonit".
- Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit

29 qershor - Ministrat e Këshillit të Bujqësisë dhe Peshkimit do të shkëmbejnë mendimet e tyre mbi komunikimin e fundit të Komisionit për paketën "Drejt peshkimit më të qëndrueshëm në BE: gjendja aktuale dhe orientimet për vitin 2021".

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1