E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Pak diskutohet me adoleshentët për rreziqet e përdorimit pa kriter të alkoolit

pak diskutohet me adoleshentet mbi alkoolinNjë sondazh i bërë nga Ipsos, (për llogari të Anhauser – Busch InBev), tregon qartë se edhe pse më shumë se 90% e prindërve të anketuar nga 11 shtete të globit e pranojnë që është mjaft e rëndësishme të bisedohet me fëmijët (nga mosha 5 – 17 vjeç) rreth pirjes që alkoolit, vetëm një pjesë e vogël e tyre e kanë prekur këtë temë. Diferenca ndërmjet numrit të prindërve që pranuan që ishte e rëndësishme dhe të atyre që tashmë kanë diskutuar për rreziqet e alkoolit është 10%.

Arsyeja kryesore e këtij hezitimi të pjesës më të madhe të të anketuarve, shpesh justifikohet me faktin e moshës tepër të re të fëmijëve të tyre apo edhe me besimin se fëmijët e tyre do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Por sipas Carlos Bitos, shefit ekzekutiv të AB In Bev, pikërisht këtu qëndron gabimi, pasi kjo moshë është më e rrezikuar dhe ka nevojë të informohet drejtë rreth rreziqeve që mbart në vetvete alkooli. Kështu sipas një raporti të Organizatës Botërore e Shëndetësisë për vitin 2012, një i rritur (mbi 15 vjeç) në BE, konsumon mesatarisht rreth tre pije në ditë.

Sipas progres raportit të parë të BE-së në vitin 2009 për implementimin e strategjisë së BE-së për konsumimin e alkoolit, konsumimi pa kriter i alkoolit është faktori i tretë më i rrezikshëm për sëmundje në BE dhe është përgjegjës për vdekjen e 195.000 personave në vit si dhe për rritjen e vdekshmërisë së parakohshme (12% tek meshkujt dhe 2% tek femrat).

Në vjeshtë Komisioni Europian do të publikojë një strategji të re për kufizimin e konsumit të përdorimit të alkoolit në këto drejtime si ngarja e makinës nën efektin e alkoolit, pirjet e shfrenuara të alkoolit nga të rinjtë si dhe konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë.

EurActiv, 24 shtator 2013

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1