E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë dinë të bëjnë 15 vjeçarët? Gjetjet e studimit PISA

cfare dijne te rinjteÇfarë është e rëndësishme që qytetarët të dinë dhe të jenë në gjendje të bëjnë? Kjo është pyetja në themel të studimit vjetor, të njohur si Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studentëve. PISA vlerëson shkallën në të cilën nxënësit 15 -vjeçarë kanë fituar njohuri të rëndësishme dhe aftësitë që janë të domosdoshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëritë moderne. Vlerësimi , i cili përqendrohet në lexim, matematikë, shkenca dhe zgjidhja e problemeve, nuk ka vetëm për qëllim të konstatojë nëse nxënësit mund të riprodhojnë atë që ata kanë mësuar, por gjithashtu shqyrton se sa mirë ata mund të aplikojnë atë njohuri në mjedise të panjohura, si brenda dhe jashtë shkollës.

Rezultatet e PISA zbulojnë çfarë është e mundur në arsim, duke treguar atë që nxënësit në sistemet arsimore më cilësore dhe me zhvillime më të shpejta dinë të bëjnë. Gjetjet u lejojnë hartuesve të politikave në të gjithë botën të vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e studentëve në vendet e tyre në krahasim me ato të vendeve të tjera. U mundësojnë gjithashtu përcaktimin objektivave dhe qëllimeve të matshme të arritura nga sistemet e tjera të arsimit dhe të mësojnë nga politikat dhe praktikat e aplikuara diku tjetër.

Sondazhi PISA 2012 u përqëndrua në matematikë, me lexim, shkencë dhe zgjidhjet e problemeve e vlerësimit. Për herë të parë, PISA 2012 përfshinte gjithashtu një vlerësim të njohurive financiare të të rinjve.
Vendet dhe ekonomitë pjesëmarrëse
• Të gjitha 34 vendet anëtare të OECD-së dhe 31 vende dhe ekonomitë partnere kanë marrë pjesë në PISA 2012, duke përfaqësuar më shumë se 80% të ekonomisë botërore.
• Rreth 510 000 studentë të moshave ndërmjet 15 vjet e 3 muaj dhe 16 vjet e 2 muaj janë vlerësuar në vitin 2012, duke përfaqësuar rreth 28 milionë 15-vjeçarë në shkollat e 65 vendeve dhe ekonomive pjesëmarrëse.
Ç’thonë të dhënat për aftësitë e studentëve në matematikë, lexim dhe shkenca natyrore?
• Shanghai - Kinë ka pikët më të larta në matematikë , me një rezultat të barabartë me gati tre vjet të shkollimi mbi mesataren e OECD. Ai ndiqet nga Singapori, Hong Kong -Kinë,Taipei kinez, Korea e jugut, Makao -Kinë, Japonia, Lihtenshtajni, Zvicra dhe Holanda, në rend zbritës.
• Nga 64 vendet dhe ekonomitë me të dhëna, mes 2003 dhe 2012, 25 kanë përmirësuar performancën në matematikë.
• Mesatarisht, në vendet e OECD-së, 13 % e studentëve janë perforumues shumë të mirë në matematikë (Niveli 5 ose 6). Në të njëjtën kohë , 23 % e studentëve në vendet e OECD , dhe 32 % e nxënësve në të gjitha vendet pjesëmarrëse, nuk e ka arritur nivelin bazik 2 në matematikë.
• Mes vitit 2003 dhe 2012, Italia, Polonia dhe Portugalia kanë përmirësuar rezultatet e tyre. Djemtë kanë shënuar rezultate më të larta në matematikë në 37 nga të 65 vendet pjesëmarrëse në PISA 2012, ndërsa vajzat kanë shënuar rezultate më të larta se djemtë në pesë vende.
• Njëkohësisht, Shanghai - Kinë , Hong Kong-Kinë , Singapori, Japonia dhe Korea janë pesë vendet me performancë më të mirë në lexim në PISA 2012.
• Nga 64 vendet dhe ekonomitë me të dhëna të krahasueshme nga PISA, 32 kanë përmirësuar
performancën e tyre në lexim.
• Në vitet 2000 dhe 2012, sipas PISA, Shqipëria, Izraeli dhe Polonia kanë përmirësuar aftësitë e nxënësve të tyre në lexim.
• Mes viteve 2000 dhe 2012, hendeku gjinor në aftësinë e leximit është zgjeruar në 11 vende në favor të vajzave.
Ekselencë përmes barazisë: çfarë thonë të dhënat?
• Australia, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Hong Kong - Kina , Japonia, Korea , Lihtenshtajni dhe Makao – Kinën shënojnë nivelet më të larta të performancës dhe eksesit për të gjithë.
• Nga 39 vendet dhe ekonomitë që morën pjesë në PISA 2003 dhe 2012, Meksika, Turqia dhe
Gjermania kanë përmirësuar performancën e tyre në matematikë dhe eksesin e barabartë në arsim.
• Në të gjithë vendet e OECD-së të zhvilluara studentët shënojnë performancë më të mirë (me 39 pikë) në matematikë - ekuivalenti i gati një viti shkollimi sipas metodologjisë PISA.
• Pjesëmarrja e studentëve emigrantë në vendet e OECD-së është rritur nga 9% në 2003, në 12% në vitin 2012. Megjithatë, ata kanë vështirësi të dukshme. Në krahasim me bashkëmoshatarët me kushte socio-ekonomike të ngjashme, rezultatet e tyre janë ulur me 11 pikë në periudhën e lartpërmendur.
• Nxënësit të cilët kanë marrë arsim para shkollor, përgjithësisht performojnë më mirë.
Gati për të mësuar: Angazhimi i nxënësve dhe vetëbesimi
• Nxënësit fëmijë të prindërve të cilët kanë pritshmëri të mëdha për ta – nga të cilët ata presin të marrin një diplomë universitare dhe punojnë në detyra profesionale menaxheriale - kanë prirje që të ketë më shumë këmbëngulje, motivim dhe vetëbesim për të mësuar matematikë.
• Katër nga pesë studentë në vendet e OECD ndjehen të lumtur në shkollë.
• Edhe pse pjesa më e madhe e nxënësve kanë deklaruar një ndjenjë të fortë përkatësie, më shumë se një në tre nxënës në vendet e OECD pohoi se ata kishin ardhur vonë për shkollë në dy javët e para gjatë sondazhit PISA; dhe më shumë se një në katër nxënës, raportuan se kishin lënë një ore ose një ditë shkolle në të njëjtën periudhë. Sigurisht, nxënësit me më shumë mungesa, shënuan dhe performancën më të ulët në sondazh.
• Mungesa e popullaritetit në klasë dhe në shkollë ndikon në rezultate më të ulëta. Nxënësit nga kontekste të vështira socio-ekonomike, kanë vetëbesim më të dobët. Ndërkohë, edhe kur vajzat arrijnë rezultate të njëjta me djemtë në matematikë, ato tregojnë motivim dhe vetëbesim më të ulët në zgjidhjen e problemeve. Marrëdhëniet e mira nxënës – mësues ndikojnë pozitivisht në vetëbesimin dhe motivimin e fëmijëve.

Për të konsultuar studimin e plotë të PISA-s, vizitoni:
http://www.oecd.org/pisa/keyfindings/pisa-2012-results-overview.pdf

Stafi i EuroSpeak, dhjetor 2013

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1