E Hënë, 06 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Programi ERASMUS thyen rekordet

 

erasmus

•    Programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus ka financuar 270 mijë studentë gjatë vitit akademik 2012/2013
•    Komisionerja e Arsimit, Kulturës dhe Rinisë Androulla Vassiliou u shpreh se ky rekord flet qartë për popullaritetin që ka ky program
•    Sipas statistikave, fondi mesatar Erasmus që mbulon një pjesë të jetesës dhe udhëtimit është 272 € në muaj, duke u rritur me 9% nga vjet
•    Që nga themelimi i tij më 1987, Erasmus është bërë pjesë e pandashme e politikave të BE-së dhe ka financuar 3 milin studentë. Ky program tanimë ka zgjeruar fushat e financimit duke përfshirë financimet për vende pune dhe trajnimet pedagogjike.


•    Destinacionet më të populluara nga studentët Erasmus ishin Spanja, Franca dhe Gjermania
•    Shtetet që kanë dërguar numrin më të madh të studentëve në proporcion me popullsinë e diplomuar ishin Luksemburgu, Lihtenshtejni, Finlanda, Letonia dhe Spanja.
•    Malta përjetoi rritjen më të lartë të studentëve që përdorin programin, ndjekur nga Qipro dhe Kroacia.
•    Rreth 15 bilion € janë ndarë për programin “Erasmus +”, i cili sjell së bashku programet europiane për edukim dhe trajnim deri në 2020, dhe për të cilin Komisioni Europian thotë se do të financojë 2 milion studentë.

                                                                                                                          EU Observer, korrik 2014

  Kërko

  Axhenda

11 korrik – Dita Ndërkombëtare e Popullsisë

8 - 10 korrik - Sesioni Plenar i Parlamentit Europian: Parlamenti Europian do të diskutojë dhe votojë mbi disa çështje me rëndësi. Fokus do të jetë prezantimi i Programit të Punës së Presidencës Gjermane të Këshillit, me pjesëmarrëse kancelaren gjermane Merkel dhe presidenten e Komisionit, von der Leyen.

9 korrik – Mblidhen ministrat europianë të financave për të zgjedhur Presidentin e Eurogrupit.

8 korrik - Takimi i Kolegjit të Komisionit: Komisioneri Timmermans prezanton Strategjinë e Hidrogjenit.

7 korrik - Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të diskutojë mbi temat e "Partneritetit Policor (euPP)" dhe "Kërkimin dhe shpëtimin në det".

- Takimi i radhës i EMI në serinë e "Talking Europe" do të ketë të Dubravka Šuica, Komisionere për Demokracinë dhe Demografinë për të diskutuar mbi Konferencën për të Ardhmen e Europës.

- Komiteti Parlamentar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AGRI) voton Planin e Investimeve për një Europë të Qëndrueshme – Si të financohet Marrëveshja e Gjelbër?

6 korrik - Komiteti Parlamentar për Lirinë, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE) debaton mbi kontrollin kufitar brenda zonës Shengen; veprimtaritë e Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Bregdetit; situatën në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe respektimin e të drejtave themelore.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1