E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Turizmi në Europë

turizmi•    Ka një rritje të turizmit të fokusuar në vizitat e qyteteve historike europiane, krahasuar me turizmin në zona bregdetare.
•    Turizmi po përqendrohet së fundmi në Europën Qendrore dhe atë Jugore krahasuar me Europën Veriore. Vende si Malta, Portugalia dhe Kroacia po përjetojnë një rritje të numrit të pushuesve me 6-8%.
•    Në pjesën veriore të Rumanisë ekziston një varrezë, në mbrojtje të UNESCO-s, e cila është një pikë turistike e famshme për shkak të stilit të veçantë të varreve. Këto të fundit janë të ngjyrosur me ngjyra të ndezura dhe me piktura që tregojnë historinë e vdekjes së personit.

 •    Kryesisht në Europën Juglindore, në vende si Estonia vihet re zhvillimi i eko-turizmit. Eko-turizmi promovon zonat natyrore të brishta dhe të pacenuara nga komercializmi. Ky lloj turizmi synon edukimin  e turistëve dhe udhëtarëve në sigurimin e fondeve për ruajtjen ekologjike, dhe nxitjen  e respektit për kulturat e ndryshme dhe të drejtat e njeriut.
•    Ndërkohë që në vitin 2013 prenotimet online të pushimeve përbënin 65% të prenotimeve të përgjithshme, në vitin 2014 kjo shifër pritet të rritet së tepërmi.
•    Udhëtimet peer-to-peer  janë trendi i vitit 2014. Të rinj nga vende të ndryshme të botës presin njëri-tjetrin në shtëpi, në mënyrë që të ulin kostot e udhëtimeve. Faqet online me te klikuara për udhëtimet peer to peer janë:https://www.airbnb.com/; http://www.flipkey.com/;http://www.homeaway.com/;https://www.couchsurfing.org/, etj.
•    Në Kroaci 70% e akomodimeve janë private dhe vetëm 30% janë hotele.Holiday-Travel-in-Croatia-Dubrovnik

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1