E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ministrja gjermane bën thirrje për një 'ligj anti-stres"

work stressSë shpejti do të mund të jetë e paligjshme për shefin tuaj t’ju telefonojë ose t’ju dërgojë një e-mail jashtë orarit të punës - në qoftë se ju jetoni në Gjermani.
Andrea Nahles, Ministrja e Punësimit, ka autorizuar hartimin e një raporti zyrtar për zbatueshmërinë e një "ligji anti-stres". Nivelet e stresit në Gjermani janë rritur vitet e fundit, dhe kjo gjë ka bërë që smartphone-at të shihen si fajtorët kryesorë të cilët i bëjnë njerëzit të jenë në kontakt të vazhdueshëm me punën.
"Ka një lidhje të drejtë të pamohueshme ndërmjet të qenit vazhdimisht i disponueshëm dhe rritjes së sëmundjeve mendore," tha zonja Nahles për gazetën Rheinische Post.

Megjithatë, ajo e pranoi se një ligj i tillë do të mund të jetë e vështirë për t’u zbatuar në praktikë.
Sipas ligjit gjerman, konsiderohet e paligjshme që gjatë pushimeve punonjësit të kryejnë çfarëdolloj pune, ku përfshihet dhe përgjigjia e email-eve. Disa kompani gjermane, të tilla si Volkswagen, tashmë e ndalojnë dërgimin ose kthimin e-mail-ve ndërmjet stafit të tyre në kohë të caktuara të ditës.
Por anketat e kohëve të fundit kanë gjetur se gjermanët e kanë të vështirë të largohen nga puna, dhe problemi qëndron në faktin se kjo sjell një ndikim serioz në shëndetin e tyre. Sipas sigurimit shëndetësor KK, 2.7 milion ditë merren si ditë pushimi punën në Gjermani për shkak të lodhjes nga puna.

                                                                                                                            The Telegraph

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1