E Hënë, 06 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Infografikë- Ku shkojnë mendjet europiane?

Rritje apo humbje: Sa profesionistë kanë lëvizur në Europë në dhjetë vitet e fundit? Cilat janë vendet që tërheqin punëtorë të kualifikuar, cilat vende vuajnë nga largimi i njerëzve profesionistë drejt një vendi tjetër? Le të shohim shifrat.

harta braingain

Ngjyrat në hartë tregojnë nëse një vend humbi ose fitoi më shumë profesionistë që nga viti  2003. Ngjyra e gjelbër do të thotë se më shumë mendje lëvizën për këtu sesa u larguan (një rritje në numër i mendjeve profesioniste dhe të edukuara), ngjyra e kuqe tregon se më shumë mendje u larguan nga ky vend sesa lëvizën për këtu (një zvogëlim në numër i mendjeve profesioniste dhe të edukuara).

Nga viti 2003 deri më tani, 276.124 qytetarë të BE-së kanë aplikuar për të shkuar në një shtet tjetër anëtar, për të punuar në mënyrë të përhershme sipas profesionit të tyre. Vendet që përjetonin ikjen më të madhe të mendjeve të zgjuara kanë qenë Polonia (33.207 profesionistë), Gjermania (29.670), Rumania (26.496), Greqia (22.260) dhe Mbretëria e Bashkuar (21,519). Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe ka qenë vendi me numrin më të madh të rritjeve në numër të mendjeve profesioniste, si dhe: 76.956 profesionistë lëvizën për atje pas marrjes së kualifikimit të tyre në një vend tjetër të BE-së, e ndjekur nga Gjermania (38.343), Belgjika (22.835), Qiproja (22.834) dhe Austria (19.625).

 

Mendjet më të lëvizshme brenda BE-së që nga viti 2003:
1. Mësues i Shkollës së Mesme 54.040
2. Doktor i Mjekësisë 47.998
3. Infermierë 39.773
4. Fizioterapeut 12.529
5. Mjek Dentar/ Stomatolog 8907

                                                                                      EU, Regulated Professions Database, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

11 korrik – Dita Ndërkombëtare e Popullsisë

8 - 10 korrik - Sesioni Plenar i Parlamentit Europian: Parlamenti Europian do të diskutojë dhe votojë mbi disa çështje me rëndësi. Fokus do të jetë prezantimi i Programit të Punës së Presidencës Gjermane të Këshillit, me pjesëmarrëse kancelaren gjermane Merkel dhe presidenten e Komisionit, von der Leyen.

9 korrik – Mblidhen ministrat europianë të financave për të zgjedhur Presidentin e Eurogrupit.

8 korrik - Takimi i Kolegjit të Komisionit: Komisioneri Timmermans prezanton Strategjinë e Hidrogjenit.

7 korrik - Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të diskutojë mbi temat e "Partneritetit Policor (euPP)" dhe "Kërkimin dhe shpëtimin në det".

- Takimi i radhës i EMI në serinë e "Talking Europe" do të ketë të Dubravka Šuica, Komisionere për Demokracinë dhe Demografinë për të diskutuar mbi Konferencën për të Ardhmen e Europës.

- Komiteti Parlamentar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AGRI) voton Planin e Investimeve për një Europë të Qëndrueshme – Si të financohet Marrëveshja e Gjelbër?

6 korrik - Komiteti Parlamentar për Lirinë, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE) debaton mbi kontrollin kufitar brenda zonës Shengen; veprimtaritë e Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Bregdetit; situatën në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe respektimin e të drejtave themelore.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1