E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

“Werbetrügt, der fliegt": kush mashtron, fluturon

 
G-WelfareFraudGjermania ka shpallur planet për të dëbuar qytetarët e ardhur nga vende të tjera të BE-së, të cilët  gënjejnë me qëllim përfitimin e asistencës sociale, si pjesë e një operacioni të quajtur “Turizëm me Përfitime".

Qeveria e Angela Merkel dëshiron të dëbojë emigrantët që gënjejnë ose përdorin mjete mashtruese për të kërkuar përfitime në Gjermani, dhe të bllokojë shkelësit më të rëndë të rihyjnë në vend deri në pesë vjet. Ligji i ri gjerman i propozuar, i cili do të mund të hyjë në fuqi sa më shpejt që vitin e ardhshëm, është promovuar nën moton "werbetrügt, der fliegt": kush mashtron, fluturon.

"Liria e lëvizjes është një pjesë jetike e integrimit europian, për të cilën ne jemi plotësisht të angazhuar ," – iu tha ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, gazetarëve, duke iu  treguar masat e reja të propozuara për t’u vënë në zbatim. "Megjithatë, ne nuk duhet të mbyllim sytë ndaj problemeve që lidhen me këtë çështje."

Komisioni Europian mirëpriti propozimet gjermane, theksoi se do të "kujdeset të vlerësojë projekt-masat ligjore të shpallura sot për të siguruar përputhjen e tyre të plotë me ligjin e BE-së". Për aq kohë sa qeveria gjermane dëshiron aplikim të rreptë të ligjit aktual të BE-së për lëvizjen e lirë, Komisioni ka theksuar gjithmonë se shtetet anëtare duhet të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë mundësitë që ligji i BE-së iu ofron për të luftuar abuzimin dhe mashtrimin.
                                                                                                                       The Telegraph, gusht 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1