E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gjendja shqetësuese e mushkërive në Europë

mushkerite ne eruopeSëmundja Kronike Obstruktive – njohur ndryshe si  COPD - është një sëmundje e mushkërive e vlerësuar me rrezikshmëri të lartë për jetën. Simptomat janë marrje fryme, gulçim dhe një kollë kronike – e cila përkeqësohet me kalimin e kohës, por që mund të kontrollohet në varësi të momentit kur është diagnostikuar fillimisht sëmundja. E vlerësuar si një  nga sëmundjet më të shpeshta kronike në Europë- 4 deri në 10 % e të rriturve në kontinent vuan nga kjo sëmundje relativisht e panjohur -ajo  merr jetën e më shumë se 250 njerëzve në mbarë botën çdo orë.


Catherine Hartmann, kreu i Koalicionit Europian COPD ka argumentuar: "Kjo sëmundje me një  barrë të madhe mjekësore, shoqërore, psikologjike po zhvillohet me një ritëm të shpejtë  pa patur vëmendjen e merituar nga politikbërësit. Ajo theksoi që ka një mungesë fushate informacioni, statistikash konkrete, fondesh të mjaftueshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe një mungesë investimi nga sektori publik.  
Sipas Koalicionit Europian COPD (ECC), duhani është shkaku direkt (duke përfshirë këtu ekspozimin pasiv) në 90 % të rasteve të COPD. Gjithashtu,  irrituesit e tjerë të mushkërive të tilla si ndotja e ajrit, gazrat kimike dhe pluhuri mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në të. Vdekjet totale nga COPD pritet të rriten me më shumë se 30 % në dhjetë vitet e ardhshme, pa ndërhyrjet për të ulur rreziqet, veçanërisht ekspozimin ndaj tymit të duhanit, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

ECC i bën thirrje BE-së që të jetë më aktive në këtë çështje, veçanërisht në inkurajimin e vendeve anëtarë që të merren me COPD. Pirja e duhanit ka rënë në disa vende europiane, por është rritur në disa të tjera. Hartman është e kënaqur me njohjen e COPD në nivel të BE-së  në Samitin e fundit të për sëmundjet kronike, por ajo dyshon nëse do të ketë rezultate konkrete. Ajo shprehet se BE-ja nuk ka mjetet e mjaftueshme për t'u marrë me sëmundje të veçanta dhe se do të ketë këmbëngulje për ta bërë  COPD  pjesë të axhendës së tyre.
                                                                                                                             Euobserver, tetor 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1