E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kosova kryeson Ballkanin në varësinë nga interneti

kosovo addiciton Kompania e internetit “World Stat”  ka kryer  një studim të plotë dhe krahasues në lidhje me përdorimin e internetit në botë. Në përfundim të këtij studimi ka rezultuar që në Ballkan lista kryesohej nga Kosova ku 76.6% e 1.8 milionë banorëve kanë përdorur internetin gjatë vitit 2013. Por interesant ka qenë fakti që mungojnë të dhënat për përdorimin e facebook-ut në Kosovë.

E dyta është renditur Kroacia, ku 70.9% e popullsisë e kanë  përdorur internetin, pra 3.1 milion njerëz nga një popullsi prej 4.4 milionësh. Megjithatë, kroatët nuk duket se kanë qenë shumë të interesuar në përdorimin e Facebook-ut, ku "vetëm" 1.6 milionë prej tyre e përdorin atë.


Banorët  e Bosnjë Hercegovinës renditen të tretët, ku  67.9 % e tyre e kanë përdorur internetin vitin e kaluar, shprehur me shifra 2.6 milion qytetarë nga një popullsi prej 3.8 milionësh. Numri i përdoruesve të Facebook-ut ka qenë 1.3 milionë pra gjysma e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të internetit.
Maqedonia, ku 62.2 % e popullsisë e përdorin internetin, ishte e katërta në listë. Rreth 1,3 milion njerëz nga 

2.1 milionë e kanë përdorur internetin, dhe 962.000 prej tyre Facebook-un.
Në Shqipëri, përdorimi i internetit rezultoi në 60.1%, 1.8 milion nga 3 milion që është popullsia në total. Shumica e këtyre përdoruesve të internetit konkretisht 1.1 milion kanë rezultuar se janë edhe përdorues të Facebook-ut.
Niveli i përdorimit të internetit në Serbi ka qenë 57%, që do të thotë  4.1 nga 7.2 milionë serbë. Numri i përdoruesve të Facebook-ut ishte relativisht i lartë në raport me përdoruesit  e internetit, 3,3 milionë. Në Mal të Zi, shkalla e përdorimit të internetit ka qenë 56.8%.  

E fundit në listë ishte Rumania, ku shkalla e penetrimit në internetit ishte 49.8%. Kjo do të thotë se në 10.8 milion nga një popullsi prej 21.7 milion banorësh e kanë përdorur internetin. Afërsisht gjysma e tyre, 5.3 milionë kanë profilet e tyre në Facebook.

Krahasuar me normat europiane në përgjithësi, ku shkalla e penetrimit të internetit në dhjetor 2013 ishte 68.8%, vendet e Ballkanit renditen në mes. Ndërkohë që  mesatarja botërore e përdorimit të internetit është dukshëm më e ulët, 39%.

Kryesues në listën e vendeve europiane ka qenë Islanda, ku 96.5% e popullsisë përdorin internetin, e ndjekur nga Norvegjia, me 95%, dhe Suedia, me 94.8%. Vendet më të mëdha të Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania dhe Franca, kanë respektivisht këtë shkallë të përdorimit të internetit 86.2, 89.8 dhe 83.3 %. Të fundit në renditjen e vendeve europiane kanë rezultuar Ukraina, ku 41.8 % e përdorin  internetin dhe Turqia, ku shifra është 46.3%.
                                                                                                                         BalkanInsight, tetor 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1