E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çmimi i Bashkimit Europian për Letërsinë

book prizeÇmimi i Bashkimit Europian për letërsinë (EUPL) është i hapur për vendet që marrin pjesë në “Creative Europe”, program i financuar nga  BE-ja për sektorët kulturorë dhe kreativë. Me  këtë çmim vlerësohen autorët më të mirë të librave më të rinj në Europë. Vendet që aktualisht marrin pjesë në programin “Creative Europe” janë: 28 shtetet anëtare të BE-së, Norvegjia, Islanda, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Por pritet të përfshihen edhe vende të reja në 2015.  


Ky program synon të forcojë konkurrencën e sektorëve kulturorë dhe krijues, dhe të promovojë diversitetin kulturor. Programi i ri paraqitet me një rritje prej 9% të buxhetit në krahasim me nivelet e mëparshme dhe do të ketë konkretisht një buxhet total prej 146 bilion € për vitet 2014-2020. Programi i ri “Creative Europe” do të ofrojë fonde për përkthimin e 4.500 librave, duke ndihmuar autorët për të tërhequr lexues përtej kufijve kombëtare dhe gjuhësorë. Ai gjithashtu do tu ofrojë më shumë se 250 000 artistëve profesionistë mundësinë që veprat e tyre të fitojnë shikueshmëri ndërkombëtare, përfshirjen në rrjete europiane si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor të projekteve.

Fituesit e këtij viti janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bullgari), Jan Nemec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný NEI (Islandw), Janis Jonevs (Letoni), Armin Ohri (Lihtenshtajn), Pierre J . Mejlak (Maltë), Ognjen Spahiç (Mali i Zi), Marente de Moor (Hollandë), Ugljesha Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar).  Androulla Vasiliu, Komisionerja Europiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë, u shpreh gjatë njoftimit të çmimeve se qëllimi i gjithë programit është të evidentohet literatura më e mirë e Europës bashkëkohore, të nxitet botimi, përkthimi, shitja dhe leximi i literaturës edhe nga vendet e tjera.

Pierre Dutilleul, President i Federatës së Botuesve Europianë nënvizoi se nën moton e BE-së " Të Bashkuar në Diversitet ", në kërkim të një ekuilibri mes bashkimit dhe ruajtjes së veçantive kombëtare, letërsia luan një rol mjaft të rëndësishëm duke ndihmuar në vendosjen e urave midis kulturave tona të ndryshme për një mirëkuptim reciprok.

"Edhe një herë ne kemi 13 shkrimtarë të shquar të cilët ilustrojnë trashëgiminë tonë të fortë letrare europiane. Si përfaqësuese e shitësve europianë, ne po shohim mundësinë për të ofruar një platformë promovuese që librat e fituesve të shfaqen në sa më shumë librari të jetë e mundur, në të gjithë Europën, dhe shpresojmë edhe  përtej”- u shprehën Kyra Dreher dhe Fabian Paagman, Nënkryetarë të Federatës së Shitësve Europianë.

Prezantimi i fituesve dhe dorëzimi i çmimeve do të bëhet më datë 18 nëntor në mbrëmjen solemne “Concert Noble” në Bruksel, në praninë e Komisioneres Europiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë, eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të Presidencës Italiane në BE.

                                                                                                europeanunionprizeliterature.eu, tetor 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1