E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gjermania: Vendi më i preferuar në botë

gjermani on the topRezultatet e anketës nga 20 vende tregojnë se Gjermania është kampion botëror i imazhit. Anketa intervistoi mbi 20.000 njerëz në 20 vende për perceptimet e tyre mbi 50 vende të zhvilluara e në zhvillim. Anholt-GfK Nations Brand Index mat imazhin e vendeve duke konsideruar eksportet, qeverisjen, kulturën, njerëzit, turizmin, imigracionin dhe investimet. Intervistat janë realizuar online me persona mbi 18 vjeç.

Të parët në listë:


1. Gjermania
2. Shtetet e Bashkuara
3. Mbretëria e Bashkuar
4. Franca
5. Kanadaja
6. Japonia
7. Italia
8. Zvicra
9. Australia
10. Suedia

SHBA ka pësuar rënie në vendin e dytë, pjesërisht për shkak të të anketuarve në Rusi dhe Egjipt që kanë ulur seriozisht rezultatin e saj për "paqen dhe sigurinë globale."

Një arsye për ringjalljen e Gjermanisë ka shërbyer performanca e saj dominante në Kupën e Botës këtë verë në Brazil. Sondazhet u kryen nga 10-28 korrik, dhe me rezultate e freskëta të Kupës së Botës në mendjet e të anketuarve, rezultati i Gjermanisë për "përsosmëri në sport" u rrit më shumë se çdo atribut tjetër në të gjitha 50 vende .

Superioritetit i Gjermanisë në fushë nuk ishte gjëja e vetme rritjen e rangut të Gjermanisë. Sipas, Simon Anholt, themelues i Nation Band Index tha se Gjermaninë e ka ndihmuar dhe rezultati i saj me " lidershipin e saj të perceptuar në Europë nëpërmjet një ekonomie të fuqishme dhe të administrimit të qëndrueshëm politik."

Megjithëse ekonomia e Gjermanisë duket se ka filluar të lëkunde, ajo mbetet e aftë në trajnimin e punëtorëve të saj dhe krenohet me sistemin e strehimit me të cilën 93% e qytetarëve janë të kënaqur -një nga normat më të larta se çdo shtet tjetër.
                                                                                                                      The Atlantic, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1