E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

30% e bordeve të kompanive- Femra

femra n bordeVitin e kaluar Komisioni i BE-së diskutoi rreth masave për rritjen e pjesëmarrje së femrave në bordet e kompanive por nuk u arrit një qëndrim përfundimtar.

Koalicioni qeverisës gjerman, këtë muaj miratoi ligjin i cili parashikonte se 30% e këshillit mbikqyrës dhe drejtues në kompani duhet të jenë femra, duke filluar nga viti 2016. Masa të ngjashme janë marrë dhe në vende të tjera europiane si në Norvegji, Itali dhe Holandë.

Kancelarja Angela Merkel pavarësisht se fillimisht ishte kundër ndërmarrjes së kësaj reforme u shpreh se "Ky ligj është një hap i rëndësishëm për barazi sepse do të iniciojë një kulturë mosparagjykimi për vendin e punës". Kritikët u shprehën se femrat duhet të punojnë dhe përfitojnë këto pozicione me meritë dhe jo nga kuotëzimi. Shefi i Industrisë Gjermane, Ulrich Grillo gjithashtu u shpreh se sistemi i kuotëzimit ishte jo-produktiv. Ai argumentoi se skemat vullnetare do të ishin shumë më efektive në marrjen madje dhe të më shumë grave në postet kryesore.

Deutsche Welle raporton se pavarësisht se 40% e kabinetit federal janë femra, 80% e bordit drejtues janë meshkuj. Spiegel Online ndërkohë raporton se në 160 kompanitë më të rëndësishme femrat përbëjnë 17,4% të bordeve mbikëqyrëse dhe vetëm 6,1% të bordeve drejtuese. Kështu garantimi i vendeve të femrave në bordet e kompanive është shumë pozitiv. Më datë 11 dhjetor miratohet projekt-ligji nga Kabineti i kancelares Merkel dhe miratimi i mëvonshëm parlamentar pritet të jetë një formalitet.

                                                                                                                                 BBC, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1