E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Makinat elektrike: S'ka rrezik për shëndetin e njerëzve

ele cars

Një projekt i financuar nga BE ka bërë një studim të plotë për identifikimin e burimeve të ndryshme të fushave magnetike në automjetet elektrike. Rezultatet treguan se ka pak ndryshim në ekspozimin e fushës magnetike nga automjetet me motorët me djegie të brendshme.

Për të reduktuar emetimet e dëmshme dhe për të promovuar pavarësinë energjitike dhe shëndetin publik, i është dhënë prioritet i lartë elektrifikimit të transportit rrugor. Pavarësisht nga përfitimet e shumta që lidhen me automjetet elektrike, janë ngritur disa shqetësime lidhur me efektet shëndetësore të mundshme të rrezatimit elektromagnetik në terren për drejtuesit e këtyre makinave.

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe të besimit lidhur me fushat magnetike në automjetet elektrike, hulumtuesit nisën projektin e financuar nga BE-ja 'EM-SAFETY’ dhe kryen matjet të fushave magnetike në nëntë automjete elektrike të ndryshme dhe tre makina akulli. Matjet janë kryer brenda automjetit nga një platformë elastike monitorimi me sensorë në kokë, gjoks dhe këmbët. Rezultatet treguan se intensiteti i fushës ishte më pak se 20% të limitit të rekomanduar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP). Në rastin e makinave me gaz ose benzinë, ekspozimi ka qenë rreth 10% të vlerës së kufizuar.

Në bazë të matjeve dhe eksperimenteve të kryera, EM-SAFETY realizoi kabllo të emisioneve të ulëta, lidhëza dhe koncepte dizenjimi dhe udhëzimi për minimizimin e rrezatimit magentik. Partnerët e projektit përdorën këto komponentë në automjetet elektrike të krijuara rishtazi në bashkëpunim me një tjetër projekt të BE-së, WIDEMOB.

Një tjetër detyrë e rëndësishme ishte vlerësimi i ndikimit të ekspozimit magnetik mbi lëndët biologjike. Për këtë u zhvilluan eksperimente në linja të ndryshme të gjitarëve nën ekspozimin e frekuencave të ulëta të fushave magnetike, sigurisht në kushte të kontrolluara. Nuk kishte asnjë dëshmi të ndonjë efekti kancerogjen në fusha të tilla magnetike, apo të mundësisë për rritjen e ndonjë qelize kancerogjene nga fushat magnetike.

EM-SAFETY kontribuoi në zhvillimin e një platforme teknologjike standarde europiane, lidhur me dizenjimin e automjeteve elektrike që përmban arkitekturat, modelet, dhe mjetet për verifikimin dhe testimin e tyre.

                                                                                                                               CORDIS, shkurt 2015

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1