E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Dita Botërore pa Duhanin- 10 masat e ndërmarra nga Komisioni Europian

download31 maj është vendosur nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë në 1988 si Dita pa Duhanin me qëllim inkurajimin e mos përdorimit dhe mos konsumimit të duhanit për 24 orë. Si ditë ajo synon për të tërhequr vëmendjen për përhapjen e gjerë të përdorimit të duhanit dhe efektet negative shëndetësore të tij, i cili shkakton gati 6 milion vdekje në vit në të gjithë botën duke përfshirë 600.000 nga të cilët janë rezultat i jo duhanpirjes, por të ekspozimit ndaj tymit.
Komisioni Europian së fundmi ka vendosur 10 rregulla të reja për produktet e duhanit që shiten në Bashkimin Europian. Këto rregulla të cilat do të vihen në zbatim duke filluar nga viti 2019, janë si në vijim:


1. Imazhe më të mëdha të efekteve të duhanpirjes në shëndet. Duhen të vendosen grafikë dhe foto me paralajmërime mbi shëndetin, gjithashtu dhe tekste me informacione të cilat do të zënë 65% të sipërfaqes së paketës. Paralajmërimet të ndara në 3 grupe do të ndërrohen çdo vit me rotacion për të siguruar ndikimin e tyre.
2. Ndalohen cigaret me shije dhe aroma që fshehin shijen e duhanit. Gjithashtu është ngritur dhe një panel këshillues që do të ndihmojë Komisionin dhe shtetet anëtare për të përcaktuar nëse një produkt duhani ka një aromë që e karakterizon apo jo.
3. Zëvendësimi i etiketimit TNCO. Etiketimi Tar, Nikotinë dhe Monoksidi i Karbonit (TNCO) mbi cigaret dhe duhanin do të zëvendësohet me një mesazh që informon konsumatorët se: ‘Tymi i duhanit përmban mbi 70 substanca të njohura që shkaktojnë kancer’. Mesazhi i ri informues do të reflektojë me saktësi pasojat negative shëndetësore të pirjes së duhanit.
4. Nuk do të ketë më paketa që promovojnë apo që mashtrojnë. Paketat e cigareve duhet të jenë në formën e kubit për të siguruar dukshmërinë e paralajmërimeve shëndetësore të kombinuara. Paketat që përmbajnë më pak se 20 cigare janë të ndaluara, gjithashtu dhe paketat me 10 të cilat janë veçanërisht tërheqëse për grupmoshat e reja me më pak mundësi ekonomike do të hiqen nga tregu. Mesazhet informuese që tregojnë se kjo cigare është më pak e dëmshme apo më e shijshme, që informojnë për oferta speciale apo përfitime të tjera do të ndalohen.
5. Raportimi i detyrueshëm elektronik mbi përbërësit. Prodhuesit dhe importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të raportojnë mbi përbërësit në të gjitha prodhimet që ata vendosin në tregun e BE-së nëpërmjet një formati të standardizuar elektronik.
6. Kërkesat për sigurinë dhe cilësinë për cigaret elektronike. Cigaret elektronike nuk do të ndalohen, por ama do të rritet kontrolli mbi to sidomos në lidhje me sigurinë dhe cilësinë që duhet të ofrojnë. Për shkak se nikotina është një substancë toksike, direktiva përcakton përqendrimet maksimale të nikotinës dhe vëllimet maksimale për një e-cigare.
7. Paketimi dhe etiketimi për cigaret elektronike. Edhe tek cigaret elektronike kanë bërë konsumatorët do të vendosen paralajmërime shëndetësore se e-cigare përmbajnë nikotinë dhe nuk duhet të përdoren nga jo duhanpirësit. Paketimi duhet të përfshijë edhe një listë të gjithë përbërësve të përfshirë në produkte, informacion mbi përmbajtjen e nikotinës së produktit dhe një fletushkë që përcakton udhëzimet për përdorimin dhe informacionin mbi efektet negative dhe grupet e rrezikuara.
8. Monitorimi dhe raportimi i zhvillimeve që lidhen me cigare elektronike. Prodhuesit e cigareve elektronike duhet të njoftojnë shtetet anëtare për të gjitha produktet që ata kanë vendosur në treg dhe të raportojnë çdo vit për vëllimin e shitjeve, preferencat e konsumatorit dhe tendencat. Autoritetet shtetërore të vendeve anëtare do të monitorojnë tregun për ndonjë dëshmi që e-cigare do të çojë në varësi ndaj nikotinës ose konsumit të duhanit, sidomos tek të rinjtë dhe jo duhanpirësit.
9. Mundësia për të ndaluar shitjet në distancë. Vendet e BE-së mund të ndalojnë shitjet në distancë ndërkufitare të produkteve të duhanit, të cilat i japin konsumatorëve produkte që nuk përputhen me direktivën e një vendi të BE-së. Në qoftë së një shtet anëtar nuk ndalon shitjet e tilla, shitjet me pakicë duhet të regjistrohen pranë autoriteteve kompetente si në vendin ku janë vendosur ashtu dhe në vendin ku do të shiten.
10. Masat për të luftuar tregtinë e paligjshme. Masat e reja të destinuara për të luftuar tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit përfshijnë një gjurmim të gjerë të BE-së dhe sistemet për gjurmimin. Kjo përfshin edhe një sistem sigurie të përbërë nga elemente të dukshme dhe të padukshme të cilat ndihmojnë organet e zbatimit të ligjit, autoritetet kombëtare të policisë dhe konsumatorët që të zbulojnë produktet e paligjshme.

                                                                                                                   Komisioni Europian, maj 2016

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1