E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një zgjim për të rinjtë britanikë

britaniket

Shumë është shkruar për mënyrën se si fushatat për daljen apo qëndrimin e Britanisë në BE kanë ndarë kombin britanik e megjithatë ekziston një panoramë e qartë në qendër të debatit. Brezat më të vjetër kanë votuar kundër interesave të të rinjve, ndërkohë që janë këta të fundit që do të duhet të jetojnë me këtë vendim. Sipas një studimi të YouGov, 75% e 18-24 vjeçarëve dhe 56% e 25-49 vjeçarëve votuan për të qëndruar në BE, dhe vetëm 39% e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç votuan për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE. Duket që ka një lidhje të qartë midis moshës dhe preferencës për Brexit.

Në prag të referendumit ishte e qartë se votat e të rinjve do të kishin një ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, ata nuk janë marrë seriozisht. David Cameron është përpjekur për të kontaktuar me të rinjtë, për t’i inkurajuar votuesit e pavendosur të shkojnë në kutitë e votimit. Fushata zgjedhore u drejtua pothuajse ekskluzivisht nga persona të moshës së mesme. Si fushatat për daljen, ashtu dhe ato për të qëndruar luajtën me frikën e asaj se çfarë do të ndodhte në qoftë se votuesit do të merrnin vendimin e gabuar. Në mënyrë që të fitonte besimin e të rinjve, ish-kryeministri duhet të kishte theksuar anët pozitive e të qenurit anëtar i BE-së.

Tregusit shfaqin se më pak britanikë të rinj kanë votuar, krahasuar me më të moshuarit që kanë qenë më të shumtë në numër. Nëse pjesëmarrja do kishte qenë më e madhe tek të rinjtë, ndikimi i tyre do të kishte qenë edhe më i madh.Shumë të rinj janë me të vërtetë të interesuar për BE-në, por ndoshta nuk e kishin kuptuar se kë kishin përballë. Fushata pro largimit ka vite dhe dekada që operon dhe kishte shumë mbështetës pas saj.

Prej dekadash të rintëj britanikë kanë përfituar nga avantazhet që ofron qytetaria europiane, si liria e lëvizjes, liria për të studiuar dhe punuar jashtë vendit. Universitetet britanike kanë marrë shumë të ardhura nga fondet e Bashkimit, si dhe kërkimi shkencor britanik është i varur nga fondet e programet e mbështetjes së BE-së. Punët thelbësore për të ardhmen e të rinjve si ato në fushën e matematikës, shkencat natyrore dhe teknologjisë mund të jenë nën kërcënim. Shkalla e papunësisë te të rinjtë britanikë është 13.7%.

Por cilat janë disa nga disavantazhet konkrete me të cilat do të përballen të rinjtë britanikë pas Brexit? Anëtarimi nënkupton që qytetarët janë të lirë të jetojnë dhe punojnë në secilin prej 28 shteteve anëtare, e nëse Britania do të largohet nuk do të kishte më mundësi për qytetarët e saj që të punonin në të njëjtat kushte si qytetarët e tjerë të Unionit. Do të jetë e nevojshme pajisja me dokumentacione të shumta, procedurat e të cilave janë të gjata dhe të komplikuara. Mundësia e lëvizjes së lirë lejon të rinjtë që të kenë mundësi më të shumta shkollimi dhe punësimi. Duke e kufizuar këtë të drejtë do jetë shumë e vështirë për britanikët që të operojnë me të njëjtat kushte, duke u reflektuar kjo në tarifa të larta shkollimi. Duke mos qenë më anëtare e BE-së do të kufizojë mundësinë e shkollimit për shumë të rinj britanikë të cilët nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë universitetet në Europë.

Me daljen nga BE-ja, Britania do të pësojë një fazë recesioni ekonomik deri sa të stabilizohet me situatën e re, por kjo mund të dojë shumë vite. Studimet tregojnë se në periudha te tilla jo të favorshme ekonomike, të rinjtë e kanë shumë të vështirë të hyjnë në tregun e punës. Gjithashtu vështirësitë ekonomike që Britania mund të kalojë me rënien e poundit dhe krizës që kjo do të sjellë do të ulte pagat e britanikëve duke ulur nivelin e jetesës.

Edhe pse Brexit do të reduktonte numrin e emigrantëve punëkërkues në Mbretëri të Bashkuar, kjo nuk nënkupton detyrimisht që të rinjtë britanikë do të kenë mundësi më të shumta punësimi, kjo për shkak të llojit të punëve që këta emigrantë kërkojnë. Emigrantët paguajnë më shumë taksa sesa marrin të ardhura nga puna e tyre. Ata gjithashtu tërheqin bizneset e mëdha, gjë që nuk favorizon vetëm emigrantët por dhe të rinjtë britanik të cilët ofrojnë një punë më të kualifikuar.

Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje midis Britanisë dhe Bashkimit, të rinjtë, të cilët kanë një natyrë më aventuriere dhe kërkojnë të udhëtojnë më shumë, do të kenë kufizime si viza apo dokumente të tjera që e bën të vështirë udhëtimin dhe dekurajon lëvizshmërinë

Sipas të dhënave të fundit, numri i të rinjve që duan të ikin nga Mbretëria e Bashkuar për të punuar jashtë vendit është dyfishuar në 48 orët pasi Britania votoi të largohet nga BE-ja. Kërkimet në internet për vende të lira pune në Dublin dhe Berlin u rritën. Shumica e të rinjve kërkuan për vende të lira pune në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Irlandë. Kjo mund të jetë shenja e parë e mosbesimit të votuesve britanikë. Është vënë re një fluks shumë i madh i britanikëve që kërkojnë të pajisjen me dokumenta irlandeze. Ambasada kanadeze lajmëroi se niveli i emigrantëve, refugjatëve dhe personave që kërkojnë shtetësinë kanadeze u rrit me 325% mbi nivelin normal ditën e premte , kur dolën rezultatet e referendumit britanik. 

                                                                                                               Stafi i EuroSpeak, qershor 2016

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1