E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Komisioni Europian propozon rregulla më të forta në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale

computers-amateur-junk email-spam-scam-internet-bstn761 lowÇdo ditë me qindra dhe mijëra mesazhe dërgohen nga secili prej nesh nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale. Por a jemi të vetëdijshëm ne se duke vepruar në këtë mënyrë po japim të dhënat tona personale? Për të bërë një veprim të thjeshtë, si hapja e një adrese emaili apo e një faqeje personale në nje rrjet social, duhet të japim adresen tonë të emailit apo numrin tonë personal, pra me pak fjalë ne po heqim dorë nga një e drejtë pa u interesuar më përpara nëse ne jemi të mbrojtur dhe në rast se jo, a duhet të jemi.


Komisioni Europian më datë 10 janar erdhi me një propozim të ri për forcimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale duke u bazuar në “Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian”, i cili parashikon të drejtën që çdo person ka për të mbrojtur të dhënat e tij personale. Një e drejtë kjo, e garantuar në nivel ndërkombëtar por dhe në atë rajonal, në kontekstin e të drejtave të njeriut, siç është dhe rasti i Bashkimit Europian. Neni 8 i “Kartës të së Drejtave Themelore të Bashkimit Europian” e parashikon këtë të drejtë si një e drejtë themelore. Risitë që Komisioni synon që të sjellë me propozimin e rregullores mbi “ Privatësinë dhe Komunikimin Elektronik” janë:

• Mbrojtje më e mirë e privatësisë së personave privatë dhe atyre juridikë.
• Ligje më të forta për garantimin e privatësisë.
• Zbatim më efektiv të këtyre ligjeve.

Propozimi i ri do të sjellë përfitime si për qytetarët dhe bizneset. Ata do të kenë më shumë kontroll mbi spam-imet dhe telefonatat e marketingut për të cilat do të nevojitet dakordësia e konsumatorit Ndryshe nga më përpara, kompanitë e marketingut do të detyrohen që të bëjnë të dukshëm numrin e tyre si dhe emrin e kompanisë kur bëjnë telefonata, në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësitë të zgjedhë nëse do të përgjigjet apo jo, Të fituar nga ky ndryshim që pritet të bëhet së shpejti, do të jenë dhe bizneset të cilat do të kenë një set të vetëm rregullash i cili do të krijojë lehtësira në operimin e tyre.

Rregullorja e vitit 2001 mbi “Mbrojtjen e të Dhënave personale të Individit” ishte hapi i parë që Bashkimi Europian ndërmori në garantimin e kësaj të drejte. Problemi që kjo rregullore shfaq në ditët e sotme është mangësia që ajo ka në lidhje me kohën në të cilën ne jetojmë, ku çdo gjë vërtitet rreth teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Rregullorja në fjalë mbulon vetëm mbrojtjen e të dhënave nga operatorët telefonikë, ndërkohë që propozimi i Komisionit Europian me implementimin e Rregullores së 2016-s, e shtrin efektin dhe mbi rrjetet sociale si Whatsapp, Facebook, Messenger apo mailet elektronike.

Ky propozim, erdhi si rezultat i një sondazhi, ku 92% e qytetarëve europianë deklarojnë që për ta është e rëndësishme që emailet e tyre dhe mesazhet në rrjetet soçiale të jenë konfidenciale. Ashtu si dhe Zv. Presidenti për Tregun e Përbashkët Dixhital, Andrus Ansip deklaron “dëshira e qytetarëve vjen mbi të gjitha”. Me hyrjen në fuqi në maj të 2018-s qytetarët europianë por jo vetëm, pasi kjo rregullore do të ketë fuqi ligjore dhe mbi vendet që synojnë të integrohen në Bashkimin Europian, siç është rasti i vendit tonë, mund të ndihen më të sigurtë që të dhënat e tyre personale do të jenë më të mbrojtura. Do të jenë vetë qytetarët të cilët do të vendosin mbi konfidencialitetin e tyre.
                                                                                                                 Komisioni Europian, janar 2017

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1