E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Diferenca mes pagave minimale në BE

paga minimale beMe fillimin e këtij viti Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian (Eurostat) nxori statistikat mbi pagat minimale të çdo vendi anëtar të Bashkimit Europian. Sipas këtyre të dhënave, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë konfirmuar pagat e tyre minimale; ndërsa pjesa tjetër, ku përfshihen Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një shifër ekzakte mbi pagën minimale. 22 vendet të cilat tashmë e kanë deklaruar një shifër të tillë, Eurostat i ka ndarë në tre grupime kryesore mbi nivelin minimal të pagës.


Në grupin e parë, ku paga minimale është nën €500 në muaj përfshihen 10 vende të cilat ndodhen në lindje të Unionit. Ndër to përfshihen Bullgaria (€235), Rumania (€275), Letonia and Lithuania (€380), Republika Çeka (€407), Hungara (€412), Kroacia (€433), Sllovakia (€435), Polonia (€453) dhe Estonia (€470).
Grupi i dytë përfshin ato vende ku paga minimale varion nga €500 në €1000 në muaj, dhe kryesisht këtu futen vendet në jug të Unionit. Portugalia (€650), Greqia(€684), Malta (€736), Sllovenia (€805) dhe Spanja (€826).

Në pjesën e mbetur të vendeve, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të Unionit, paga minimale varion nga €1000 deri në €2000 në muaj. Mbretëria e Madhe (€1 397), Franca (€1 480), Gjermania (€1 498), Belgjika (€1 532), Hollanda (€1 552), Irlanda (€1 563) dhe Luksemburgu (€1 999).

Eurostat ka sjellë dhe një krahasim interesant të pagës minimale në nivel federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku rezulton që paga minimale atje është €1192. Një fakt tjetër që vlen për tu përmenduar, i reflektuar në këtë studim, është dhe diferenca e madhe që ekziston mes pagës minimale më të ulët dhe më të lartë. Ndërkohë që vende si Bullgaria dhe Rumania e kanë nivelin minimal të pagës €235 dhe €275 respektivisht, Luksemburgu ka një nivel thuajse 9 herë më të lartë. Megjithatë kjo diferencë pritet të ulet me balancimin e nivelit të çmimeve në çdo vend të Unionit.

Në krahasim me statistikat e vitit 2008, pagat minimale janë rritur në të gjitha vendet anëtare të Unionit me përjashtim të Greqisë, ku niveli u ul me 14%. Ndërsa interesante është që rritjen më të madhe e ka pësuar Bullgari dhe Rumania ku pagat minimale janë dyfishuar. Rritje të konsiderueshme ka patur dhe Sllovakia me 80%, si dhe vendet balltike, Estonia (69%), Letonia (65%) dhe Lituania (64%).

                                                                                                                               Eurostat, shkurt 2017

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1