E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Vizioni i të rinjve për të ardhmen e Europës

vizioni i te rinjveTë rinjtë europianë kanë nevojë për iniciativa dhe zgjidhje afatgjata për sa i përket të ardhmes së tyre. Sipas Anna Widegren, Sekretare e Përgjithshme e Forumit Europian, të rinjtë kanë potencialin për të qenë forca drejtuese e së ardhmes. Për këtë arsye ata duhet të përfshihen në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.
Ata kanë sugjeruar 10 zgjidhje për ta bërë Europën një vend më të mirë për të gjithë.


1. Europa në krye të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Praktikat e paqëndrueshme e kanë vënë të ardhmen e rinisë në rrezik dhe këtë arsye duhet menduar një plan afatgjatë,pasi nuk mund të bazohemi thjesht në zgjidhjet emomentit të fundit.
Bashkimi Europian duhet të luajë një rol udhëheqës në zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Drejtësia sociale, ekonomike dhe mjedisore janë themeli i Europës që duam.

2. Investim në programin më të suksesshëm Europian, Erasmus

Përfitimet nga Erasmus-i janë të shumta : shkëmbimi kulturor, nënshtetësia Europeuropiane, toleranca dhe rritja e punësimit .Ama Europa duhet të jetë më ambicioze në këtë kuadër. Programi Erasmus plus përfaqëson vetëm 1.36% të buxhetit të BE-së ( 1,000 miliard € në total). Imagjinoni çfarë mund të bëhet me 10fishin e kësaj shume? Kjo është arsyeja përse duhet investuar më shumë tek ky program.

3. Të përballohen shkaqet kryesore të pabarazisë

Edhe pse jemi në vitin 2017 të rinjtë përballen akoma me probleme në gjetjen e një pune për shkak të prejardhjes së tyre sociale,ekonomike dhe etnike. Pabarazia është shqetësimi numër një për europianët e rinj prandaj nevojiten masa parandaluese. Duhet të ndërtohet jo vetëm një Europë më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse po gjithashtu të rinjtë duhen inkurajuar për të arritur potencialin e tyre maksimal.

4. Punë cilësore për të gjithë

Në BE po shtohen gjithmonë e më shumë format jo-standarde tëpunësimit. Praktika pune jo të rregullta, zhdukja e praktikave pas-universitare, përhapja e shpejtë e kontratave rastësore janë arsyeja përse të rinjtë nuk janë plotësisht autonom dhe qytetarë aktiv. Financimi i iniciativave të ndryshme duhet të vazhdojëtë ofrojë oferta për grupet e të rinjve më të margjinalizuara. Mënyra e punësimit ka filluar dhe do të vazhdojë të ndryshojë nëse sigurohemi që themelet sociale të punës po përparojnëpër të mirën e të gjithëve.

5. Të merren masa për pasojat e ndryshimeve klimatike

Pasojat e ndryshimit të klimës do të bien mbi të rinjtë e megjithatë ata vazhdojnë të veçohen nga proceset politike që prekin këto tematike shqetësuese. Ngrohja globale duhet të jetë tema kryesore e BE-së.Duhet kaluar nga praktikat ekonomike të paqëndrueshme tek ato që përfshijnë edhe brezat e ardhshëm dhe kjo ndodh vetëm nëse talenti,njohuritëdhe energjia e të rinjve shfrytëzohen plotësisht.

6. Të mbrohen të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve

Tema që po trajtohet më shumë kohët e fundit është ajo e refugjatëve. Të rinjtë dhe organizatat rinore janë përballur me pritjen e refugjatëve dhe përfshirjen e tyre në shoqërinë tonë. Liderët europian të vendeve anëtare duhet të ndjekin shembullin e shoqërisë civile e të sigurojnë mbrojtjen dhe integrimin e azil-kërkuesve dhe refugjatëve në shtetet anëtare.

7. Vullnetarizëm cilësor

Vullnetarizmi luan një rol jetësor në shoqëri duke nxitur frymën e pjesëmarrjes dhe përgjegjshmërisë personale e profesionale.Për të siguruar cilësinë e punëve vullnetare duhen ndjekur dy kushte të thjeshta :Përfshirja e organizatave rinore dhe oferta cilësore për vullnetarët dhe punësimet profesionale

8. Europa-fabrika e qytetarëve aktiv

Nënshtetësia, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë koncepte themelore në Europë. Çdo qytetar ka të drejta, detyra dhe mundësi për të kontribuar në shoqërinë tonë e kjo shkon krah për krah me edukimin. I domosdoshëm në mjediset formale, edukimi i qytetarëve është gjithashtu thelbi i punës së organizatave rinore, duke i nxitur të rinjtë të kenë mendim kritik dhe kompetencat e nevojshme për pjesëmarrje kuptimplotë në shoqëri. BE-ja duhet të marrë masa për tu siguruar një edukim cilësor dhe qytetarë aktiv.

9. Përfshirja e perspektivës së të rinjve në hartimin e politikave

Të rinjtë kanë nevojë për politika më të mira në të gjithë sektorët duke menduar dhe për idetë e tyre në marrjen e vendimeve. Kjo arrihet duke i rishqyrtuar këto politika nga këndvështrimi i të rinjve. Kjo gjë do të lejonte përfshirjen e një perspektive të nevojshme rinore, përmirësimin e këtyre politikave së bashku me të rinjtë dhe rritjen e ligjshmërisë dhe vizionit afatgjatë.

10. Konsultimi me rininë dhe shoqërinë civile

Përveç kanaleve demokratike përfaqësuese, institucionet dhe qeveritë duhet te nxisin gjithashtu pjesëmarrjen e qytetarëve. Europa duhet të vlerësojë dhe përfshijë input-in e të rinjve duke u konsultuar me ata ,organizatat e tyre dhe organizma të tjerë të shoqërisë civile. Kjo është mënyra për të pasur politika sa mëdemokratike dhe gjithëpërfshirëse.

                                                                                                                                   Euractiv, shtator 2017

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1