E Diel, 25 Gusht 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Propozimi i Komisionit Europian për përmirësimin e standardeve të ujit të pijshëm

eu new drinking water legislation image

Siç është nënshkruar në Samitin e Göteborgut, e drejta për akses në shërbimet sa më cilësore te ujit konsiderohet si një nga parimet e Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale. Propozimi i ri , i prezantuar më 1 shkurt 2018, synon të sigurojë informata më të detajuara dhe lehtësisht të qasshme për qytetarët mbi çështjen e konsumit të ujit, koston e strukturave dhe çmimin për litër.

Propozimi i ri gjithashtu synon të adresojë çështjen e standardeve mjedisore në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ky propozim vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së Iniciativës Qytetare Europiane, "Right2Water" për standarde më të mira të ujit të pijshëm.

Nënkryetari i parë i Komisionit Europian Frans Timmermans argumentoi se: "Sot ne po propozojmë modernizimin e ligjit tonë të BE-së, përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe rritjen e aksesit të qytetarëve. Së bashku ne mund dhe duhet të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë ". Ndërkohë, nënkryetari Jyrki Katainen, tha se: "Me këtë propozim lehtësojmë kalimin në një ekonomi qarkulluese , duke ndihmuar shtetet anëtare të menaxhojnë ujin e pijshëm në një mënyrë efikase. Gjithashtu, rritja e transparencës do të shtyjë konsumatorët drejt zgjedhjeve më ekologjike ".

Rregullimet e reja në legjislacionin aktual kërkojnë të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit duke shtuar substanca të reja në listën e kritereve për vlerësimin e sigurisë së ujit. Shtesat e reja janë në përputhje të plotë me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përsa i përket qasjes më efikase në ujë të pijshëm, ndryshimet legjislative kërkojnë të ndihmojnë grupet më të rrezikuara dhe të margjinalizuara, duke siguruar ujë të pijshëm në vende publike dhe duke inkurajuar ndërtesat publike për të siguruar qasje të lirë në ujë të pijshëm.

Është vlerësuar se masat e reja do të reduktojnë rreziqet potenciale shëndetësore të ujit të pijshëm të pasigurtë me më shumë se 3%. Përveç kësaj, vlerësohet se konsumi i mëposhtëm i ulët i ujit të shisheve do të rezultojë në familjet europiane që të kursen më shumë se 600 milionë euro në vit.

Masa e re do të rezultojë në shmangien e humbjes së panevojshme të ujit dhe reduktimin pasues të emetimeve të CO2. Propozimi i ri është në përputhje të plotë me objektivat e Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimatike.

                                                                                                                 Komisioni Europian, shkurt 2018

 

  Kërko

  Axhenda

22 korrik – Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare mban dëgjesë publike mbi draft mendimin për buxhetin e përgjithshëm të BE për vitin 2020
-Komiteti për Kulturën dhe Edukimin voton mbi programin Creative Europe (2021-2027) 
23 korrik - Komisioni për Bujqësi dhe Zhvilim Rural (AGRI) zhvillon takimin me Komisionerin Phil Hogan mbi zhvillimin rural pas rekomandimeve të miratuara nga Kordinatorët e AGRI
24 korrik - Komisioni Europian mban takimin mes Kolegjit të Komisionerëve
25 korrik - Këshilli Drejtues i Bankës Qëndrore Europiane zhvillon takimin mbi politikat monetare në Frankfurt
25-26 korrik - Grupi i Punës për Bashkimin Doganor zhvillon diskutimin mbi propozimet legjislative për ligjin doganor dhe paraqitjen e saj tek vendet joanëtare të BE 
                    -Komisioneri Hahn zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1