E Hënë, 06 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gratë dhe ekuilibri gjinor në politikën europiane

women in eu decision makingNë të shkuarën jo shumë të largët europiane gratë ishin një nga shtresat e shoqërisë që nuk kishte të drejtë vote. Si rrjedhojë e kësaj ato nuk ishin të përfaqësuara në politikat shtetërore. Por gjërat filluan të ndryshonin pozitivisht për gratë dhe pjesëmarrjen e tyre në politikë. Në disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian si Luksemburgu dhe Holanda plot 100 vite me parë grave iu dha e drejta e votës për herë të parë, dhe rreth kësaj periudhe në shtetet si Luksemburgu dhe Austria dolën dhe deputetet e para, ndërsa në Irlandë një grua mbante një portofol ministror. Edhe pse një hap revolucionar për një kohë të gjatë, gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në politikë pasi numri i meshkujve dominonte në shifra të larta.

Në 5 vitet e fundit këto shifra kanë marrë një rrjedhë tjetër, pasi numri i grave në postet vendimmarrëse është në rritje falë masave të BE për ekuilibrin gjinor. Nuk ka një shtet anëtar i cili nuk ka vende të rezervuara për gratë, kuotat ligjore dhe kuotat e partive për të siguruar një ekuilibër gjinor po gjejnë përdorim dhe janë në rritje në të gjithë Europën.

 

Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare të vendeve europiane ishte 30% këtë vit krahasuar me 24% të vitit të kaluar. Spanja mban rekordin për raportin pothuajse të barabartë të grave dhe meshkujve ku në parlament ka 47% deputete, ndjekur nga Suedia ku në parlamentin e saj ka 46% deputete. Shtetet si Finlanda dhe Franca e kanë këtë raport 42% dhe 40% respektivisht. Në 2017 në Francë ky raport ishte 26% dhe me reformat e ndërmarra nga presidenti Emmanuel Macron tashmë jemi në raportin prej 40%. Masat e BE për ekuilibrin gjinor nuk kanë gjetur shumë zbatueshmëri në shtetet si Lituania, Letonia, Hungaria dhe Malta ku raporti i grave me meshkujt është më i vogël se 20%. Këto shifra janë sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA) e cila është me qendër në Suedi.

 

Gratë europiane si Ministre

 

Në kabinetin e Ministrave numri i grave ka arritur të dominojë mbi atë të meshkujve në disa vende europiane, ku në Spanjë 65% janë femra e ndërsa në Suedi 52%. Shifra të larta të pjesëmarrjes se ministreve kanë gjithashtu shtetet si Franca me 49%, Holanda me 42% dhe Danimarka me 41%. Ndërkohë në disa shtete të tjera këto norma janë mjaft të ulëta, si në Poloni me 18%, Itali me 17% dhe Hungari me vetëm 7%. Në këto shtete është vënë re që ministreve u është dhënë një portofol me natyrë socio-kulturore, ndërkohë burrat caktohen si ministra në profile të larta dhe më të rëndësishme.
Fakt interesant është se disa shtete të BE si Gjermania, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë apo kanë pasur vitet e fundit udhëheqëse femra. Sipas EUObserver në vitin 2003 nuk kishte asnjë femër udhëheqëse nga shtetet anëtare.

 

Barazia gjinore në Parlamentin dhe Komisionin Europian

 

Në zgjedhjet e Parlamentit Europian të vitit 2014 vetëm 8 shtete i plotësonin kuotat e ekuilibrit gjinor dhe në zgjedhjet e këtij viti (maj 2019) 11 shtete e plotësuan këtë kuotë. Komisioni aktual Europian i Presidentit Jean-Claude Juncker ka 19 komisionerë dhe 9 komisionere. Krejt ndryshe paraqitet kabineti i Komisionit të ri që ka ndërtuar Presidentja e re Ursula von der Leyen që merr detyrën në nëntor të këtij viti. Ai ka 14 komisionerë dhe 13 komisionere. Vlen të theksohet fakti që në Komisionin Europian për herë të parë në historinë e tij do të ketë në krye një femër.

 

Shifrat gjithnjë e në rritje të pjesëmarrjes së femrave në politikë po shkon drejt kuotave të ekuilibrit gjinor. Ato tashmë jo vetëm që gëzojnë të drejtën e votës si një e drejtë themelore e njeriut, por kanë arritur që të marrin portofole të rëndësishme në nivel kombëtar dhe europian, dhe madje në nëntor të këtij viti një femër do të jetë Presidentja e Komisionit Europian ku në gjithë historinë e këtij institucioni kanë drejtuar vetëm meshkuj. Hapat e bërë këto 5 vite kanë qenë shumë të rëndësishëm për përfshirjen e grave në politikë, por jemi akoma larg kuotave të ekuilibrit gjinor në të gjithë BE ndërkohë që politikat e ndërmarra ndonjëherë të 'imponuara' thjesht për hir të barazisë gjinore, mund të çojnë thjesht në një përfaqësim sasior të grave por jo një përfaqësim cilësor dhe thelbësor të tyre.

 

Stafi i EuroSpeak, shtator 2019

 

  Kërko

  Axhenda

11 korrik – Dita Ndërkombëtare e Popullsisë

8 - 10 korrik - Sesioni Plenar i Parlamentit Europian: Parlamenti Europian do të diskutojë dhe votojë mbi disa çështje me rëndësi. Fokus do të jetë prezantimi i Programit të Punës së Presidencës Gjermane të Këshillit, me pjesëmarrëse kancelaren gjermane Merkel dhe presidenten e Komisionit, von der Leyen.

9 korrik – Mblidhen ministrat europianë të financave për të zgjedhur Presidentin e Eurogrupit.

8 korrik - Takimi i Kolegjit të Komisionit: Komisioneri Timmermans prezanton Strategjinë e Hidrogjenit.

7 korrik - Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të diskutojë mbi temat e "Partneritetit Policor (euPP)" dhe "Kërkimin dhe shpëtimin në det".

- Takimi i radhës i EMI në serinë e "Talking Europe" do të ketë të Dubravka Šuica, Komisionere për Demokracinë dhe Demografinë për të diskutuar mbi Konferencën për të Ardhmen e Europës.

- Komiteti Parlamentar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AGRI) voton Planin e Investimeve për një Europë të Qëndrueshme – Si të financohet Marrëveshja e Gjelbër?

6 korrik - Komiteti Parlamentar për Lirinë, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE) debaton mbi kontrollin kufitar brenda zonës Shengen; veprimtaritë e Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Bregdetit; situatën në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe respektimin e të drejtave themelore.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1