E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gratë dhe ekuilibri gjinor në politikën europiane

women in eu decision makingNë të shkuarën jo shumë të largët europiane gratë ishin një nga shtresat e shoqërisë që nuk kishte të drejtë vote. Si rrjedhojë e kësaj ato nuk ishin të përfaqësuara në politikat shtetërore. Por gjërat filluan të ndryshonin pozitivisht për gratë dhe pjesëmarrjen e tyre në politikë. Në disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian si Luksemburgu dhe Holanda plot 100 vite me parë grave iu dha e drejta e votës për herë të parë, dhe rreth kësaj periudhe në shtetet si Luksemburgu dhe Austria dolën dhe deputetet e para, ndërsa në Irlandë një grua mbante një portofol ministror. Edhe pse një hap revolucionar për një kohë të gjatë, gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në politikë pasi numri i meshkujve dominonte në shifra të larta.

Në 5 vitet e fundit këto shifra kanë marrë një rrjedhë tjetër, pasi numri i grave në postet vendimmarrëse është në rritje falë masave të BE për ekuilibrin gjinor. Nuk ka një shtet anëtar i cili nuk ka vende të rezervuara për gratë, kuotat ligjore dhe kuotat e partive për të siguruar një ekuilibër gjinor po gjejnë përdorim dhe janë në rritje në të gjithë Europën.

Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare të vendeve europiane ishte 30% këtë vit krahasuar me 24% të vitit të kaluar. Spanja mban rekordin për raportin pothuajse të barabartë të grave dhe meshkujve ku në parlament ka 47% deputete, ndjekur nga Suedia ku në parlamentin e saj ka 46% deputete. Shtetet si Finlanda dhe Franca e kanë këtë raport 42% dhe 40% respektivisht. Në 2017 në Francë ky raport ishte 26% dhe me reformat e ndërmarra nga presidenti Emmanuel Macron tashmë jemi në raportin prej 40%. Masat e BE për ekuilibrin gjinor nuk kanë gjetur shumë zbatueshmëri në shtetet si Lituania, Letonia, Hungaria dhe Malta ku raporti i grave me meshkujt është më i vogël se 20%. Këto shifra janë sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA) e cila është me qendër në Suedi.

Gratë europiane si Ministre

Në kabinetin e Ministrave numri i grave ka arritur të dominojë mbi atë të meshkujve në disa vende europiane, ku në Spanjë 65% janë femra e ndërsa në Suedi 52%. Shifra të larta të pjesëmarrjes se ministreve kanë gjithashtu shtetet si Franca me 49%, Holanda me 42% dhe Danimarka me 41%. Ndërkohë në disa shtete të tjera këto norma janë mjaft të ulëta, si në Poloni me 18%, Itali me 17% dhe Hungari me vetëm 7%. Në këto shtete është vënë re që ministreve u është dhënë një portofol me natyrë socio-kulturore, ndërkohë burrat caktohen si ministra në profile të larta dhe më të rëndësishme.        
Fakt interesant është se disa shtete të BE si Gjermania, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë apo kanë pasur vitet e fundit udhëheqëse femra. Sipas EUObserver në vitin 2003 nuk kishte asnjë femër udhëheqëse nga shtetet anëtare.

Barazia gjinore në Parlamentin dhe Komisionin Europian

Në zgjedhjet e Parlamentit Europian të vitit 2014 vetëm 8 shtete i plotësonin kuotat e ekuilibrit gjinor dhe në zgjedhjet e këtij viti (maj 2019) 11 shtete e plotësuan këtë kuotë. Komisioni aktual Europian i Presidentit Jean-Claude Juncker ka 19 komisionerë dhe 9 komisionere. Krejt ndryshe paraqitet kabineti i Komisionit të ri që ka ndërtuar Presidentja e re Ursula von der Leyen që merr detyrën në nëntor të këtij viti. Ai ka 14 komisionerë dhe 13 komisionere. Vlen të theksohet fakti që në Komisionin Europian për herë të parë në historinë e tij do të ketë në krye një femër.

Shifrat gjithnjë e në rritje të pjesëmarrjes së femrave në politikë po shkon drejt kuotave të ekuilibrit gjinor. Ato tashmë jo vetëm që gëzojnë të drejtën e votës si një e drejtë themelore e njeriut, por kanë arritur që të marrin portofole të rëndësishme në nivel kombëtar dhe europian, dhe madje në nëntor të këtij viti një femër do të jetë Presidentja e Komisionit Europian ku në gjithë historinë e këtij institucioni kanë drejtuar vetëm meshkuj. Hapat e bërë këto 5 vite kanë qenë shumë të rëndësishëm për përfshirjen e grave në politikë, por jemi akoma larg kuotave të ekuilibrit gjinor në të gjithë BE ndërkohë që politikat e ndërmarra ndonjëherë të ‘imponuara’ thjesht për hir të barazisë gjinore, mund të çojnë thjesht në një përfaqësim sasior të grave por jo një përfaqësim cilësor dhe thelbësor të tyre.

Stafi i EuroSpeak, shtator 2019

Të studiosh në Europë: Shtetet më të mira për të studiuar dhe mundësitë që ato ofrojnë

library

Studimi jashtë vendit është një qëllim i shumë të rinjve kudo në botë. Universitet europiane mbeten një nga destinacionet më të preferuara për të rinjtë sot, ku sot numërohen rreth 1.4 milion studentë nga e gjithë bota që studiojnë në këto universitete në një vit.

Vazhdo leximin...

Çfarë të rejash do të sjellë eHealth për kujdesin shëndetësor në BE?

ehealthKujdesi shëndetësor digjital i referohet mekanizmave dhe shërbimeve të cilat përdorin informacione dhe komunikimin teknologjik (ISTs) për të përmirësuar parandalimin, diagnostikimin, trajtimin, monitorimin dhe menaxhimin e shëndetit si dhe të mënyrës së jetesës. Kujdesi shëndetësor digjital ka potencialin të ofrojë risi të reja si dhe përmirësojë aksesin në përkujdesin shëndetësor, cilësinë e saj si dhe të rrisë eficiencën e sektorit shëndetësor. 

Vazhdo leximin...

Estonia, vend i parë në botë që ofron transportin publik falas

estonia transport public freeEstonia është tashmë një lider botëror në transportin publik falas. Në vitin 2013, të gjithë mjetet e transportit publik në kryeqytetin e Tallinit u bënë falas për banorët vendas (por jo turistë apo vizitorë të tjerë, madje as për pjesë të tjera të vendit). Skema e re kombëtare falas e shtrin këtë model edhe më tej, duke bërë që të gjithë autobusët shtetërorë të udhëtojnë në komunat rurale falas dhe të shtrijnë transportin pa kosto nga kryeqyteti në rajone të tjera. Më 1 korrik, i gjithë vendi i Estonisë do të krijojë zonën më të madhe në botë të transportit publik falas 24 orë, e cila do të shtrihet në të gjithë territorin e saj. Kjo do të bëjë të mundur që 1.3 milion banorë të udhëtojnë me autobus apo mjete tjera transporti publik nga njëra anë e këtij rajoni në tjetrën pa paguar një cent.

Vazhdo leximin...

Rinia Europiane në papunësi afatgjatë - Sfidat e një krize të trashëguar

youth-employment-bigNjë dekadë pas krizës financiare, Europa është orientuar drejt rrugës së qëndrueshme të rimëkëmbjes, me ekonomi në rritje dhe përmirësime të fuqishme në pjesëmarrjen e tregut të punës në të gjitha Shtetet Anëtare. Megjithatë, ndërlikimet afatgjata pas krizës rëndojnë ende mbi të rinjtë më të pafavorizuar të Europës.
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë rritje të qëndrueshme në shkallën e punësimit dhe një ulje të normave të papunësisë për të gjitha grupmoshat.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1