E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Diferenca mes pagave minimale në BE

paga minimale beMe fillimin e këtij viti Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian (Eurostat) nxori statistikat mbi pagat minimale të çdo vendi anëtar të Bashkimit Europian. Sipas këtyre të dhënave, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë konfirmuar pagat e tyre minimale; ndërsa pjesa tjetër, ku përfshihen Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një shifër ekzakte mbi pagën minimale. 22 vendet të cilat tashmë e kanë deklaruar një shifër të tillë, Eurostat i ka ndarë në tre grupime kryesore mbi nivelin minimal të pagës.

Vazhdo leximin...

Komisioni Europian propozon rregulla më të forta në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale

computers-amateur-junk email-spam-scam-internet-bstn761 lowÇdo ditë me qindra dhe mijëra mesazhe dërgohen nga secili prej nesh nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale. Por a jemi të vetëdijshëm ne se duke vepruar në këtë mënyrë po japim të dhënat tona personale? Për të bërë një veprim të thjeshtë, si hapja e një adrese emaili apo e një faqeje personale në nje rrjet social, duhet të japim adresen tonë të emailit apo numrin tonë personal, pra me pak fjalë ne po heqim dorë nga një e drejtë pa u interesuar më përpara nëse ne jemi të mbrojtur dhe në rast se jo, a duhet të jemi.

Vazhdo leximin...

Brezi i varur: gjysma e të rinjve europianë jetojnë me prindërit

GrafikRaporti i fundit i OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) rendit të rinjtë europianë si më të predispozuar për të jetuar me prindërit, një fenomen tashmë në rritje. Shkëputja nga jetesa me prindërit është një hap i rëndësishëm në rrugën e tyre drejt madhorisë, sikurse është bashkëjetesa, martesa ose patja e fëmijëve. Të dhënat e reja tregojnë se pothuajse gjysma e të rinjve europianë jetojnë me prindërit - një nivel rekord varësie që është shqetësues për implikimet sociale dhe demografike për kontinentin.

Vazhdo leximin...

BE-ja ratifikon Marrëveshjen e Parisit

tackling-climate-changeParlamenti Europian miratoi më 4 tetor 2016 Marrëveshjen e Parisit mbi Ndryshimet Klimaterike, duke iu përgjigjur thirrjes së disa ditëve më parë të Këshillit për të përshpejtuar procesin e ratifikimit të saj. BE-ja e ka konsideruar gjithmonë veten e saj si pioniere në aksionin ndaj klimës, ndaj dhe është angazhuar për objektiva të ndryshme të detyrueshme, të tilla si strategjia klimatike e BE-së për vitin 2020, duke përfshirë një rritje prej 20% në energji të prodhuar nga burimet e rinovueshme, 20% më pak të emisioneve të gazrave serrë, dhe një rritje me 20% në efikasitetin e energjisë deri në vitin 2020.

Vazhdo leximin...

Natyra 2000

conservation2

Dita Botërore e Mbrojtjes së Natyrës festohet çdo vit më 28 korrik, pasi një mjedis i shëndetshëm është themeli për një shoqëri të qëndrueshme dhe produktive. Për të siguruar mirëqenien e brezave të sotëm dhe të ardhshëm, ne të gjithë duhet të marrin pjesë për të mbrojtur, ruajtur, dhe menaxhuar burimet tona natyrore në mënyrë të qëndrueshme.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1