E Mërkurë, 20 Nëntor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

6 rekomandime për Median në Europë

mediaSi mund të mbijetojë në Europë një media e pavarur? EuroActiv ka publikuar së fundmi 6 rekomandime për një strategji europiane më efektive për median.

Vazhdo leximin...

30% e bordeve të kompanive- Femra

femra n bordeVitin e kaluar Komisioni i BE-së diskutoi rreth masave për rritjen e pjesëmarrje së femrave në bordet e kompanive por nuk u arrit një qëndrim përfundimtar.

Koalicioni qeverisës gjerman, këtë muaj miratoi ligjin i cili parashikonte se 30% e këshillit mbikqyrës dhe drejtues në kompani duhet të jenë femra, duke filluar nga viti 2016. Masa të ngjashme janë marrë dhe në vende të tjera europiane si në Norvegji, Itali dhe Holandë.

Vazhdo leximin...

Anët më negative të secilit shtet europian

worst europeAustria: Shumica e duhanpirësve janë të rinj                      Për çfarëdo arsye, të rinjtë austriakë duket se mendojnë që pirja e duhanit është ende në modë, kështu që vazhdojnë të pinë cigare. Shumë cigare. Çdo ditë, 29,4% e austriakëve të moshës 15-24 tymosin duhan.

Belgjikë: Bllokimi më i keq i trafikut
Gjatë kohës që i jepni makinës në një qytet belg, mund të hani një duzinë waffles. Sipas statistikave dy qyteteve me trafik të rënduar në botë janë Brukseli dhe Antwerp(qytete belge)

Vazhdo leximin...

Gjermania: Vendi më i preferuar në botë

gjermani on the topRezultatet e anketës nga 20 vende tregojnë se Gjermania është kampion botëror i imazhit. Anketa intervistoi mbi 20.000 njerëz në 20 vende për perceptimet e tyre mbi 50 vende të zhvilluara e në zhvillim. Anholt-GfK Nations Brand Index mat imazhin e vendeve duke konsideruar eksportet, qeverisjen, kulturën, njerëzit, turizmin, imigracionin dhe investimet. Intervistat janë realizuar online me persona mbi 18 vjeç.

Të parët në listë:

Vazhdo leximin...

Vendet europiane dominojnë në renditjen e prosperitetit global

norwayNorvegjia është quajtur vendin më i begatë në botë për të gjashtin vit radhazi në renditjen për prosperitet global, i cili liston vendet nga mënyra se si ata operojnë në fusha të tilla si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe liria. 

Shtetet europiane dominojnë 30 vendet e para në krye të Renditjes për Prosperitet, ndërsa Britania e Madhe ka kapërcyer tre vende në renditjen e vitit të kaluar dhe konsiderohet vendi më i begatë i të gjitha vendeve të mëdha të BE-së për vitin 2014. Është vendosur mbi Gjermaninë në vendin e 14- të dhe mbi Francën në vendin e 21- të.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1