E Hënë, 17 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Google takime nëpër Europë për të drejtat e privatësisë

google headquarters. mountanview 2010Pas vendimit të gjykatës që përforcoi  "të drejtën për t'u harruar" të europianëve, një panel i emëruar nga motori i kërkimit Google, do të mbajë të parin seri takimesh për të diskutuar ekuilibrin mes privatësisë dhe rrjedhjes së lirë të informacionit. Gjigandi i Internetit (Google) lufton me mijëra kërkesa në muaj për të hequr nga rezultatet e tij të kërkimit çdo gjë, që nga precedentët e rëndë penalë, fotot e  turpshme, rastet e ngacmimit online dhe historitë negative të shtypit. Nga mesi i korrikut, Google, i cili përmban më shumë se 80% të tregut të kërkimit të Europës, tha se kishte marrë më shumë se 90,000 kërkesa dhe  ka pranuar më shumë se gjysmat duke qenë se Gjykata e Lartë e Bashkimit Europian vendosi që ata duhet të hiqnin rezultatet nëse informacioni ishte "i papërshtatshëm e i parëndësishëm".

Vazhdo leximin...

“Werbetrügt, der fliegt": kush mashtron, fluturon

 
G-WelfareFraudGjermania ka shpallur planet për të dëbuar qytetarët e ardhur nga vende të tjera të BE-së, të cilët  gënjejnë me qëllim përfitimin e asistencës sociale, si pjesë e një operacioni të quajtur “Turizëm me Përfitime".

Qeveria e Angela Merkel dëshiron të dëbojë emigrantët që gënjejnë ose përdorin mjete mashtruese për të kërkuar përfitime në Gjermani, dhe të bllokojë shkelësit më të rëndë të rihyjnë në vend deri në pesë vjet. Ligji i ri gjerman i propozuar, i cili do të mund të hyjë në fuqi sa më shpejt që vitin e ardhshëm, është promovuar nën moton "werbetrügt, der fliegt": kush mashtron, fluturon.

Vazhdo leximin...

Infografikë- Ku shkojnë mendjet europiane?

Rritje apo humbje: Sa profesionistë kanë lëvizur në Europë në dhjetë vitet e fundit? Cilat janë vendet që tërheqin punëtorë të kualifikuar, cilat vende vuajnë nga largimi i njerëzve profesionistë drejt një vendi tjetër? Le të shohim shifrat.

harta braingain

Vazhdo leximin...

Mungesa e femrave nuk është më një problem për Komisionin e ri

women commisionTani është pothuajse e sigurtë se Presidenti i sapozgjedhur i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të marrë mbështetje nga Parlamenti Europian sepse ai ka siguruar pjesëmarrjen e nëntë femrave në ekipin e tij - i njëjti numër si ai i Komisionit aktual të Barroso-s. Tre prej tyre do të jenë zëvendëset e tij.
Sipas një organograme të zbuluar siguruar nga EurActiv ,ekipi i Juncker duhet të plotësojë kërkesat e ekuilibrave gjinorë që vijnë nga Parlamenti Europian.
Dokumenti është qartazi një version jo përfundimtar dhe subjekt për t’u ndryshuar. Juncker aktualisht është duke përfunduar një seri intervistash ballë-për ballë me 27 komisionerët e caktuar në detyrë dhe pritet që të shpallë listën e tij në fillim të javës së ardhshme.
Italia - Federica Mogherini – Zëvendës Presidente, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë (S & D);

Vazhdo leximin...

Ministrja gjermane bën thirrje për një 'ligj anti-stres"

work stressSë shpejti do të mund të jetë e paligjshme për shefin tuaj t’ju telefonojë ose t’ju dërgojë një e-mail jashtë orarit të punës - në qoftë se ju jetoni në Gjermani.
Andrea Nahles, Ministrja e Punësimit, ka autorizuar hartimin e një raporti zyrtar për zbatueshmërinë e një "ligji anti-stres". Nivelet e stresit në Gjermani janë rritur vitet e fundit, dhe kjo gjë ka bërë që smartphone-at të shihen si fajtorët kryesorë të cilët i bëjnë njerëzit të jenë në kontakt të vazhdueshëm me punën.
"Ka një lidhje të drejtë të pamohueshme ndërmjet të qenit vazhdimisht i disponueshëm dhe rritjes së sëmundjeve mendore," tha zonja Nahles për gazetën Rheinische Post.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

10 - 13 shkurt - Mbahet Sesioni Plenar i Parlamentit Europian, ku do të diskutohet rreth propozimeve të Komisionit Europian për metodologjinë e zgjerimit; mbi krijimin e një partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut
11 shkurt –
Mblidhet Kolegji i Komisionerëve i Komisionit Europian
11- 13 shkurt –
Zhvillohet Seanca Plenare e Komiteti të Rajoneve e cila do të jetë seanca e parë e mandatit të ri
13 shkurt –
Këshilli i Shëndetit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i Këshillit të BE mblidhet për të miratuar konkluzione në lidhje me Coronavirus

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1