E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Programi ERASMUS thyen rekordet

 

erasmus

•    Programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus ka financuar 270 mijë studentë gjatë vitit akademik 2012/2013
•    Komisionerja e Arsimit, Kulturës dhe Rinisë Androulla Vassiliou u shpreh se ky rekord flet qartë për popullaritetin që ka ky program
•    Sipas statistikave, fondi mesatar Erasmus që mbulon një pjesë të jetesës dhe udhëtimit është 272 € në muaj, duke u rritur me 9% nga vjet
•    Që nga themelimi i tij më 1987, Erasmus është bërë pjesë e pandashme e politikave të BE-së dhe ka financuar 3 milin studentë. Ky program tanimë ka zgjeruar fushat e financimit duke përfshirë financimet për vende pune dhe trajnimet pedagogjike.

Vazhdo leximin...

Çfarë dinë të bëjnë 15 vjeçarët? Gjetjet e studimit PISA

cfare dijne te rinjteÇfarë është e rëndësishme që qytetarët të dinë dhe të jenë në gjendje të bëjnë? Kjo është pyetja në themel të studimit vjetor, të njohur si Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studentëve. PISA vlerëson shkallën në të cilën nxënësit 15 -vjeçarë kanë fituar njohuri të rëndësishme dhe aftësitë që janë të domosdoshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëritë moderne. Vlerësimi , i cili përqendrohet në lexim, matematikë, shkenca dhe zgjidhja e problemeve, nuk ka vetëm për qëllim të konstatojë nëse nxënësit mund të riprodhojnë atë që ata kanë mësuar, por gjithashtu shqyrton se sa mirë ata mund të aplikojnë atë njohuri në mjedise të panjohura, si brenda dhe jashtë shkollës.

Vazhdo leximin...

Pak diskutohet me adoleshentët për rreziqet e përdorimit pa kriter të alkoolit

pak diskutohet me adoleshentet mbi alkoolinNjë sondazh i bërë nga Ipsos, (për llogari të Anhauser – Busch InBev), tregon qartë se edhe pse më shumë se 90% e prindërve të anketuar nga 11 shtete të globit e pranojnë që është mjaft e rëndësishme të bisedohet me fëmijët (nga mosha 5 – 17 vjeç) rreth pirjes që alkoolit, vetëm një pjesë e vogël e tyre e kanë prekur këtë temë. Diferenca ndërmjet numrit të prindërve që pranuan që ishte e rëndësishme dhe të atyre që tashmë kanë diskutuar për rreziqet e alkoolit është 10%.

Vazhdo leximin...

Një perspektivë latino-amerikano për transportin publik të BE-së

nje perspektive latino amerikane e transportit publikUnioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor (UNTR) synon që ta dyfishojë numrin e personave që përdorin transportin publik, duke e bërë atë një ndër prioritetet kryesore e BE-së nga viti 2025.

Për këtë arsye, lobet e transportit do t’i kërkojnë politikanëve europianë një riorganizim të sistemeve të transportit publik të kontinentit të vjetër, duke marrë si model transportin urban publik të qytetit të Bogotas në Kolumbi.

Vazhdo leximin...

Racizëm në tregun belg të punës

racizem ne tregun belg te punesNjë raport monitorues socio-ekonomik i përgatitur nga Qendra Belge e Mundësive të Barabarta dhe Luftës ndaj Racizmit konfirmon hipotezën se njerëzit me origjinë të huaj kanë vështirësi të panumërta për të hyrë në tregun belg të punës. Sipas studimit ekzistojnë dy tregje paralele ne vend, mes të cilave është e pamundur të kalohet. Nga njëra anë janë punët e mirë-paguara që janë kryesisht në zotërim të njerëzve të bardhë në të tridhjetat dhe me një emër flamand. Nga ana tjetër po zhvillohet një treg pune dytësor me punët e paguara më pak, të cilat janë kryesisht punë të pjesshme dhe kanë kontrata fleksibël. Këto punë performohen më së shumti nga emigrantë, e mbi të gjitha me ngjyrë lëkure të errët.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1