E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Zëri i të rinjve europian mbi ndryshimet politike kombëtare dhe europiane

youth euPër një gjeneratë, nxitja e të rinjve për të votuar ka turbulluar dhe shqetësuar politikanët në Europë. Politikëbërësit e BE-së, të shqetësuar nga pjesëmarrja e ulët në përgjithësi, po kërkojnë për eliksirin apo “ilaçin magjik” e të rinjve, të shqetësuar se zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm (2019) mund të rezultojnë në zgjedhjen e më shumë deputetëve euroskeptikë se kurrë, në një pjesëmarrje tjetër të ulët të votuesve. Akoma më shqetësuese për BE-në konsiderohet pjesa që votuesit e rinj priren të qëndrojnë në shtëpi, ku nga ana tjetër janë të rinjtë ata që janë më pro-europianë.

Vazhdo leximin...

Propozimi i Komisionit Europian për përmirësimin e standardeve të ujit të pijshëm

eu new drinking water legislation image

Siç është nënshkruar në Samitin e Göteborgut, e drejta për akses në shërbimet sa më cilësore te ujit konsiderohet si një nga parimet e Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale. Propozimi i ri , i prezantuar më 1 shkurt 2018, synon të sigurojë informata më të detajuara dhe lehtësisht të qasshme për qytetarët mbi çështjen e konsumit të ujit, koston e strukturave dhe çmimin për litër.

Vazhdo leximin...

Vizioni i të rinjve për të ardhmen e Europës

vizioni i te rinjveTë rinjtë europianë kanë nevojë për iniciativa dhe zgjidhje afatgjata për sa i përket të ardhmes së tyre. Sipas Anna Widegren, Sekretare e Përgjithshme e Forumit Europian, të rinjtë kanë potencialin për të qenë forca drejtuese e së ardhmes. Për këtë arsye ata duhet të përfshihen në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.
Ata kanë sugjeruar 10 zgjidhje për ta bërë Europën një vend më të mirë për të gjithë.

Vazhdo leximin...

Route 28 – Të vizitosh shtetet e Europës pa lëvizur nga vendi yt

route 28Route 28 është një nismë ku prej 2 vitesh qytetarët europian në Ditën e Europës mund ta përjetojnë Europën në qytetin e tyre. Ideja dhe iniciativa e Route 28 vjen nga Katharina Moser, themeluese e MOSAIC dhe Stefan Apfl. Ai nuk është një projekt i BE-së, por një nismë europiane që synon të përcjellë një frymë pozitive. E frymëzuar nga Route 66 që çdo vit organizohet në Amerikë, Route 28 kërkon tu japë mundësi qytetarëve europianë që të paktën në një ditë të vetme të "udhëtojnë" së bashku dhe të njihen me shtetet e tjera europiane. Një udhëtim ku nuk duhet të shpenzosh ditë të tëra apo qindra kilometra për tu njohur me kulturën, mënyrën e jetesës, gjuhën, kulinarinë apo artin e një vendi, por mjafton një ditë e vetme duke vizituar rrugicat e qytetit ku jeton.

Vazhdo leximin...

Skandali i Volkswagen: A po i mbron BE qytetarët e saj nga dëmi i shkaktuar?

VolswagenVolkswagen, gjiganti i automobilizmit gjerman, është shpallur fajtor nga një gjykatë federale në Detroit më 10 mars, për mashtrim, shkelje të Aktit mbi Ndotjen e Ambjentit dhe thyerje të ligjeve mbi importin. Por Volkswagen akoma kundërshton vendimin për të kompensuar pronarët e automjeteve në Europë duke argumentuar se një “riparim teknik” mjafton për t’i bërë makinat në përputhje me standardet. Kjo çështje është sjellë në vëmendje dhe nga Komisioni Europian por asgjë nuk është bërë deri më tani.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1