E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë dëshirojnë fëmijët e të rinjtë për të tashmen dhe të ardhmen e Europës?

The Europe KIDS WANTNdërkohë që udhëheqësit europianë debatojnë për të ardhmen e Europës, UNICEF dhe Eurochild lançuan një sondazh online duke ftuar fëmijët dhe të rinjtë të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi Europën që ata duan. “Europe Kids Want” mblodhi përvojat personale të fëmijëve dhe të rinjve lidhur me jetën e tyre familjare, shkollën, shoqërinë dhe mendimet e tyre për të ardhmen e Europës. “Fëmijët dhe të rinjtë janë aktorët kryesorë në të ardhmen e Europës dhe jo vetëm sepse e ardhmja e tyre do të varet nga vendimet e sotme, por gjithashtu se përfshirja e tyre në vendimarrje vë në zbatim vlerat demokratike që mbështesin projektet Europiane , -shprehet Jana Hainsworth, Sekretarja e Përgjithshme e Eurochildren.

Vazhdo leximin...

Hijet e Grupit të Vishegradit (V4)

v4Grupi i Vishegradit (i përbërë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia), i njohur ndryshe dhe si V4, po lufton me imazhin e shkaktarit të problemeve të BE-së, të cilin e ka fituar sidomos gjatë krizës së refugjatëve që filloi në 2014. Gjatë vitit 2017, Sllovakia, dhe në një masë më të vogël edhe Çekia, ka nisur të dërgojë më shumë sinjale pozitive politike në BE, të ndryshme nga ato të Hungarisë dhe Polonisë, pasi Praga dhe Bratislava kërkojnë të shihen si anëtare konstruktive të Bashkimit Europian. Ndërkohë nga ana tjetër, Polonia dhe Hungaria kanë qenë gati të hyjnë në konflikte të reja me Brukselin dhe me disa nga shtetet anëtare.

Vazhdo leximin...

Përtej Erasmus - ku dhe pse udhëtojnë studentët europianë?

sondazheRreth 700 000 studentë europianë janë regjistruar në universitete jashtë vendeve të tyre të origjinës dhe nuk bëhet fjalë për një periudhë shkëmbimi, por për të gjithë kohëzgjatjen e kurseve të diplomimit të tyre ose të doktoraturës. Shteti që ka më shumë studentë të huaj është Mbretëria e Bashkuar, por edhe Austria, Zvicra dhe Danimarka tërheqin një numër të konsiderueshëm të studentëve ndërkombëtarë.

Vazhdo leximin...

Qytetarët e BE-së kërkojnë më tepër barazi sociale


shutterstock 446387371Barazia shoqërore shihet si një ndër prioritetet më të rëndësishme sot dhe gjithashtu si një mundësi thelbësore e ndërtimit të së ardhmes së Europës. Por sipas një sondazhi të kryer së fundmi, duket se në të vërtetë europianët janë kundër krijimit të një qeverie ekonomike të BE-së. Një eurobarometër i ‘veçantë’ në lidhje me të ardhmen e Europës i publikuar këto kohë, bën me dije se europianët janë ende më të shqetësuar në lidhje me pasojat e krizës ekonomike sesa për çfarëdo lloj krize tjetër.

Vazhdo leximin...

Popullsia në plakje – Sfidë për kontinentin Europian

plakja e popullsiseDuke qenë një ndër rajonet më të vjetra në planet, Europa aktualisht po përballet me një sfidë të madhe siç është ajo e popullsisë në plakje.
Studimi i fundit i Bankës Botërore sjell një analizë të rreth 46 shteteve europiane, si ato perëndimore ashtu dhe ato të lindjes, sa i përket pozitës së tyre aktuale demografike duke vlerësuar kështu performancën e politikave të tyre në tri fusha kryesore përfshirë këtu dhe moshën e popullsisë në vendet e tyre.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1