E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Raporti i BE-së për Rininë 2015: Sfidat e të rinjve me mbikualifikimin dhe papunësinë

rinia studimKomisioni Europian, më 15 shtator 2015, prezantoi Raportin e BE-së mbi Rininë për vitin 2015, i cili paraqet një tablo mjaft të qartë të situatës së 90 milion të rinjve europian dhe të masave dhe politikave të ndërmarra nga BE dhe shtetet anëtare për zhvillimin, edukimin dhe punësimin e tyre. Raporti i ndarë në gjashtë kapituj të cilët përfshijnë karakteristikat demografike dhe edukimin, punësimin, përfshirjen sociale, shëndetin si dhe angazhimin politik apo aktivitetet vullnetare, analizon gjendjen për periudhën 2013-2015, vështirësitë, sfidat si dhe prioritetet për të ardhmen.

Të dhënat e dala nga ky raport tregojnë se brezi i të rinjve sot është më i arsimuar sesa brezat paraardhës, edhe pse numri i të papunëve të moshës 15-29 vjeç është 8.7 milion, dhe 13.7 milion të rinj futen në grupin NEET, (persona që nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as në trajnime). Papunësia për të rinjtë të lindur nga prindër emigrantë, është 50% më e lartë në krahasim me nivelin e papunësisë te të rinjtë e tjerë në BE. Gjithashtu ka një lidhje pozitive ndërmjet papunësisë dhe mosangazhimit në çështje shoqërore apo politike, ku specifikisht grupi NEET ka shumë pak besim në institucionet shtetërore dhe përfshihet më pak në aktivitete sociale, kulturore, vullnetarizëm apo në votime. Gjithsesi për sa i përket internetit dhe rrjeteve sociale, të rinjtë europianë janë mjaft aktivë.

Por papunësia nuk është i vetmi problem i të rinjve. Edhe midis atyre që sot kanë një punë, sipas një studimi nga STYLE (the Strategic Transitions for Youth Labor in Europe) ka nxjerrë se 1/3 e të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç janë të mbikualifikuar për punën që ata bëjnë, ku shumë prej tyre dinë më shumë se dy gjuhë dhe kanë arritur nivele të larta të edukimit, por që punojnë në punë të paguara pak, vetëm për të shmangur papunësinë. Nivelin më të lartë të të rinjve të mbi-arsimuar e ka Irlanda me 33%, ndjekur nga Qipro (31%) dhe Spanja (30%). Arsye e këtij niveli të lartë të edukimit sipas studiuesve mund të lidhet me kërkesën e ulët për punë në disa fusha kryesore si shkencat shoqërore, artet dhe historia. Nëse nuk ndërmerret një aksion për të ndryshuar situatën, e ardhmja duket e zymtë për këta të rinj, të cilët do të detyrohen të punojnë por do të vlerësohen më pak se niveli i tyre i arsimit dhe kualifikimit, duke shkaktuar ulje të kënaqësisë në punë dhe motivimit dhe prirje për të ndryshuar më shpesh punët.

Gjithsesi për Komisioneren Europiane për Punësimin, Çështjet Sociale, Aftësitë dhe Lëvizshmërinë në Punë, znj. Marianne Thyssen këto të dhëna nuk duhet t’i dekurajojnë të rinjtë për të marrë një arsimim më të lartë, sipas saj një nivel i mirë edukimi dhe aftësitë e duhura janë siguria më e mirë kundër papunësisë. Raporti paraqet dhe punën e përbashkët ndërmjet Komisionit dhe Vendeve Anëtare për vitet 2013-2015 për të përmirësuar punësimin e të rinjve, integrimin në tregun e punës por dhe në çështjen shoqërore dhe politike. Mbështetja e BE-së për të rinjtë vjen me disa projekte si ERASMUS + apo Fondi Social Europian si dhe Nisma për Punësimin e të Rinjve, instrumente që përdoren për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përfshirjes së të rinjve, në kuadër të agjendës për punësim, rritje dhe investim dhe Strategjisë Europa 2020. Bashkëpunimi në të ardhmen mes vendeve të BE-së përfshin vitet 2016-2018, ku do të paraqitet një marrëveshje e re që ka si prioritet përfshirjen e të rinjve sidomos të NEET dhe atyre me prejardhje nga familje emigrante, ulje e margjinalizimit dhe pabarazive, lehtësira për tu bërë pjesë e tregut të punës dhe rritja e mundësisë për t’u punësuar duke zhvilluar aftësitë e nevojshme, vullnetarizmin, edukimin qytetar, si dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen dhe debatin publik.
                                                                                                                 Stafi i Eurospeak, shtator 2015

 

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1