E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rishpërndarja e refugjatëve sirianë

refugjatetRivendosja e 10% të refugjatëve sirianë ka qenë tema kryesore e diskutuar gjatë Konferencës së Gjenevës, mbajtur më 30 mars 2016. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi organizoi një takim të niveleve të larta me qëllim që shtetet pjesëmarrëse të pranojnë përgjegjësitë globale për refugjatët sirianë. Oxfam u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse që tu ofrojnë refugjatëve një strehë të sigurt apo qoftë dhe forma të tjera humanitare për të paktën 10 % të refugjatëve që afërsisht deri në fund të vitit 2016 është 481 220 persona.

 

e duhura i hope oxfam charter megiNë mars 2016 u bënë 6 vjet që Siria është në krizë, e pavarësisht zhvillimit të negociatave të fundit politike vazhdojnë sulmet ndaj civilëve, shkollave e spitaleve. Kjo gjendje e rënduar ka bërë që 4.8 milion sirianë të regjistrohen si refugjatë, e që nga 2014 afërsisht 7 500 persona kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Mesdheun. Duke marrë shkak nga kjo gjendje, Oxfam organizoi këtë konferencë duke theksuar nevojën emergjente për ndryshime. Sipas përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje sepse ata njerëz po largohen nga vendet e tyre për arsye të luftës. Kjo zhvendosje nuk mund të përdoret si një mjet negociimi në marrëveshje politike, pasi këto shtete po u ofrojnë një strehë, dhe jo të menaxhojnë migrimin apo të justifikojnë politikat e azilit.

Afërsisht 5 milion sirianë janë të regjistruar në vendet fqinje të Sirisë si në Turqi, Libi dhe Jordani. Pavarësisht ndihmave dhe mikpritjes, në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë ndodhen 44 000 sirianë që jetojnëvetëm me ndihmat humanitare, ndërkohë dhe në kufirin turk ndodhen 30 000 sirianë. Në konferencën e donatorëve në Londër, e cila u mbajt në muajin shkurt është premtuar mikpritje për refugjatët, e specifikisht oferta për punë, ndihma dhe lehtësira të tjera. Nevojat e këtyre refugjatëve nuk do të plotësohen të gjitha sepse sa vjen e më shumë numri i tyre do të rritet. Pavarësisht thirrjeve dhe premtimeve të presidentit të SHBA, Barack Obama që për periudhën tetor 2015 – shtator 2016 do të priten vetëm 10 000 refugjatë, deri në këto momente vetëm 1 000 sirianë kanë mundur të shkojnë. Qeveria e Britanisë se Madhe ka ofruar pritjen e 20 000 refugjatëve deri në 2020. Në qoftë se bëjmë një llogaritje: 69 qytete të Britanisë mund të presin 60 refugjatë në vit. Gjermania dhe Kanadaja të dyja kanë treguar se ku ka vullnet politik ka një mënyre më të mirë për t’u ofruar refugjatëve rivendosje dhe kjo duket në pranimin e 26 000 prej tyre për një kohë të shkurtër.

Duke u siguruar për rreziqet, del problemi i zhvendosjes së refugjatëve të paregjistruar duke përfshirë dhe ata qw vijnë nga Palestina. Refugjatët që nuk janë të regjistruar në organizata si për shembull UNHCR nuk do të thotë qe janë të rrezikshëm, por refugjatët që janë të regjistruar në UNHCR do të mund të udhëtojnë më lehtë apo dhe të transferohen për në vende të tjera. Për shembull shumë refugjatë nga Libia apo vende të tjera nuk munden të regjistrohen si rezultat i mbarimit të afatit nga UNHCR që ishte deri në 5 janar 2016. Te paktën 60 000 refugjatë palestinezë janë regjistruar nga Siria. Refugjatët palestinezë qe rrinë në Siri janë ndaluar për të mos hyrë në Jordani që prej janarit të 2013, gjithashtu dhe në Libi ata janë përballur me kufizime për të hyrë. Kampet ku ata janë strehuar momentalisht janë të mbipopulluara.

Një pikë tjetër që u diskutua në takim ishte që zhvendosja e refugjatëve s’duhet të bëhet në mënyrë politike të manipuluar. Rrugët ligjore për të kërkuar mbrojtje jashtë Sirisë në rajon janë të kufizuara. Marrëveshja e fundit e Turqisë me BE nuk e respekton frymën e së drejtës ndërkombëtare, duke i trajtuar qeniet njerëzore si tregti apo koncesione politike.

Kërkesa e Oxfam për vendet e tjera është qe të vendosen rrugë të sigurta dhe ligjore për pranimin e këtyre refugjatëve, programet për bashkimin e familjeve që mund të jenë të ndara, sponsorizim apo edhe bursa akademike për të rinjtë. Gjithashtu, vendet që ishin pjesëmarrëse në konferencë duhet të shikonin si mundësi për t’u ofruar refugjatëve të njëjtin projekt pilot si Brazili për ofrimin e vizave humanitare ku njerëzit do e kenë me të lehte për të kërkuar azil në ambasadat përkatëse në vendet e tyre, pa pasur nevojë të rrezikojnë jetën e tyre duke udhëtuar në mënyra të rrezikshme.
                                                                                                                                     Oxfam, prill 2016

 

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1