E Hënë, 25 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Qytetarët e BE-së kërkojnë më tepër barazi sociale


shutterstock 446387371Barazia shoqërore shihet si një ndër prioritetet më të rëndësishme sot dhe gjithashtu si një mundësi thelbësore e ndërtimit të së ardhmes së Europës. Por sipas një sondazhi të kryer së fundmi, duket se në të vërtetë europianët janë kundër krijimit të një qeverie ekonomike të BE-së. Një eurobarometër i ‘veçantë’ në lidhje me të ardhmen e Europës i publikuar këto kohë, bën me dije se europianët janë ende më të shqetësuar në lidhje me pasojat e krizës ekonomike sesa për çfarëdo lloj krize tjetër.


Papunësia shihet ende si sfida kryesore për pothuajse gjysmën e europianëve (45%), e ndjekur më pas nga pabarazia sociale (36%). Ndërkohë, që çështjet e tilla si migracioni (36%), terrorizmi dhe siguria (31%) vijnë të tretat dhe të katërtat në listën e shqetësimeve për qytetarët evropianë. Në dritën e këtyre të dhënave, pjesa më e madhe e të anketuarve u shprehën se më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet barazisë sociale dhe solidaritetit (46%), në krahasim me tema të tjera të tilla si mbrojtja e mjedisit (31%) apo progresi dhe inovacioni (28%).

A ka akoma ndjeshmëri dhe interes ndaj çështjeve Europiane?

Europianët duken të jenë më pak entuziastë kur vjen puna për t’i dhënë një rol më të madh institucioneve të BE-së në menaxhimin e ekonomisë. Sipas rezultateve të sondazhit të kryer, vetëm 1 në 5 europianë është shprehur në favor se një qeveri ekonomike për BE-në do të jetë padyshim e dobishme për të ardhmen e Europës. Ndërsa në anën tjetër të medaljes, shumica e tyre, pra rreth 53% propozuan standardet e krahasueshme të jetesës në të gjithë BE-në, si më të dobishme për të ndërtuar të ardhmen e Europës.

Në fakt, duhet përmendur se edhe pse 68% e europianëve favorizojnë më shumë vendimmarrje në nivel europian për të stimuluar investimet dhe krijimin e vendeve të punës, qasja europiane duket të jetë më pozitive në fusha të tjera të tilla si lufta kundër terrorizmit (80%), promovimi i demokracisë dhe paqes (80%), apo mbrojtja e mjedisit (77%).

Qytetarët e vendeve Nordike dhe Austria janë më pak mbështetës ndaj një qasjeje europiane për investimet dhe krijimin e vendeve të punës. Ndërsa 67% e gjermanëve kanë mbështetur idenë e një Europe të angazhuar në rritjen e punësimit dhe investimeve në ekonomi. Ky rezultat është mjaft interesant pasi tejkalon dhe atë të vendeve si për shembull Polonia (65%) e cila në fund të fundit përfiton më shumë nga fondet e BE-së.
Po me ekonominë ç’do të bëhet?

Një tjetër sondazh i Eurobarometrit, i publikuar vetëm javën e kaluar, bëri me dije se europianët janë më pesimistë në lidhje me ekonomitë e tyre kombëtare sesa i përket situatës së tyre personale. Ndërsa 56% e të anketuarve gjykuan negativisht situatën ekonomike në vendet e tjera, 69% e tyre besojnë se gjendja financiare ku ata jetojnë është krejtësisht e mirë. Në të njëjtën kohë, 45% e të anketuarve konsiderojnë se ndikimi i krizës ekonomike në tregun e punës do të përkeqësohet edhe më tej në të ardhmen, ndërkohë që 42% e tyre janë shprehur se tashmë duket të ketë një pikë kthese për mirë.

Fatkeqësisht, duke u bazuar edhe në të dhënat e sondazhit të kryer përgjatë muajve të fundit të këtij viti, përshtypjet për të ardhmen duken të jenë mjaft pesimiste. Më shumë se gjysma e europianëve (56%) mendojnë se jeta për fëmijët e sotëm do të jetë më e vështirë se ajo e brezit të tyre.

Asnjë përshtypje pozitive në lidhje me BE-në?

Në fakt duket se shpresa nuk është shuar ende për BE-në, pasi ekziston edhe një shumicë tjetër në radhët e europianëve të cilët duket se ndajnë një pikëpamje pozitive të projektit Europian (69%), sidomos në përputhje me opinionet e tyre rreth Gjermanisë (70%) dhe Francës (69%). Për më tepër, një grup i madh me rreth 66%, pajtohen se BE-ja është një vend i stabilitetit në një botë të trazuar.

Duke pasur parasysh rritjen e opozitës në disa shtete anëtare të thellimit të BE-së, vendet si Franca mbështesin një Europë me dy shpejtësi të ndryshme në mënyrë që kryeqytetet më pro-BE-së mund të lëvizin përpara në këtë proces.

Megjithatë, europianët mbeten të ndarë lidhur me këtë zgjidhje. Ndërkohë që 47% e të anketuarve shprehen se vendet e BE-së në favor të intensifikimit të politikave të përbashkëta europiane në fusha kyçe duhet ta bëjnë këtë gjë pa pasur nevojë të presin për të tjerët, 41% nuk pajtohen kurrsesi me këtë mundësi.
                                                                                                                              EurActiv, dhjetor 2016

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1