E Hënë, 25 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Përtej Erasmus - ku dhe pse udhëtojnë studentët europianë?

sondazheRreth 700 000 studentë europianë janë regjistruar në universitete jashtë vendeve të tyre të origjinës dhe nuk bëhet fjalë për një periudhë shkëmbimi, por për të gjithë kohëzgjatjen e kurseve të diplomimit të tyre ose të doktoraturës. Shteti që ka më shumë studentë të huaj është Mbretëria e Bashkuar, por edhe Austria, Zvicra dhe Danimarka tërheqin një numër të konsiderueshëm të studentëve ndërkombëtarë.

Ndikimi pozitiv i mobilitetit të studentëve është pranuar dhe promovuar në Europë: studimi jashtë vendit nxit arsimin dhe edukimin, aftësitë gjuhësore, kontaktet ndër-kulturore dhe mundësitë e punësimit. Rëndësia e këtij fenomeni nënkuptohet, midis të tjerash, nga fakti se numri i studentëve që bëhen pjesë e programit Erasmus + është rreth 300 000 të tillë çdo vit.

Natyrshëm lind pyetja nëse ekzistojnë barriera për studentët e ardhur nga “periferia”, pra vendet europiane që nuk janë në BE si ato të Europës Juglindore dhe të rajonit të Ballkanit?

Lidhur me Europën Juglindore është shqetësuese aspekti i lëvizshmërisë së studentëve, për shkak se rajoni është një sistem "i mbyllur", i karakterizuar kryesisht nga rrjedhat e brendshme rajonale. Studentët e këtyre vendeve, përfshirë dhe Shqipërinë priren të lëvizin shumë më tepër se mesatarja e BE-së, për shkak të numrit të kufizuar të universiteteve me standarde të lartë sa i përket cilësisë dhe efektivitetit të mësimdhënies në rajonin e tyre, por dhe faktorëve të tjerë financiarë dhe kulturorë. Sot këta studentë përbëjnë 1/3 e të gjithë studentëve europianë që studiojnë diku tjetër në Europë. Ndërsa në kuadër të BE-së studentët janë të lirë të regjistrohen në një vend tjetër dhe të marrin të njëjtin trajtim si studentët lokalë, për ata jashtë BE-së gjithçka është më e komplikuar: tarifa më të larta dhe më shumë burokraci. Mes atyre që vijnë nga shtetet anëtare të BE-së, vetëm 23 % qëndrojnë në rajon. Shifra gati dyfishohet (deri në 45 %) për ata që nuk janë shtetas të BE-së. Kur shohim fenomenin e kundërt, pra studentët nga pjesa tjetër e kontinentit që lëvizin drejt Europës Juglindore, përfituesit kryesorë janë shtetet anëtare të BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Greqia - ndërsa vendet e tjera,ato të Ballkanit dhe Turqia përpiqen të tërheqin studentët por pa rezultat.

Kështu Shqipëria ndërkohë që ka më shumë se 13 mijë studentë shqiptarë që studiojnë në Europë, dhe rreth 9 700 të tjerë që studiojnë në rajon, vetëm 902 studentë nga rajoni studiojnë në universitetet shqiptare, numër shumë i vogël në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit që dhe shkëmbimin kulturor e kanë më të thelluar si Serbia, Maqedonia apo Mali i Zi, për shkak dhe të lidhjeve historike apo gjuhësore.

Si realizohen këto shkëmbime në rajonin e Ballkanit?

Shkëmbimet shpesh bëhen në bazë të gjendjes së marrëdhënieve në zonë, me marrëveshje dypalëshe që garantojnë fonde dhe vende për fqinjët e huaj. Për shembull, shumë studentë serbo-boshnjakë lëvizin në Serbi, ku numërohen mbi 5700 të tillë. Mobiliteti dhe shkëmbimet rajonale shihen si një mënyrë për të krijuar pajtueshmëri, për të kapërcyer pengesat dhe për të inkurajuar kontakte dhe mundësi të ndërsjella. Objektivat e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), krijuar në kuadrin e procesit të Berlinit, shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Por, bazuar në statistikat dhe studimet e realizuara deri më sot, mund të themi se lëvizshmëria e studentëve në rajon mbetet deri tani një mundësi gjysmë e zhvilluar, kjo dhe për shkak të elementeve gjuhësore dhe financiare të lidhura me gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe në zonë, duke kufizuar potencialin e shkëmbimit kulturor. Iniciativat si programet e mobilitetit në makro-rajonin Adriatik-Jon dhe RYCO, që përcakton lëvizshmërinë e studentëve si një nga prioritetet e tyre, përpiqen të kapërcejnë këto pengesa. Zgjerimi i programit Erasmus + në rajonin e Ballkanit është një sinjal tjetër pozitiv, për të krijuar një gjendje të barabartë midis studentëve të rajonit me kolegët e tyre që vijnë nga BE-ja.

                                                                  EUObserver & The European Data Journalism Network, nëntor 2017

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1