E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ndikimi i Covid-19 në Shqipëri dhe BE – perceptimet e qytetarëve shqiptarë

Foto ESNë kuadër të Ditës së Europës 2020, Lëvizja Europiane në Shqipëri ka zhvilluar një pyetësor për të mbledhur këndvështrime mbi mënyrën sesi Bashkimi Europian perceptohet nga qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë pyetësor një theks të veçantë u është vënë zhvillimeve të fundit politike shkaktuar nga Covid-19 dhe reagimeve ndaj kësaj pandemie. Në një hark kohor prej dy javësh 84 persona kanë marrë pjesë në këtë hulumtim dhe pjesa më e madhe e tyre i përkasin qytetit të Tiranës, ndjekur nga Durrësi, dhe Shkodra.

Po ashtu shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Republikës kanë marrë pjesë në këtë pyetësor. Sa i përket nivelit të arsimimit të respondentëve rreth 83% janë me arsim universitar dhe rreth 16% me arsim pasuniversitar. Pyetësori përbëhet nga 21 pyetje me fokus në sfidat dhe çështjet më të rëndësishme me të cilat Demokracia në Europë dhe Shqipëri përballet sot.

Ajo çka vihet re nga përgjigjet është që koordinimi dhe menaxhimi i pandemisë nga Bashkimi Europian si entitet politik prej gati gjysmës së respondentëve është konsideruar si jo eficent. Në syrin e të intervistuarve Shtetet Anëtare të BE-së nuk kanë pasur në fokus një përgjigje të përbashkët ndaj pandemisë, por kanë vepruar individualisht. Por ndërkohë gati 40% e përgjigjeve të dhëna shprehen që ka pasur një koordinim mes Shteteve Anëtare, kjo në sensin që pjesa dërrmuese ka ndërmarrë veprime të ngjashme dhe pothuaj në të njëjtën kohë, duke e bërë kështu reagimin e tyre jo individual por të përbashkët. Po ashtu sa i përket menaxhimit financiar-ekonomik të krizës përgjigjet e dhëna kanë qenë të dyzuara, kjo si rrjedhojë e paqartësisë së situatës ende në momentin që flasim, dhe më së shumti pasi efektet ekonomike pavarësisht se janë të parat që dalin në pah, janë po ashtu më të vështirat për tu analizuar në thellësi e me qartësi. Nga përgjigjet e mbledhura një pjesë janë shprehur që ka qenë pikërisht moskoordinimi mes shteteve, faktor kryesor që ka ndikuar në keq-menaxhimin financiar dhe po ashtu mos-luftimi në kohë i pandemisë, gjë e cila do të reduktonte ndjeshëm dëmet ekonomike.

Një ndër pyetjet dhe gjetjet më interesante të këtij pyetësori lidhet me sferat që mund të jenë subjekt ristrukturimesh si rrjedhojë e Covid-19. Së pari, 76% janë përgjigjur që pandemia do të riformësojë procesin e politikëbërjes në BE, ndërkohë sferat që mendohet që kanë probabilitetin më të lartë për tu ristrukturuar janë: sistemi i kujdesit shëndetësor me 75% të përgjigjeve; skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 51%; lëvizja e lirë; marrëdhëniet e punës; turizmi; edukimi; dhe kujdesi për të moshuarit që kanë marrë përqindje të larta përgjigjesh. Interesante është gjetja që një pjesë e mirë e të intervistuarve janë shprehur që një ndër sferat që mund të ristrukturohet është dhe mënyra sesi shpenzohet koha e lirë, nisur kjo dhe nga situata e izolimit ku njerëzit ose ju rikthyen formave ‘të vjetra’ të të kaluarit kohën e lirë (lexime, filma) ose gjeneruan forma të reja të përshtatura për aktivitete brenda shtëpisë.

Ndërkohë impakti i Covid-19 në vendet europiane në aspektin e klimës është parë si shumë pozitiv, kjo nisur nga periudha e izolimit ku kufizimi i qarkullimit të automjeteve, ndalimi i prodhimit dhe emetimit të gazrave serë në atmosferë dhe po ashtu ulja e niveleve të ndotjes arriti nivele rekord. Aspekti i dytë që shihet që do të ketë dhe ndikimin më pozitiv pas pandemisë është sistemi shëndetësor, kjo pasi theksi dhe vëmendja në këtë periudhë është pikërisht në këtë sektor. Dhe si sfera që do pësojë ndikimin më të madh negativ konsiderohet punësimi, rrjedhojë kjo e krizës ekonomike që bashkëshoqëron krizën shëndetësore.

Identiteti europian është aspekti që më së shumti vlerësohet të jetë vënë në pikëpyetje prej krizës pandemike, ndjekur nga solidariteti. Arsyet e këtyre përgjigjeve mund të gjenden duke futur në lupën krahasimore disa pyetje të parashtruara më herët, dhe pikërisht fuqia e BE-së për të reaguar ndaj krizës si një entitet. Pamë që një pjesë e mirë konsiderojnë që BE-ja nuk arriti dot ti përgjigjej krizës si union, e pikërisht në këtë kuptim lexohet dhe lëkundja e një identiteti europian dhe solidaritetit, të konsideruara këto si parime themelore të bashkimit. Luhatja e tyre nënkupton luhatjen pikërisht dhe të bazës së BE-së.

Për të parë më qartë nivelin e njohurive të popullsisë rreth BE-së dhe mënyrës së veprimit e institucioneve dhe mekanizmave veprues kërkuam të na përgjigjeshin rreth RescEU si ndër mekanizmat themelorë lidhur me përgjigjet ndaj krizës. Gati 46% janë përgjigjur që nuk e njohin, ose nuk kanë dëgjuar për këtë mekanizëm, ndërkohë 51% janë shprehur që kanë dijeni. Dhe referuar pyetjes nëse ky mekanizëm e ka përmbushur apo jo funksionin/qëllimin e tij në rastin e krizës së shkaktuar prej Covid-19, 25% janë përgjigjur që po, dhe pjesa tjetër është përgjigjur që ose nuk ka funksionuar ose nuk arrijnë të vlerësojnë nëse ka funksionuar apo jo.

Ndërkohë për të pasur tablonë e plotë morëm, në shqyrtim dhe zhvillimet më të fundit të ndodhura në Shqipëri. Si çështja më në fokus e kësaj periudhe kemi kërkuar të dimë sesi vlerësohen masat e marra nga qeveria shqiptare për tu përballur me krizën. Prej gati 55% e personave që kanë marrë pjesë në këtë pyetësor masat e marra janë konsideruar të duhurat, në raport me gati 29% që i shohin këto masa si të tepruara dhe rreth 16% si të pamjaftueshme. Por ndërkohë këto shifra përmbysen kur shohim përgjigjet e dhëna nëse masat që janë duke u implementuar aktualisht për rikthimin në normalitet. Gati 46% e personave mendojnë që masat që po merren aktualisht janë të pamjaftueshme, 40% mendojnë që këto masa janë të duhurat, pra ka një rënie prej 15% nga pyetja paraardhëse, dhe vetëm 13% mendojnë që këto masa janë të tepruara.

Lidhur me ndikimin që kjo situatë ka pasur në një nga proceset më të rëndësishme me të cilat shoqëria shqiptare është e angazhuar ndër vite, pikërisht aderimin në BE, 32% e shohin që kriza e shkaktuar prej pandemisë ka pasur një ndikim ose negativ, ose shumë negativ. Ndërkohë pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave në fund të muajit mars vetëm 13% janë shprehur që kjo situatë mund të jetë pozitive në aspektin e negociatave. Pjesa tjetër janë përgjigjur që kjo nuk do të ketë asnjë ndikim në këtë proces.

Ndërkohë pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave Shqipërisë iu bë e qartë që duhet të adresojë disa prioritete për të ecur qëndrueshëm drejt Europës, e një ndër këto prioritete është pikërisht niveli i demokracisë dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kjo pyetje është shtruar në pyetësorin tonë nën dritën e masave të marra ndaj Covid-19. 52% janë shprehur që këto masa kanë pasur një ndikim shumë negativ në nivelin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke e përkeqësuar kësisoj klimën në vendin tonë. Vetëm 8% janë shprehur që këto masa kanë pasur një ndikim pozitiv, dhe pjesa tjetër është shprehur që nuk ka pasur ndikim.

Sa i përket ndihmave që i janë dhënë Shqipërisë për të përballuar krizën pandemike 32% janë shprehur që këto ndihma nuk kanë qenë të mjaftueshme në raport me 21% që thonë se këto ndihma kanë qenë të mjaftueshme. Dhe sa i përket vendeve që mendohet të kenë ndihmuar Shqipërinë pjesa më e madhe mendon së BE ka dhënë ndihma, pasuar nga ShBA, Kina, Gjermania dhe Turqia. Tabloja e këtyre përgjigjeve është e ngjashme me atë çka ndodhur me të vërtetë ku BE është angazhuar në dhënien si të ndihmave mjekësore ashtu dhe në ofrimin e asistencës financiare, Gjermania gjithashtu është angazhuar me ofrimin e 10,5 milion Eurove. SHBA përmes USAID/Albania ka ndihmuar Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, ndërkohë Turqia ka ndihmuar me pajisje mjekësore.

Anita Lushi, Stafi i EMA, gusht 2020

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1