E Hënë, 25 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rishpërndarja e refugjatëve sirianë

refugjatetRivendosja e 10% të refugjatëve sirianë ka qenë tema kryesore e diskutuar gjatë Konferencës së Gjenevës, mbajtur më 30 mars 2016. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi organizoi një takim të niveleve të larta me qëllim që shtetet pjesëmarrëse të pranojnë përgjegjësitë globale për refugjatët sirianë. Oxfam u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse që tu ofrojnë refugjatëve një strehë të sigurt apo qoftë dhe forma të tjera humanitare për të paktën 10 % të refugjatëve që afërsisht deri në fund të vitit 2016 është 481 220 persona.

Vazhdo leximin...

Raporti i BE-së për Rininë 2015: Sfidat e të rinjve me mbikualifikimin dhe papunësinë

rinia studimKomisioni Europian, më 15 shtator 2015, prezantoi Raportin e BE-së mbi Rininë për vitin 2015, i cili paraqet një tablo mjaft të qartë të situatës së 90 milion të rinjve europian dhe të masave dhe politikave të ndërmarra nga BE dhe shtetet anëtare për zhvillimin, edukimin dhe punësimin e tyre. Raporti i ndarë në gjashtë kapituj të cilët përfshijnë karakteristikat demografike dhe edukimin, punësimin, përfshirjen sociale, shëndetin si dhe angazhimin politik apo aktivitetet vullnetare, analizon gjendjen për periudhën 2013-2015, vështirësitë, sfidat si dhe prioritetet për të ardhmen.

Vazhdo leximin...

Pakënaqësi me situatën ekonomike dhe pesimizëm për të ardhmen

situata ekonomike perceptime

Sipas një studimi të fundit të Pew Research Center, ku janë studiuar më shumë se 40 shtete nga të gjitha kontinentet vihet re që pakënaqësisë ndaj kushteve aktuale ekonomike i shtohet dhe pesimizmi për të ardhmen për brezat e rinj. Europianët janë populli më i pakënaqur në lidhje me situatën financiare, ku rreth 70% e popullsisë në 6 shtetet europiane të marra në shqyrtim i vlerësojnë kushtet ekonomike mjaft të këqija. Këtë listë e kryesojnë italianët me 88%, francezët me 85% dhe ndiqen nga spanjollët 81%. Tjetër situatë shfaqet në Gjermani, ku 75% e popullsisë atje beson se ekonomia është në gjendje të mirë.

Vazhdo leximin...

Prirjet transatlantike 2013

Për më shumë se një dekadë, organizata German Marshall Fund ka studiuar në bazë vjetore prirjet transatlantike, duke realizuar një sondazhe kombëtare në SHBA dhe Europë. Ajo ka arritur të ofrojë një analizë të spikatur për opinionin publik nga të dy anët e Atlantikut mbi çështje si politika e jashtme, mbështeta ndaj NATO-s, sfidat ekonomike dhe rritjen e fuqive të tjera botërore.

Edhe për vitin 2013, studimi Prirjet Transatlantike paraqet një pamje komplekse të marrëdhënies së dy partnerëve - SHBA-së dhe Europës - dhe përgjigjes së tyre ndaj çështjeve globale si impakti i krizës ekonomike që tashmë zgjat prej më shumë se një dekade, shqetësimet për të ardhmen e revolucioneve politike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, programi bërthamor i Iranit, përgatitja e NATO-s për mbylljen graduale të misionit në Afganistan gjer në vitin 2014, dhe së fundmi, përshkallëzimi i luftës civile në Siri.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1