E Hënë, 25 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Hijet e Grupit të Vishegradit (V4)

v4Grupi i Vishegradit (i përbërë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia), i njohur ndryshe dhe si V4, po lufton me imazhin e shkaktarit të problemeve të BE-së, të cilin e ka fituar sidomos gjatë krizës së refugjatëve që filloi në 2014. Gjatë vitit 2017, Sllovakia, dhe në një masë më të vogël edhe Çekia, ka nisur të dërgojë më shumë sinjale pozitive politike në BE, të ndryshme nga ato të Hungarisë dhe Polonisë, pasi Praga dhe Bratislava kërkojnë të shihen si anëtare konstruktive të Bashkimit Europian. Ndërkohë nga ana tjetër, Polonia dhe Hungaria kanë qenë gati të hyjnë në konflikte të reja me Brukselin dhe me disa nga shtetet anëtare.

Vazhdo leximin...

Përtej Erasmus - ku dhe pse udhëtojnë studentët europianë?

sondazheRreth 700 000 studentë europianë janë regjistruar në universitete jashtë vendeve të tyre të origjinës dhe nuk bëhet fjalë për një periudhë shkëmbimi, por për të gjithë kohëzgjatjen e kurseve të diplomimit të tyre ose të doktoraturës. Shteti që ka më shumë studentë të huaj është Mbretëria e Bashkuar, por edhe Austria, Zvicra dhe Danimarka tërheqin një numër të konsiderueshëm të studentëve ndërkombëtarë.

Vazhdo leximin...

Qytetarët e BE-së kërkojnë më tepër barazi sociale


shutterstock 446387371Barazia shoqërore shihet si një ndër prioritetet më të rëndësishme sot dhe gjithashtu si një mundësi thelbësore e ndërtimit të së ardhmes së Europës. Por sipas një sondazhi të kryer së fundmi, duket se në të vërtetë europianët janë kundër krijimit të një qeverie ekonomike të BE-së. Një eurobarometër i ‘veçantë’ në lidhje me të ardhmen e Europës i publikuar këto kohë, bën me dije se europianët janë ende më të shqetësuar në lidhje me pasojat e krizës ekonomike sesa për çfarëdo lloj krize tjetër.

Vazhdo leximin...

Popullsia në plakje – Sfidë për kontinentin Europian

plakja e popullsiseDuke qenë një ndër rajonet më të vjetra në planet, Europa aktualisht po përballet me një sfidë të madhe siç është ajo e popullsisë në plakje.
Studimi i fundit i Bankës Botërore sjell një analizë të rreth 46 shteteve europiane, si ato perëndimore ashtu dhe ato të lindjes, sa i përket pozitës së tyre aktuale demografike duke vlerësuar kështu performancën e politikave të tyre në tri fusha kryesore përfshirë këtu dhe moshën e popullsisë në vendet e tyre.

Vazhdo leximin...

Liria e Medias në rënie

wpfd2016Sipas edicionit të fundit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, publikuar më 20 prill rezulton se ka patur një rënie të thellë dhe shqetësuese në respektimin e lirisë së mediave si në nivelin global dhe rajonal. Matja e nivelit të lirisë së medias realizohet mbi këto kritere: pluralizmi, pavarësia e medias, mjedisi i medias dhe vet-censura, kuadri ligjor, transparenca, infrastruktura dhe abuzimet. Indeksi është hartuar me anë të një pyetësori në 20 gjuhë që është kryer nga ekspertë në të gjithë botën. Analiza është kombinuar me të dhëna sasiore mbi abuzimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1