E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Zgjedhja e presidentit Joe Biden në SHBA dhe “entuziazmi” i liderëve në Europë!

elda foto USFitorja e kandidatit Biden u pa si një rifillim pas "epokës" së presidentit Trump. Kjo ngjarje solli jo pak shpresë në arenën ndërkombëtare. Më 20 janar 2021, Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë, me fitoren e kandidatit Biden, si president priten zhvillime si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Motoja por dhe sfida e presidentit të ri në planin kombëtar është realizimi i programit: "Ndërtimi i një vendi pas një krize të madhe".

Vazhdo leximin...

Lajmet e rreme dhe roli i medias në shpërndarjen e informacionit

fake news IliriLajmet e rreme dhe aftësia bashkë me lehtësinë për të përhapur të ashtuquajturat fakte alternative, është rritur ndjeshëm në shekullin që po jetojmë falë një shpërthimi të njëkohshëm të teknologjisë dhe mjeteve të komunikimit. Ashtu sikundër shkruan një autore: “në shekullin 21, aftësia për të përhapur ide dhe për të arritur një audiencë nuk është më e kufizuar nga qasja në infrastrukturë të shtrenjtë, të centralizuar transmetuese. Në vend të kësaj është e kufizuar nga aftësia e dikujt për të mbledhur dhe shpërndarë vëmendjen.

Vazhdo leximin...

Covid-19, një zile zgjimi për të pasur një sistem arsimor me standarde europiane

aida magjistariPandemia e COVID-19, solli shumë ndryshime në jetën tonë sociale dhe ekonomike. Ndryshoi shumë koncepte të së përditshmes, duke na familjarizuar edhe me situata, si: puna nga shtëpia apo shkolla nga shtëpia. Për sistemin tonë arsimor COVID-19 ishte një goditje e rrufeshme dhe e tillë duhej të ishte edhe përgjigjja në nivel institucional dhe familjar.

Vazhdo leximin...

Polemikat ndaj buxhetit të ri të BE - Katërshja Dorështrënguar vs Miqtë e Kohezionit

budget1Me krizën e shkaktuar nga Covid-19 tonet e diskutimit në zonën Europiane, lidhur me miratimin e buxhetit të përbashkët, janë ngritur. Debati për miratimin e paketës ekonomike, që synohet të sjellë jo vetëm rimëkëmbjen e ekonomisë europiane, por edhe stabilitetin kontinental, nuk është i ri. Që me shenjat e para të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga aleanca europiane nisën edhe dilemat mbi buxhetin e ri të BE-së. Mbretëria e Bashkuar mbante vendin e dytë si kontribuesi më i madh (neto) pas Gjermanisë. 

Vazhdo leximin...

Marrëveshja BE - Turqi: A do të ketë një krizë të re të refugjatëve?

the eu turkey refugee deal  enrico bertuccioliMarrëveshja e nënshkruar në vitin 2016, mes BE-së dhe Turqisë, sapo u rikthye në kujtesën jo vetëm të qeverive perëndimore, të cilat ishin “rehatuar”, por të të gjithë botës duke parë imazhet e vrazhda të refugjatëve në endje dhe përkeqësimin e situatës në kampet greke. Në këtë artikull do të jepet një pasqyrim mbi menaxhimin e refugjatëve, i cili është duke shfaqur një krizë dhe sfidë të re për të dyja palët kontraktuese.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1