E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Campaign Europe: Perspektiva mbi Zgjedhjet e Parlamentit Europian sipas këndvështrimit të Finlandës, Irlandës dhe Sllovenisë

finlandvote

Perspektiva mbi Zgjedhjet e Parlamentit Europian sipas këndvështrimit të Finlandës

Kur Finlanda u bashkua me BE-në në vitin 1995, pavarësisht pikëpamjeve të polarizuara kombëtare dhe të një referendumi disi të tendosur, vendimi i marrë u shoqërua me një ndjesi të përgjithshme entuziazmi për anëtarësimin e ri.  Ne donim të kishim një vend në të gjitha tavolinat europiane, të merrnim pjesë plotësisht dhe të jepnim kontributin tonë në projektin e përbashkët europian. Si rezultat, Finlanda u quajt "nxënësi i drejtë dhe i mirë" i klasës europiane.

Gjithashtu, Lëvizja Europiane në Finlandë u krijua një vit më parë në vitin 1994, fillimisht vetëm si një organizatë që bënte fushatë për votën "po". Si rezultat, zgjedhjet europiane dhe fushata vazhdojnë të kenë një rëndësi të veçantë për organizatën tonë. Megjithatë, pasi Finlanda u bë pjesë e BE-së, entuziazmi fillestar u venit shumë shpejt. Në vitet që pasuan, kishte vetëm pak njerëz të ngazëllyer realisht në lidhje me politikat e BE-së, dhe personalitetet e nxehta politike synonin interesat e tyre kryesisht te çështjet jo-europiane. Parlamenti Europian u konsiderua edhe si "qendër riciklimi" i politikanëve kombëtarë. Gjithashtu pjesëmarrja në votimet e zgjedhjeve europiane ka qenë disa herë më poshtë sesa në zgjedhjet presidenciale, kombëtare dhe lokale. Një titull në një gazetë lokale Satakunnan Kansa, në vitin 1999 kristalizoi frymën e injorancës dhe neglizhencës së kohës: "Edhe një mi në një tualet përbën më shumë lajm se zgjedhjet europiane".

Në vitet 2000 dhe me rritjen e një gjenerate të rinjsh, të cilët ishin lindur tashmë në BE dhe ishin mësuar me internacionalizëm, me programet e shkëmbimit të studentëve, etj., batica ngadalë filloi të kthehej përsëri. Në diskutimet kritike kombëtare mbi qëllimet dhe objektivat e anëtarësimit tonë në BE, po ashtu dhe mbi koston e përfitimet e matshme, u bënë fokus debati sërish. Megjithatë, në zgjedhjet europiane të vitit 2009, fushata u drejtua kryesisht në çështjet kombëtare. Por pati një kthesë të shpejtë : që nga rasti i Greqisë në fillim të vitit 2011 kur pati një rënie të financave publike dhe ekonomive në Europë, BE-ja ka hyrë në dhomat e ndenjes finlandeze në një mënyrë rrënjësisht të ndryshme. Edhe pas kritikave anti -europiane, ditët e injorancës dhe indiferencës mbaruan: pothuajse të gjithë në Finlandë, pavarësisht orientimit të tyre drejt Europës, tani e kuptojnë se çështjet e BE-së ndikojnë shumë në përditshmërinë dhe jetët e të gjithëve.

Tani, vetëm pak përpara Zgjedhjeve të Parlamentit Europian Maj 2014, ndjenja e përgjithshme është se këtë herë me të vërtetë do të jenë ndryshe ! Europa ka rëndësi, e në ndryshim nga vitet e mëparshme, disa ministra të kabinetit aktual qeveritar dhe figura të tjera politike më peshë po shfaqen si kandidatë në zgjedhjet e PE. Sipas sondazheve më të fundit, populli finlandez është i interesuar për zgjedhjet e BE-së si kurrë më parë,pasi 62 % e tyre shprehen se do të votojnë me siguri ose me shumë mundësi, ndërkohë që pjesëmarrja finlandeze në zgjedhjet e PE në 2009 ishte vetëm 40,3 %. Lëvizja Europiane në Finlandë, si në të gjitha zgjedhjet e mëparshme europiane, po bën fushatë në të gjithë vendin: këtë herë në 27 qytete në një muaj, me një kamion të madh plot me informacione të zgjedhjeve dhe kandidatëve të tetë partive të ndryshme. Pavarësisht rezultatit politik të zgjedhjeve, unë besoj se këto do të jenë më interesantet në historinë e BE-së deri më tani. Në të njëjtën kohë, për Lëvizjen Europiane në Finlandë si organizatë që bën fushatë, zgjedhjet e ardhshme mund të përfaqësojnë periudhën tonë më të mirë.

Punoi: Arto Aniluoto, Sekretari i Përgjithshëm, Lëvizja Europiane në Finlandë

*********************************************

Campaign Europe:Zgjedhjet europiane të vitit 2014 në Irlandë    

Zgjedhjet për Parlamentin Europian do të mbahen në Irlandë ditën e premte më 23 Maj 2014. Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë orëve 07:00-22:00 dhe të gjithë qytetarët e BE-së të regjistruar për të votuar në Irlandë do të kenë të drejtë të ushtrojnë ekskluzivitetin e tyre. Zgjedhjet europiane do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale të qarqeve dhe qyteteve në të gjithë Irlandën.
Irlanda në Parlamentin Europian

Në vitin 2009, Irlanda zgjodhi 12 deputetë nga katër zona elektorale. Ndryshe nga shumë vende të tjera të BE-së, deputetët irlandezë zgjidhen duke përdorur Sistemin e Përfaqësimit Proporcional me Votën e Vetme të Transferueshme (PRSTV) I vetmi shtet tjetër anëtar i BE-së që përdor këtë sistem është Malta.

Nga 12 deputetët e zgjedhur në vitin 2009, katër prej tyre janë nga Fine Gael, një parti e qendrës së djathtë, dhe pjesë e Grupit (EPP) Partia Popullore Europiane e Parlamentit Europian. Tre deputetët u zgjodhën nga Fianna Fail, një parti e qendrës e cila është pjesë e Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE), dhe e Partisë së Punës, e cila është pjesë e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve(S & D). Së fundi, është një deputet irlandez nga Partia Socialiste, i cili është pjesë e së Majtës së Bashkuar Europiane /Grupit të Majtës së Gjelbër Nordike (Gue / NGL) dhe një Deputet i Pavarur i cili gjithashtu është pjesë e Grupit ALDE.

Nga këto 12 deputetë të zgjedhur në vitin 2009, tre prej tyre dhanë dorëheqjen nga pozicionet përkatëse gjatë mandatit të tyre. Joe Higgins dhe Alan Kelly u zgjodhën në parlamentin irlandez (Dail Eireann) dhe Proinsias de Rossa doli në pension në vitin 2012.  Në prill të vitit 2013, Nessa Childers u largua nga  Partia e Punës dhe Grupi S & D. Ajo tani merr pjesë në Parlamentin Europian si anëtare e pavarur.

Pas ndarjes së pozicioneve të Parlamentit Europian nën dritën e pranimit të Kroacisë në BE, në muajin  maj Irlanda do të zgjedhë vetëm 11 deputetë. Së bashku me uljen e numrit të deputetëve irlandezë, ka pasur edhe një ndryshim të zonave zgjedhore. Ndërsa më parë Republika e Irlandës ishte e ndarë në katër zona elektorale të Parlamentit Europian, në Zgjedhjet Europiane të vitit 2014 11 deputetët do të zgjidhen nga tre zona. 10 nga 12 eurodeputetët e tanishëm kanë treguar se do të kontestojnë zgjedhjet e ardhshme europiane.

Shumica e kandidatëve irlandezë për zgjedhjet europiane të këtij viti,  tashmë janë përzgjedhur nga partitë politike në kongreset e tyre vjetore dhe konferencat. PPE e mbajti Kongresin e saj për zgjedhjet europiane të enjten më datë 6 dhe të premten më date 7 mars  në Dublin, ku Jean-Claude Juncker u zgjodh si kandidati për kryetar i Komisionit Europian.

Zgjedhjet europiane në Media

Për shkak të përdorimit të PRSTV (Sistemi i Përfaqësimit Proporcional me Votën e Vetme të Transferueshme) për zgjedhjen e deputetëve, pjesa më e madhe e fokusit të medias që merret me zgjedhjet europiane, deri më tani ka qenë tek kandidatët individualë, në vend të partive politike. Diskutimi është përqëndruar në natyrën e zgjedhjeve dhe në meritat individuale të kandidatëve. Siç u përmend më parë, zgjedhjet europiane do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, kështu që shumë vëzhgues presin që të ketë një lëkundje afatmesme kundër Qeverisë aktuale. Në kontekstin e zgjedhjeve, janë diskutuar disa çështje në mbarë Europën (të tilla si Garancia për Rininë dhe Politika e Përbashkët Bujqësore), edhe pse në një kontekst të lokalizuar. Si ndodh gjithmonë, pritet që çështjet kombëtare të dominojnë fushatat.

Në përgjithësi, pikëpamjet irlandeze për BE-në mbeten pozitive pavarësisht masave shtrënguese të viteve të fundit, të vendosura si rezultat i ndihmës në vitin 2010 nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Europiane (BQE) të BE-së. Një sondazh i opinionit i kryer nga Lëvizja Europiane në Irlandë vitin e kaluar tregoi se 86% e popullit irlandez kishte një opinion pozitiv për BE-së dhe se 83% e tyre mendonin se Irlanda kishte patur përfitime pozitive nga anëtarësimi. Megjithatë, ishte e dukshme se këto mendime pozitive ishin marrë nga grupmosha 45 -54 vjeç. Kjo mund t'i atribuohet faktit se shumë njerëz në këtë grupmoshë kanë ndjerë mbi supe barrën e rrënimit ekonomik, për shembull, në ruajtjen e hipotekave të tyre.
Lëvizja Europiane në Irlandë dhe Zgjedhjet europiane

Në prag të zgjedhjeve europiane, Lëvizja Europiane në Irlandë po zhvillon një numër projektesh mbështetëse dhe ndërgjegjësuese në të gjithë vendin duke përfshirë Deputeti im - Zëri im, i cili do t’i shohë të rinjtë të bashkuar në një video, që do t’i shfaqet kandidatëve në një seri debatesh zgjedhore rajonale. Lëvizja Europiane në Irlandë do të drejtojë gjithashtu simulimin e zgjedhjeve europiane në shkollat fillore dhe bashkëorganizimin e një numri fushatash ndërgjegjësuese online.

*********************************************

A ka shfaqur interes të mjaftueshëm fushata e zgjedhjeve parlamentare europiane në Slloveni ?

Në ndryshim me atë që ndodh në zgjedhjet kombëtare , kur është fjala për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, njerëzit nuk i konsiderojnë shumë të rëndësishme dhe rrjedhimisht nuk shfaqin shumë interes.  Pavarësisht se flitet vazhdimisht  për pasivitetin e qytetarëve, ekzistencës  dhe të  disa organizatave të vogla të drejtuara nga partitë pjesëmarrëse me synimin për  të fituar zgjedhjet, akoma nuk është arritur ndërgjegjësimi  i tyre.

Zëri i atyre që e kuptojnë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dominohet nga ato që nuk besojnë në ndershmërinë dhe drejtësinë e procesit zgjedhor.  Këto të fundit, të bindur se vota e tyre është e parëndësishme qëndrojnë në shtëpi dhe presin rezultatet finale. Kështu mbetet  vetëm një numër i vogël personash që marrin pjesë në votim dhe vendosin se kush do të përfaqësojë Slloveninë në Parlamentin Europian.
Ne jemi mësuar me faktin që e drejta e votës, është një e drejtë e jona dhe shpesh harrojmë luftën që është bërë për tu fituar kjo e drejtë. Votimi mund të krahasohet me një dhuratë të çuditshme martese , që ruhet për simbolikë në shtëpi, por që nuk përdoret kurrë.

Në vitin 2009, në Slloveni  1.669.755 persona  ishin të përfshirë në listat zgjedhore. Vetëm 482,136 prej tyre e ushtruan të drejtën e votës, përkthyer në përqindje pjesëmarrja konsistonte vetëm në  28.25%.  
Fushata e zgjedhjeve të fundit presidenciale në Slloveni (viti 2012) kushtoi  5,3 milionë euro. Për një institucion i cili nuk ka një pushtet të vërtetë , është një kosto shumë e lartë. Nëse bëjmë  një krahasim në mes të institucionit të presidentit të vendit dhe Parlamentit  Europian kuptojmë menjëherë mospropocionalitetin e rëndësisë së kushtuar, rrjedhimisht ne mund të pyesim veten a është i rëndësishëm  Parlamenti Europian dhe a mund të bëjmë ne pa të?  Faktikisht Parlamenti Europian është një institucion shumë i rëndësishëm, përfaqëson vullnetin e qytetarëve europian, kontrollon dhe ruan balancat në sistemin tonë ndaj dhe rëndësia e tij është mjaft evidente.

Megjithatë, atij  i mungon një nga funksionet më të rëndësishme që një  autoritet përfaqësues duhet  të ketë, funksioni i  plotë legjislativ. Nuk është i mjaftueshëm roli i tij si një bashkë-ligjvënës, ku ai gëzon të drejtën  për të votuar vetëm në lidhje me propozimet e dërguara nga Komisioni.  Ai duhet të gëzoj të drejtën për të paraqitur edhe propozimet  të  vetat. Kjo do të krijonte një  balancë në vendimmarrjen e Bashkimin Evropian ku vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve evropianë nuk është i kufizuar nga vullneti  i përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE.  

Ky fenomen ka lidhje me deficitin demokratik që ekziston momentalisht në Bashkimin Evropian. Parlamenti është i bazuar në rang shteti dhe  jo në rang  qytetarësh. Kjo në thelb i ndalon njerëzit  për të vendosur se çfarë duan nga Bashkimi Evropian. Kjo  situatë nuk do të ndryshojë  derisa BE-ja të ndryshojë natyrën e vet nga një organizatë ndërkombëtare në  diçka tjetër, ndoshta pas një farë kohë të kthehet  në federatë.  

Nëse qytetarët ndjejnë se ata nuk kanë një rol në çështjet e BE-së, natyrshëm lind pyetja  pse duhet të votojnë ata? Pse duhet të votojnë sllovenët nëse rezultati do të jetë vetëm tetë anëtarë në Parlamentin Evropian? Dhe më pas këto  tetë anëtar do të përfshihen në një  parti europiane e cila në thelb nuk vepron në jetën e vërtetë politike evropiane. Pavarësisht se ne duhet të jemi mirënjohës që kemi këto tetë anëtarë, sepse në fakt numri duhet të ishte më i vogël, duke e ditur faktin se ato nuk mund të ndryshojnë rrjedhën e politikës ose pavarësisht çdo mënyre interesat e tyre nuk do të përfaqësohen drejtpërdrejtë prej tyre pse duhet të votojnë formalisht?  

Secila nga këto  pyetje mund të mendohet nga njerëzit të cilët përfundimisht vendosin të mos votojnë. Ndoshta një thellim i integrimit të Bashkimit Europian është me të vërtetë një përgjigje e drejtë. Rrjedhimisht  do të ekzistojë një kushtetutë që do të parandalojë deficitin demokratik dhe njerëzit do të kishin një ndjenjë të vërtetë të përkatësisë në Bashkimin Evropian. Tani për tani ne jemi  mes dy identiteteve, që nuk është një gjë e keqe por akoma nuk e dimë se cili prej tyre është më i rëndësishmi.

Si përfundim për njerëzit  zgjedhjet evropiane nuk kanë rëndësi. Për ata Parlamenti Europian është një institucion i bazuar në shtete të huaja, të cilat nuk ndajnë të njëjtat aspirata. Parlamenti Europian është si një mbretëreshë mbi një fron akulli, fatkeqësisht e paarritshme dhe e larët.
                                                                              Punoi: Ines Kalin, Vullnetare e Lëvizjes Europiane në Slloveni

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1