E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Konferencë Ndërkombëtare "Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor"

1

Më 18 qershor 2014, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri organizuan Konferencën Ndërkombëtare: “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata aktuale”.

Konferenca Ndërkombëtare një-ditore në Tiranë synoi të diskutonte situatën aktuale të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke analizuar rolin e Greqisë dhe presidencës së ardhshme italiane, si dhe mësimet e nxjerra nga zgjerimet e mëparshme. Çështje të tjera të analizuara përfshinin rolin e Kuvendit të Shqipërisë në hapat e mëtejshëm të pranimit në BE, si dhe perspektivën e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) në IPA II të ardhshme.

Aktiviteti priti personalitete në fushën e integrimit dhe demokratizimit të vendit si z. Ditmir Bushati, Ministri i Punëve të Jashtme, znj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Europian, znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian,  z. Leonidas Rokanas, Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, z. Clive Rumbold, Chargé d'affaires a.i., Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Vassilis Maragos, Shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Europian, z. Massimo Gaiani, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Janos Huszar, Ambasador i Hungarisë, z. Vangjel Dule, Nënkryetar i Kuvendit, z. Aldo Bumçi, Zv. Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Valentina Leskaj, Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian dhe të tjerë. Gjithashtu, diskutimet u pasuruan nga politikanë, analistë, media, akademikë, aktorë të shoqërisë civile, etj., nga rajoni dhe shtetet anëtare të BE-së.


Mesazhi mirëseardhës 


Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas u fokusua në situatën aktuale të Shqipërisë, duke shprehur se shteti ka treguar angazhim të fortë sidomos në aspektet politike, kulturore dhe historike dhe kohët e fundit ka dëshmuar vendosmëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Pritshmëritë e tij ishin optimiste në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Z. Rokanas theksoi qëllimin dhe rolin e Presidencës Greke në mbështetje të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, dhe në promovimin e paqes, stabilitetit, prosperitetit ekonomik, drejtësisë sociale dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Situata aktuale e reformave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE


Në lidhje me këtë temë, z. Ditmir Bushati, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, u shpreh se statusi kandidat i Shqipërisë do të reflektonte një sinjal pozitiv të stabilizimit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, por edhe një hap pozitiv për vetë Europën, e cila e konsideron procesin e zgjerimit si sfidë të vetën. Sipas znj. Klajda Gjosha, integrimi europian ka ndihmuar Shqipërinë në thellimin e marrëdhënieve të saj me vendet anëtare dhe në përmirësimin e klimës politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo përmendi marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një fakt historik të bashkëpunimit. Znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, deklaroi mbështetjen pa kushte të dhënë nga opozita lidhur me integrimin në BE dhe i dha peshë rolit të institucioneve, si instrumente kryesore për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.


Zgjerimi i BE-së: Po më pas? Presidenca Greke dhe Presidenca e ardhshme Italiane


Sesioni "Zgjerimi i BE-së: Po më pas?" moderuar nga gazetarja znj. Erjona Rusi, mblodhi së bashku z. Clive Rumbold, Charge d’Affaires, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Vassilis Maragos, Shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Europian, z. Massimo Gaiani, Ambasador i Rep. Italiane në Shqipëri. Z. Rokanas dhe z. Gaiani shprehën pikëpamjet e tyre respektive rreth Presidencës greke dhe Presidencës pasuese Italiane duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj Zgjerimit në BE të Ballkanit Perëndimor në zgjerimin e BE. Si Greqia, ashtu edhe Italia janë përkrahëse të zgjerimit në Bashkimin Europian dhe ky qëndrim do të mbahet edhe nga Italia gjatë presidencës së saj. Sipas z. Maragos, pavarësia në gjyqësor është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu, gjyqtarët shqiptarë duhet të jenë të pavarur dhe të besueshëm jo vetëm për të garantuar ligjin kombëtar, por edhe për të implementuar plotësisht ligjin e Bashkimit Europian. Meqenëse zgjerimi është një përgjigje e vullnetit publik, z. Rumbold e komentoi përfshirjen e shoqërisë civile në proces si thelbësore. Ai tha se pa Bashkimit Europian rruga drejt demokratizimit, paqes dhe prosperitetit do të ishte një rrugëtimin i gjatë dhe i vetmuar për Shqipërinë.


Roli i Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian: Në kërkim të fuqizimit 


Më tej, diskutimi i moderuar nga z. Gjergji Vurmo, ekspert i çështjeve BE-së, u përqendrua në rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Z. Vangjel Dule, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, theksoi nevojën për një konsensus mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri për axhendën e përbashkët të integrimit në BE. Për këtë arsye, përtej përballjes në çështjet politike të ditës, elita politike duhet të tregojë maturi. Z. Aldo Bumçi, Nënryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, prezantoi sfidat e ndeshura nga Kuvendi, dhe paraqiti trajtimin e procesit  integrimit si një proces politik më shumë sesa teknik. Më tej, znj. Valentina Leskaj, Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian dhe znj. Albana Shtylla, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, përmendën rëndësinë e Zyrës së Deputetit në aspektin e transparencës dhe hapjes ndaj publikut. Ato shprehën nevojën për një forcim të funksionit kontrollues të Kuvendit.

Dhjetë vjet nga zgjerimi i madh: Mësimet e nxjerra nga ekonomia, demokratizimi dhe rëndësia e Ballkanit Perëndimor 


Panelistët në sesionin e katërt të Konferencës Ndërkombëtare, z. Janos Huszar, Ambasadori i Hungarisë, z. Remzi Lani, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Shqiptar i Medias, znj. Edith Harxhi, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center dhe z. Ioannis Armakolas, Shef i Programit të Europës Jug-Lindore, ELIAMEP diskutuan mbi mësimet e nxjerra për ekonominë dhe demokratizimin në dhjetë vjet nga zgjerimi më i madh. Z. Lani dha një shpjegim të rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor duke konsideruar aspekte historike, gjeografike dhe të demokracisë. “Të gjithë e dimë se procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është plot vështirësi. Ne vazhdojmë me zgjerimin për inerci, dhe unë mendoj që inercia është e rëndësishme në situata krizash,” tha z. Ioannis Armakolas. Znj. Harxhi u shpreh se nëse trajtimi i BE ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor do të ishte i njëjtë, atëherë me shumë mundësi do të shihnim këto shtete të bashkëpunonin dhe të lobonin së bashku në Bruksel.

Përtej Axhendës së Selanikut: Transport, Energji, Ndërlidhje dhe Edukimi / Perspektiva e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në IPA II të ardhshme 


Në përfundim, seanca e fundit "Përtej Axhendës së Selanikut: Transport, Energji, Ndërlidhje dhe Edukimi / Perspektiva e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në IPA II të ardhshme" u hap nga z. Yngve Engström, Kreu i Operacioneve, Delegacioni i BE në Shqipëri, i cili theksoi se tashmë mbëstetja financiare IPA II nuk diferencon vendet kandidate dhe potenciale kandidate për në BE. Asistenca financiare varion nga strategjia e çdo shteti Pavarësisht krizën ekonomike, ka një përkushtim të konfirmuar për mbështetjen e procesit me pothuajse po të njëjtat nivele si gjatë shtatë viteve të fundit. Folësit e ftuar z. Ilir Bejtja, Zëvendësministër i Energjisë, z. Erion Luçi, Zëvendësministër i Financave, znj. Enida Bezhani, Këshilltare e Punëve të jashtme, TAP AG, moderuar nga znj. Ledina Gjiknuri, u fokusuan në njohuritë e përfitimeve nga mbështetja e WBIF deri më sot në Shqipëri. Ata shpjeguan efektet që TAP ka në spektrin e gjerë në Shqipëri, Greqi dhe Itali dhe dobitë e tij në forcimin e bashkëpunimit fqinj në rajon. Aktiviteti u shoqërua nga diskutime të ndryshme mes panelistëve dhe pjesëmarrësve.
                                                                                                               Stafi i EuroSpeak, qershor 2014

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1