E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kriza e BE-së dhe fragmentimi politik

kriza ne be dhe fragmentimiNë Europë, stina e verës pothuajse po mbaron, dhe së bashku me motin e ftohtë po kthehen edhe problemet politike dhe ekonomike të kontinentit. Të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit tregojnë se, pavarësisht nga shprehjet e fundit optimiste, ekonomia e brishtë po shkakton ende pasoja politike në Europë. Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja - katër ekonomitë më të mëdha në eurozonë - po ndjejnë ndikimin e krizës, megjithëse në mënyra të ndryshme.

Zhvillimet e fundit politike janë gjithashtu një kujtesë e lidhjes së fortë ndërmjet ekonomive të dobëta dhe rritjes së popullaritetit të partive politike anti-sistem. Përkundër  optimizmit të kohëve të  fundit të qeverive europiane dhe zyrtarëve të BE-së, efektet sociale, ekonomike dhe politike të krizës do vazhdojnë të ndjehen në Europë për vite me rradhë.

Analizë : Spanjë, Greqi dhe Itali

Më 2 shtator, Ministria e Punës së Spanjës bëri të ditur se numri i të papunëve të regjistruar u rrit midis muajit korrik dhe gusht, ndërkohë që numri i personave të regjistruar si të punësuar tkurrej. Banka e Spanjës bëri të ditur se kredia bankare e shtrirë në kompanitë spanjolle ra me 9% nga viti në vit, në muajin korrik. Kompanitë spanjolle, si shumica e kompanive europiane, mbështeten shumë në kreditë për financim. Spanja do të ketë një rritje ekonomike këtë vit (1.1%, sipas Komisionit Europian), por kushtet e shtrënguara të kreditit do të vazhdojnë të minojnë  mundësinë për një rritje ekonomike afatgjatë. Këto të dhëna negative ekonomike përforcojnë zhvillimet e fundit politike në Spanjë. Më 31 gusht, një sondazh tregoi se mbështetja për partinë anti-sistem të Podemos ishte rritur me 21.1%, një rritje e lartë për një parti që është krijuar më pak se një vit më parë. Podemos kritikon ashpër masat shtrënguese të Bashkimit Europian, si dhe elitat spanjolle të cilat i mbështesin ato, dhe partia bëri bujë në muajin maj, kur mori 7.9% të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Rritja e popullaritetit të partisë është një sfidë e rëndësishme për partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë të Spanjës, të cilat kanë dominuar skenën politike të vendit për tre dekada. Ajo është gjithashtu tregues i zhvillimeve të ngjashme në të gjithë kontinentin.

Rritja zgjedhore e shkëlqyer  e Podemos në Spanjë ka precedent diku tjetër në eurozonë. Në Greqi, partia e Syrizës i dha fund sistemit dypartiak të vendit në vitin 2012 dhe detyroi qendrën e majtë dhe qendrën e djathtë të formonin një qeveri koalicioni për të mbajtur pushtetin. Syriza mbetet një lojtar kyç në politikën greke dhe do të jetë një kandidat serioz në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në një periudhë para mesit të vitit 2016.

Shifrat ekonomike të Italisë janë gjithashtu pa shkëlqim. Shoqata e biznesit Confesercenti më 2 shtator shpalli për çdo kompani të krijuar në Itali, se brenda muajit qershor, më shumë se 40% e bizneseve që kishin filluar aktivitetin në vitin 2010 ishin zhdukur. Pak a shumë si Spanja, kushtet e shtrënguara të kreditimit dhe kërkesa e dobët e brendshme kanë çuar në këtë rritje të numrit të falimentimeve. Sikurse në Spanjë dhe Greqi, problemet e Italisë kanë prekur edhe situatën politike. Kryeministri italian Matteo Renzi është ende duke luftuar për të fituar miratimin parlamentar për shumicën e reformave që përfshiu në planin ambicioz të  qeverisë, të shpallur kur mori përsipër qeverinë italiane në muajin shkurt. Më 2 shtator, Renzi paraqiti një plan për një seri reformash që synojnë të miratohen brenda 1.000 ditëve të ardhshme. Kur ai mori postin e kryeministrit gjashtë muaj më parë, premtoi se do të kalonte çdo muaj një reformë - një premtim që ai nuk ka qenë në gjendje ta përmbushë për shkak të një parlamenti të fragmentuar dhe të një rezistence të vazhdueshme nga  ana e sindikatave dhe shoqatave të biznesit.

Situata në zemër të Europës

Spanja, Italia dhe Greqia janë në periferi të eurozonës, por situata nuk është shumë më mirë në zemrën e bllokut. Kohët e fundit qeveria franceze bëri të ditur se niveli i papunësisë nuk do të ulet këtë vit dhe parashikimet tregojnë se Franca do të ketë vetëm një rritje margjinale në vitin 2014. Kriza ekonomike ka çuar në një krizë qeveritare për shkak se anëtarët e partisë Socialiste në pushtet nuk bien dakord mbi atë se si do të stimulohet ekonomia. Për momentin, presidenti francez Francois Hollande ka fuqinë për t'i rezistuar një krize politike brenda qeverisë së tij. Ashtu si në periferi të kontinentit, kombinimi i stanjacionit ekonomik dhe mungesës së besimit në elitat tradicionale ka çuar në një rritje të konsiderueshme të  popullaritetit të Partisë Euroskeptike të Frontit Kombëtar.

Gjermania ka një situatë më të qëndrueshme ekonomike se Franca, por qeveria gjermane është gjithashtu e shqetësuar se rritja ekonomike do të ngadalësohet në muajt e fundit të vitit 2014. Sanksionet ekonomike të imponuara Rusisë nga Bashkimi Europian,  për t’i dhënë fund mbështetjes së Moskës ndaj separatistëve në Ukrainë, i kanë lënë kompanitë gjermane dhe konsumatorët gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me ndikimin afatgjatë në ekonominë gjermane. Edhe në qoftë se shumica e sanksioneve të tanishme nuk ndikojnë drejtpërdrejt  në Gjermani, pasiguria për vetë të ardhmen vazhdon të ketë pasoja ekonomike në vend.

E ardhmja e partive euroskeptike

Edhe pse Podemos dhe Alternativa për Gjermaninë nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët, ata ndajnë një tipar kyç: Të dy sinjalizojnë rritjen e hendekut midis europianëve dhe udhëheqësve të tyre tradicionale. Megjithatë platformat politike pasqyrojnë rrethanat e kombeve të tyre të veçanta. Podemos fokusohet në rezistencën e politikave shtrënguese të imponuara nga  BE që janë të papëlqyeshme nga publiku spanjoll. Alternativa për Gjermaninë bën fushatë kundër euros dhe krimit të lidhur me imigracionin. Ashtu si paraardhësit e tyre, Fronti Kombëtar Francez dhe Lëvizja Italiane me Pesë Yje, këto parti të reja kanë ardhur për të lulëzuar kundër sfondit të krizës ekonomike dhe alternativave prezente, tërheqëse për votuesit që kanë humbur besimin në partitë kryesore.

Në shumicën e vendeve europiane këto parti nuk janë mjaftueshëm të forta sa për të formuar një qeveri të vërtetë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë ato po ndikojnë në politikën e brendshme duke formësuar edhe agjendat politike të qeverive të moderuara. Disa orë përpara zgjedhjeve në Saxony, qeveria gjermane njoftoi planet për të dëbuar qytetarët e BE-së, që zbulohen se abuzojnë me sistemin e mirëqenies së Gjermanisë. Në Spanjë, qeveria po propozon një reformë zgjedhore për t’i dhënë vende shtesë partisë që merr më shumë vota në zgjedhjet komunale, një dispozitë nga e cila do të përfitojnë partitë e mëdha dhe do t’i parandalojë partitë e vogla të formojnë koalicione qeveritare.

Me numrin në rritje të azilkërkuesve në të gjithë kontinentin dhe partitë anti-imigracion,  duke u bërë gjithnjë e më popullore, kjo çështje do të gjenerojë më shumë fërkime. Në javët e fundit, qeveria e rajonit gjerman të Bavarisë akuzoi qeverinë italiane se kishte ndihmuar azilkërkuesit të lëviznin nga Italia për në Gjermani. Në mënyrë të ngjashme, zyrtarët britanikë dhe francezë hynë në një debat mbi situatën e azilkërkuesve në Francën veriore, që përpiqeshin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar. Azilkërkuesit u bënë një çështje fushate në Suedi përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shtatorit. Demokratët suedezë anti-imigrim janë votuar me 11%, një rekord ky për partinë. Kjo gjë po i detyron partitë e zakonshme ta përfshijnë këtë çështje në platformat e tyre të fushatës.

Me ndikimin e fituar, faza tjetër në zhvillimin e partive anti-themelim është të fitojnë pushtet. Partitë tradicionale kanë provuar deri më tani të parandalojnë rritjen e kundërshtarëve të tyre të rinj, duke ndryshuar ligjin zgjedhor ose duke formuar koalicione të mëdha me partitë e tjera kryesore. Megjithatë, partitë anti-sistem janë duke u bërë gjithnjë e më të afta në paraqitjen e tyre, si opsione të pranueshme politike për votuesit të cilët janë të zhgënjyer nga elita.

Këto parti janë ende larg formimit të qeverive të tyre, por rritja e tyre në popullaritet i  bën aleancat e tyre me partitë kryesore gjithnjë e më e mundshme. Pyetja kryesore për partitë euroskeptike është nëse një masë e tillë do të dobësojë mbështetjen e tyre popullore, pasi ato do të humbasin profilet e tyre të protestës duke qenë se do jenë pjesë e qeverisë dhe duhet të marrin vendime politike. Në çdo rast, rritja e këtyre partive do të thellojë procesin e fragmentimit politik në Europë.
                                                                                                                              Stratfor, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1