E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Java Europiane e Lëvizjes

european-car-free-week-1Për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, qytetet kanë marrë formë nga planifikuesit urban robër të mjeteve motorike. Zonat urbane nëpër Europë u rindërtuan për të lehtësuar lëvizshmërinë e makinave, shpesh në kurriz të formave të tjera të transportit. Dominimi i automjeteve private ka rezultuar të bëhet gjithnjë e më shumë i dendur, i ndotur dhe i zhurmshëm në qytetet tona, si dhe më pak i këndshëm e i shëndetshëm .

Java Europiane e Lëvizjes 2014 ka për qëllim të rivlerësojë mënyrën se si ne e shohim hapësirën urbane. Zyrtarisht fillon sot, me afro 2000 qytete të Europës që pritet të marrin pjesë. Qytezat dhe qytetet kanë planifikuar  një javë të plotë me aktivitete nga 16-22 shtator, duke përfshirë ditë pa makina, fushata teleworking, flash mobs, ,konkurse krijuese, festivale dhe shumë aktivitete të tjera. Slogani i këtij viti, "Rrugët tona, Zgjedhja jonë", i  inkurajon njerëzit në të gjithë Europën për të krijuar llojin e qytetit në të cilin ata duan të jetojnë. Autoritetet lokale europiane janë ftuar për të nënshkruar Kartën e Javës Europiane të Lëvizjes dhe të regjistrojnë programet e tyre online.

Globalisht, ka një lëvizje në rritje për të "rimarrë" zonat urbane: hapësirat e parkimit të makinave mund të transformohen në mini parqe; rrugët konkrete mund të përdoren për aktivitetet e komunitetit; rrugë të tjera mund të përdoren si vende kafenesh dhe restorante të freskëta. Me pak fjalë, ky vit është i gjithi në lidhje me ndarjen dhe ridizenjimin e rrugëve dhe hapësirave publike në favor të qytetarëve. Nevojat e çiklistëve dhe këmbësorëve shpesh janë lënë mënjanë - këtë vit shpresohet të shihet një ndryshim në prioritetet e lëvizshmërisë, në mënyrë që ata të cilët përdorin mjete me ndikimin të ulët ndotjeje në mjedis dhe metoda të qëndrueshme transporti mund të dalin në qendër të vëmendjes.

Janez Potoçnik, Komisioneri Europian për Mjedisin, tha se: "Java e Lëvizjes na kujton se kur vjen puna tek  lëvizshmëria personale ka me të vërtetë një zgjedhje, dhe një zgjedhje e mirë  bën një ndryshim të prekshëm në shëndetin tonë dhe cilësinë tonë të jetës. Pra, le të mbajmë një qëndrim për ajrin e pastër, dhe për hapësirat urbane që po ndërtohen për njerëzit.  Qytetet janë për qytetarët e le t’i mbajmë ato të tilla."

                                                                                                                   mobilityweek.eu, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1