E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

romana vlahutinSë fundmi, Romana Vlahutin u emërua si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Sot zyrtarizohet marrja e detyrës së saj, duke zëvendësuar kështu ish-përfaqësuesin Ettore Sequi. Po kush është znj. Vlahudin? Cilat janë eksperiencat e saj profesionale ndër vite?

Romana Vlahudin ka një diplomë universitare në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, në Universitetin e Zagrebit dhe një diplomë master në Shkollën e Qeverisjes “J.F.Kennedy”, në Universitetin e Harvardit me fokus në fusha të veçanta studimi si menaxhim konflikti dhe siguria ndërkombëtare. 

Ka punuar si gazetare dhe redaktore në Radio 101, e nga viti 1991- 1992 ka punuar me mediat ndërkombëtare, të tilla si  (BBC, CNN, WTN) në Zyrën për Gazetarët e Jashtëm në Ministrinë e Informacionit të  Kroacisë. Znj. Vlahutin ka marrë pjesë në punën e Komisionit Bassiouni të OKB-së dhe nga viti 1994 deri në 1997 ka dhënë kontributin e saj si analiste në Grupit  Strategjik të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish -Jugosllavinë.

Nga maji i vitit 1999 deri në prill të 2000 ka punuar si Sekretare e Parë për Çështjet Politike në Zyrën e Ambasadës së Republikës së Kroacisë, në Washington DC, ku puna e saj konsistonte në komunikim të çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të politikës me agjencitë qeveritare, Kongresin dhe komunitetin think tank. Për më tepër, ajo është përfshirë si hulumtuese në një studim mbi zgjerimin e NATO-s në Europën Juglindore në Institutin RAND.

Nga viti 2000 ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme Kroate në postin e diplomates në Departamentin Politik të Ambasadës Kroate në Uashington; më pas si Shefe e Planifikimit Analitik dhe Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku përgjegjësitë e saj përfshinin menaxhimin dhe koordinimin e procesit të aplikimit të Kroacisë në BE, redaktimin përfundimtar të pyetësorit të BE-së, ndërlidhjen dhe koordinimin mes agjencive të ndryshme qeveritare, parlamentit dhe zyrës së  Presidentit në çështjet e politikës së jashtme dhe procesin e integrimit në BE.

Znj. Vlahutin ka qenë për dy mandate (2004-2006, 2007-2010) Shefe e Departamentit Politik dhe Zëvendëse e  Ambasadorit në Ambasadën Kroate në Beograd dhe nga viti 2006 deri në vitin 2007 ajo ka punuar si Drejtoreshë Politike e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Që nga viti 2010, ka mbajtur postin e Këshilltares së Punëve të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kroacisë, duke kontribuar me politika të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, komunikim dhe negociata për çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale dhe bashkëpunim ndërkufitar,duke ofruar ndihmë në procesin e integrimit në BE.

Përvoja e saj e thellë në proceset e negociatave me aktorë ndërkombëtarë, specifikisht në mjedisin politik të Ballkanit dhe njohuritë e saj rreth mentalitetit, historisë dhe sfidave të shoqërive në tranzicion, e bëjnë punën e re më të lehtë dhe premtojnë një performancë të mirë gjatë mandatit të saj.

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1