E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Përmbledhje e Rekomandimeve dhe Konkluzioneve për Shqipërinë nga Komisioni Europian

enlargment 2014Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014 ishte një vlerësim për reformat e ndërmarra dhe inkurajim për të vazhduar më tej me implementimin e tyre. Në nëntor 2013, Komisioni  filloi një Dialog të Nivelit të Lartë me Shqipërinë për ta ndihmuar në ruajtjen e fokusit në procesin e integrimit në BE dhe për të monitoruar progresin e reformave kyçe që duhen ndërmarrë me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim. Në maj 2014 Shqipëria miratoi Udhërrëfyesin(Roadmap) ku parashtrohej struktura dhe reformat e parashikuara mbi kriteret kyçe.


Sipas Progres Raportit të Komisionit Europian, Shqipëria ka bërë progres gjatë vitit të fundit. Janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm përsa i përket reformës së gjyqësorit. Qeveria ka shfaqur vullnet politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Korniza legjislative është forcuar dhe politikat për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit në nivel qendror janë  përmirësuar. Lufta kundër krimit të organizuar tregon një trend pozitiv edhe në fusha të tjera, si në intensifikimin e zbatimit të ligjit për kapjen e drogës dhe procedimin e krimeve të lidhura me të,  luftimin e krimit ekonomik dhe trafikimit  të qenieve njerëzore.  Disa hapa janë ndërmarrë  për përmirësimin e njohjes dhe respektimit  të drejtave ligjore të komunitetit LGBT.

Megjithatë, vazhdon të ketë të meta kryesisht në fushën e shtetit të së drejtës, ku duhet akoma shumë punë për ta përmirësuar gjendjen. Shqipëria do të duhet të veprojë me vendosmëri për të vazhduar reformën e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit, ndjekur nga reforma gjithëpërfshirëse e gjyqësorit, për forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së tij, gjithashtu intensifikimin i bashkëpunimit me Komisionin e Venecias. Gjyqësori duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ne luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të merren masa efektive për të përforcuar politikat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përfshirë komunitetin rom, mbrojtjen nga diskriminimi, zbatimi i të drejtave të pronësisë. Përsa i përket respektimit të lirisë së shprehjes dhe e mediave, qeveria dështoi të vepronte sipas prioriteteve të identifikuara. Të gjitha funksionet ligjore të Autoriteti i Medias Audiovizuale (AMA) duhet të rivendosen dhe të garantohet pavarësia e këtij institucioni në praktikë. Shqipëria duhet të vazhdojë me ndjekjen e reformave ekonomike që synojnë rritjen e konkurrencës dhe të marrë masa për uljen e nivelit të lartë të papunësinë, uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Është e rëndësishme që procesi i reformave të shoqërohet nga qëndrueshmëria politike dhe debatet konstruktive mes qeverisë dhe opozitës. Është përgjegjësi si e qeverisë dhe opozitës që të sigurojnë zhvillimin e debatit parlamentar me qëllim kryerjen sa më efektive të funksioneve të tyre.  Qeveria duhet të sigurojë mundësinë e opozitës për kryerjen e funksionit te saj thelbësor, kontrollin demokratik, por njëkohësisht opozita duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike. Kompromisi është çelësi për qëndrueshmërinë  dhe çuarjen përpara të reformave. Ngritja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, duke bashkuar të gjithë palët e interesuara, do të ndihmojë në gjithpërfshirje në proces dhe në arritjen e konsensusit.
                                                                  Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat kryesore 2014-15, tetor 2014

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1