E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Përfundimet e Samitit G20

samitig20Samiti G20 miratoi Planin e Veprimit të Brisbanës, i cili përqëndrohej në rritjen e vendeve të punës dhe investimeve. Më datat 15-16 nëntor 2014, u mbajt takimi i G20, ku prioritet ishte ndihma për një ekonomi globale të qëndrueshme dhe në rritje, për të ofruar standarde më të mira jetese dhe punë cilësore për qytetarët. Për arritjen e këtij qëllimi iu referua dy pikave kyce : Të punuarit bashkarisht për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës dhe forcimi i institucioneve ekonomike botërore.

Rritje ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës

Një ndër objektivat ambicioze të vendosura nga G20-a është rritja ekonomike me të paktën 2% deri në vitin 2018. Analizat e FMN-së tregojnë se nëse shtetet iu përmbahen angazhimeve specifike dhe programet zbatohet në tërësi rritja do të jetë 2.1%. Kjo nënkupton 2 trilion$ më shumë në ekonominë globale dhe miliona vende të reja pune. Plani i veprimit përmban rritjen e tregtisë, nxitjen e konkurrencës, investimeve e cila do të mbështetet nga Grupi i Bankës Botërore, por mirëpriten dhe banka të tjera të kontribuojnë. Për të mbështetur zbatimin e Nismës, u ra dakort për të krijuar një“Qendër Globale të Infrastrukturës” me një mandat 4 vjeçar. Ky do të harmonizojë bashkëpunimin midis qeverive, sektorit privat, bankave, organizatave ndërkombëtare për të përmirësuar funksionimin dhe financimin e tregjeve të infrastrukturës. 

Një tjetër objektiv është reduktimi i diferencave në pjesëmarrjen në punë mes burrave dhe grave me 25% deri në vitin 2025, duke marrë parasysh rrethanat kombëtare. Kjo do thotë se do të këtë 100 milion gra më të punësuara. Përfaqësuesit në G20 u shprehën se ishin fuqimisht të angazhuar për uljen e papunësisë së të rinjve, duke ndërmarrë masa për tu siguruar të rinjve arsim, trajnime ose punësim. Fokus do të jetë dhe luftimi i informalitetit në sektorin e punës, siguria në punë dhe ofrimi i mbrojtjes sociale. Për realizimin e këtij objektivi u kërkua që ministrat e punës të secilit shtet të raportonin për zhvillimet duke filluar nga 2015. Angazhim u shpreh dhe në çrrënjosjen e varfërisë dhe pabarazisë.

 

Forcimi i institucioneve ekonomike botërore

Për përballimin e sfidave kryesore ekonomike botërore, përfaqësuesit e G20 ranë dakort se institucionet duhet të jenë efektive dhe përfaqësuese, si dhe për të pasqyruar ndryshimin e ekonomisë botërore.
Rritja e bashkëpunimi për energjinë është një ndër prioritetet e G20 për këtë vit dhe u kërkua që ministrat e energjisë të bashkëpunojnë dhe raportojnë për avancimet në këtë fushë. Gazi është gjithashtu një burim shumë i rëndësishëm i energjisë dhe duhet punuar për përmirësimin e funksionimit të tregjeve të gazit.

Shqetësuese për përfaqësuesit e G20 ishte situata e krijuar nga përhapja e sëmundjes Ebola në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, ndikimi humanitar dhe ekonomik i saj. Për përgjigjen ndaj kësaj krize u shfaq angazhim maksimal për të reaguar në menyrë të kordinuar dhe ndërkombëtare. Fillimisht iu bë thirrje institucioneve financiare ndërkombëtare për të ndihmuar vendet e prekura. Takimi i ardhshëm do të jetë në 2016 në Kinë
                                                                                              G20 Leaders’ Communiqué, nëntor 2014

 

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1