E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Transparency International: Korrupsioni në 2014

Corruption PerceptationTransparency International, më 3 dhjetor ka publikuar indeksin vjetor të perceptimit të korrupsionit për vitin 2014. Rezultatet e indeksit janë bazuar në mënyrën se sa i korruptuar është sektori publik dhe si është perceptimi në lidhje me të. Në këtë renditje janë përfshirë 174 shtete.
Sipas raportimit, vende të BE-së si Danimarka,Finlanda dhe Suedia janë më pak të pritura drejt ryshfet-marrjes ndërkohë që masat e ndërmarra në Mbretërinë e Bashkuar kundër korrupsionit kanë rezultuar të suksesshme duke e ngritur me dy pikë në renditje.

Në lidhje me të perceptuarit e korrupsionit në vende të tjera të BE-së shifrat mbeten të pandryshuara ose janë përmirësuar, kjo për shkak se gjendja ekonomike është stabilizuar, të paktën për momentin, dhe në disa raste, qeveritë kanë filluar ti kushtojnë rëndësi luftës së korrupsionit të brendshëm. Pavarësisht se vendet e BE-së janë renditur më lart se Rusia, Ukraina apo Turqia, Transparency International është shprehur se ka patur skandale të shumta në “Europën e Vjetër”.

Në rajonin tonë Sllovakia rezulton vendi më pak i korruptuar , renditur e 35-ta, e ndjekur nga Kroacia e 61-ta, Maqedonia e 64-ta, Bullgaria dhe Rumania përkatësisht e 69-ta dhe 76-ta, Mali i Zi, Serbi të 78-at, Bosnjë dhe Hercegovina e 80-ta. Shqipëria dhe Kosova janë renditur të 110-at, rrjedhimisht rezultojnë dhe shtetet më të korruptuara në Ballkan.

Pavarësisht se korrupsioni është një problem për të gjitha vendet, ekspertë nga e gjithë bota e kanë cilësuar tablonë e paraqitur nga Transparency International për vitin 2014 si alarmante sepse më shumë se 2/3 e shteteve janë renditur poshtë 50, në një shkallë nga 0 (shumë të korruptuara) deri në 100(shumë të pastra). G20 duhet të provojë rolin e saj global të lidershipit dhe të marrë masa për të parandaluar pastrimin e parave, kompanitë e fshehta ndërkombëtare dhe nxitur shtetet në luftën e brendshme kundër korrupsionit.

                                                                                             Transparency International, dhjetor 2014

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1