E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Realiteti i energjisë globale

energjiaEnergjia është bërë një pikë qendrore e politikave globale. Vendimi i Këshillit të Europës në Tetor dhe marrëveshja rreth ndryshimeve të mëdha klimaterike mes presidentit amerikan Barak Obama dhe presidentit kinez Xi Jinping, sinjalizojnë një përparim të vërtetë drejt një politike serioze të energjië së Bashkimit Europian.
Për të arritur krijimin e një sistemi global të energjisë duhet siguruar një ekuilibër midis idealeve dhe realitetit, sektorit publik dhe privat si dhe mes kritereve afatshkurtra dhe afatgjata.


Bashkimi Europian është ndoshta shembulli më i mirë për të konkretizuar rëndësinë e balancimit të idealizmit dhe realitetit. Objektivi i tre 20-ve të BE-së, reduktimi 20% i emetimeve që shkaktojnë efektin serë, përdorimi 20% më shumë i burimeve të rinovueshme dhe rritja 20% të efikasitetit të energjisë deri në 2020 ishte më shumë një Moto sesa politikë.

Bashkëpunimi midis sektorit privat dhe publik është shumë i domosdoshëm për të financuar ndërtimin e një sistemi efikas të energjisë globale. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka vlerësuar se deri në 2040, investimi vjetor i nevojshëm për infrastrukturën e furnizimit të energjisë duhet të jetë 2 trilion $ çdo vit, që do të thotë se gjatë 26 viteve të ardhshme do të jetë e nevojshmë të investohen 51 trilion$. Kjo është arsyeja pse qeveritë duhet të ndërtojnë partneritete të reja me aktorët e sektorit privat, ndërkohë që energjia duhet njohur si një e mirë publike dhe duhet të jetë objekt i rregullimit dhe mbikëqyrjes përkatëse. Ka pasur disa lëvizje të dukshme që synojnë fuqinë e financimit të biznesit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës energjitike ku më të rëndësishmet janë Banka Botërore, G-20, dhe BE-ja. Banka Botërore nëpërmjet Agjencisë për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe të Bankës përmbush boshllëqet financiare që kanë penguar investimet dhe garanton përfundimin e tyre. Ndërkohë që G-20 ka krijuar një Qendër të re për Infrastrukturën Globale duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe riorganizimin e projekteve të infrastrukturës. BE-ja ka vënë në dispozicion 5.85 € (7.2 bilion$) deri në 2020 për të ndihmuar nisjen e investimeve private në projektet e infrastrukturës që lidhin sistemet energjetike të vendeve anëtare. Sektori privat gjithashtu luan rol nëpërmjet kërkimit shkencor dhe zhvillimit të metodave të reja të prodhimit.

Projektet e energjise dhe politikat duhet të venë balancën mes nevojave të ngutshme të tregut dhe prespektivave afatgjata . Momentalisht pavarsisht numrit të madh të projekteve dhe iniciativave të reja të energjisë, Europa ka bërë pak përparim. Përdorimi i të njëjtave strategji të vjetra dhe paketa e investimit prej 300 bilion € i ofruar nga Junker, presidenti i Komisionit Europian duket se nuk do të jetë produktiv. Viti që vjen do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar një sistem të shëndoshë të energjisë globale. Europa duhet të shembull me zhvillimin dhe vënien në zbatim të një strategji realiste, afat-gjatë dhe që përfshin sektorin privat.
                                                                                                            Project Syndicate, Dhjetor 2014

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1